Justin Martiri: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 23:
Për fund mund të thuhet se të krishterët duhet ta dëshmojnë Zotin me jetë, ndërsa Kisha me sinqeritet të bëjë dialog me botën. Justini kërkonte që bota të jetë reale ndaj Kishës, ta nderojë atë, sepse besimtarët e saj nuk janë më pak njerëz dhe si të krishterë edhe ata duhet të jenë të nderuar dhe të pranuar.
 
==VlerësimiVlerësim==
JUSTIN MARTIRI (100-165) në mbrojtjen e tij të fesë kundër gnostikëve, parashtronte interpretimin grek të Logosit (dritë = arsye, kurse në mënyrën e të menduaritbotëkuptimin hebre dritë = zbulim). Sipas tij çdokush e ka këtë dritë, por kjo varet nga interpretimi i rreshtit te ungjilli sipas Gjonit (1,9): Drita e vërtetë, që shndrit çdo njeri, erdhi në botë. ose: (Ai, Fjala, është drita e vërtetë). Ai erdhi në botë për t’ua dhënë këtë dritë njerëzve. Gnostikët besonin se çdokush kishte një shkëndijë (grimë) hyjnore, prandaj Justini dëshironte ta përdorte këtë nocion në mbrojtjen e tij të fesë.
 
Për shkak të ngatërrimit të tij në polemikë me gnostikët, ai ishte një apologjet shumë i interesuar për trupëzimin. Për këtë shkak la jashtë kujdesit të teologjisë së tij rëndësinë e vdekjes pajtuese të Jezusit. Kjo krijoi një precedent të rrezikshëm, i cili më vonë u fut në teologjinë sakramentale. Ndërsa pa trupëzimin e Krishtit, vdekja e tij pajtuese në vendin tonë do të ishte e pamundshme, themelimi i shëlbimit tonë është ekskluzivisht vdekja e tij që ka shlyer mëkatet tona.
 
Mësimi i Justinit për Trininë është afërt me modalizmin. Sipas tij, Trinia nuk ka ekzistuar gjithmonë në formën e tij të tanishme: fjala «logos» do të thotë arsye hyjnore, ndërsa fjala «bir» ka të bëjë vetëm me rolin e Logosit në krijim dhe zbulim. Në Shkrimet e tij Shpirti i shenjtë është konsideruar me shumë vështirësi si person.
 
Mbrojtja e fesë duke përdorur terminologjinë e gnostikëve ose të judaizantëve rrezikon të krijojë një herezi të re, në qoftë se nuk merret parasysh konteksti i parë i debatit.
 
== Shpjegimet profetike ==