[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
Rreshti 16:
Vepra e tij më e njohura është Contra Celsum në të cilën shihet një pasuri e madhe e Origjenit. Këtë vepër ai e bën me shkas. Shën Ambrozi i shkruan Origjenit që t`i kundërshtojë mësimeve të Celzit, i cili mësonte se Jezusi ishte mashtrues dhe falltar, të tillë kanë qenë edhe apostujt, prandaj i thërret të krishterët që të kyçen në politiken e shtetit, pastaj edhe shteti do të kujdeset për ta. Celzi i thërret të krishterët në kolaboracionizem.
Origjeni më së pari studion mendimet e këtij heretiku, prandaj fillon të përgjigjet me radhë. Origjeni thotë se të krishterët nuk mund t`i përkasin këtij shteti, i cili pikësynim ka interesin e vet dhe është i lidhur me paganizëm dhe idhujtari. Derisa shteti është me ide të tilla, nuk mund të ketë urë në mes të krishterëve dhe paganëve. Sepse këto rrugë dallojnë në mes veti dhe nuk e kanë qëllimin e njejtë.
Origjeni ishte njeri i madh, punëtor, asket dhe plotësisht jetoi për Zotin dhe në shërbim të njerëzve. Tërë jetën e vet e shkriu për t`u ndihmuar njerëzve që ta njohin, ta duan dhe të shkojnë pas Krishtit. Edhe në çastet më të vështira të jetës së vet, kur përjetoi tortura të ndryshme, qëndroi besnik parimeve ungjillore. Me fe, shpresë dhe dashuri e pranoi kelkun e mundimeve, por nuk e tradhtoi Mësuesin e vet, të cilit i sherbeu tërë jetën.xx
 
== Referenca ==