[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 17:
Origjeni më së pari studion mendimet e këtij heretiku, prandaj fillon të përgjigjet me radhë. Origjeni thotë se të krishterët nuk mund t`i përkasin këtij shteti, i cili pikësynim ka interesin e vet dhe është i lidhur me paganizëm dhe idhujtari. Derisa shteti është me ide të tilla, nuk mund të ketë urë në mes të krishterëve dhe paganëve. Sepse këto rrugë dallojnë në mes veti dhe nuk e kanë qëllimin e njejtë.
Origjeni ishte njeri i madh, punëtor, asket dhe plotësisht jetoi për Zotin dhe në shërbim të njerëzve. Tërë jetën e vet e shkriu për t`u ndihmuar njerëzve që ta njohin, ta duan dhe të shkojnë pas Krishtit. Edhe në çastet më të vështira të jetës së vet, kur përjetoi tortura të ndryshme, qëndroi besnik parimeve ungjillore. Me fe, shpresë dhe dashuri e pranoi kelkun e mundimeve, por nuk e tradhtoi Mësuesin e vet, të cilit i sherbeu tërë jetën.
 
==Vlerësim==
Origeni (183-254) ishte pasardhës i Klementit, drejtor i shkollës biblike në Aleksandri, dhe ishte edhe më i ndikuar nga platonizmi. Ai ishte dijetar i madh teologjik, por kishte edhe prirje për spekulim. Si apologjet, Origen merr për pikënisje filozofinë greke, e jo Besëlidhjen e vjetër, dhe kjo ishte gabimi i madh i shumicës së etërve të kishës. Kështu Origeni është autor i shumë idesh jobiblike, të cilat ndikuan negativisht në teologjinë vijuese. Ndoshta për këtë nuk u kanonizua.
 
TRINIA: Ideja e Origenit për Trininë si hierarki e pabarabartë (ide mesoplatoniste) ndikoi në teologinë e vijuese, posaçërisht në Lindje. Origeni pohoi se Perëndi-Ati është burimi i çdo hyjnie, dhe se hyjnia e Biri rrjedh nga Ati, kurse hyjnia e Shpirit nga Biri (të dy nëpërmjet emanacionit). Prandaj nënkuptohet se Biri është pothuajse perëndi e dorës së dytë. Kjo pikëpamje quhet «subordinacioni», dhe ndryshohet nga «nënshtrimi», ku ruhet ideja e hyjnisë së barabartë .
Origeni ishte i pari që përdori shprehjen «gjeneratë e përjetshme» e Birit». Gjithashtu besoi se të gjithë shpirtrat lindën para krijimit, d.m.th. jashtë kohës, por në Bibël nuk thuhet se Perëndia është jashtë kohës, po se është në dimension tjetër ku ka një lloj kohe të ndryshëm («Te Zoti një ditë është si një mijë vjet, po edhe një mijë vjet janë si një ditë e vetme». 2 Pj 3,8). Origeni erdhi deri te ky përfundim (i gabuar) për shkak të ndikimit të filozofisë greke rreth emanacionit. Por kjo ide ishte keqkuptim i shprehjes në BR, ku «lind» do të thotë «emërtoj» ose «aktivizoj» (shih Fjalët e urta 8,22-31).
 
KRIJIMI: Doktrina e Origenit për krijimin ishte gjithashtu e ndikuar nga filozofia greke. Sipas tij, bota u krijua sepse Ati kishte nevojë për një vend ku mund ta ushtronte diku gjithfuqishmërinë e tij. Prandaj Biri e krijoi përjetësisht botën, në të cilën Ati do të mund ta ushtrojë fuqinë e tij. Botën e përjetshme që krijoi Biri është një botë e shpirtrave. Në atë botë, të gjithë shpirtrat u krijuan të jenë të barabartë në lavdi dhe aftësi, dhe të gjithë u krijuan me vullnet të lirë. Disa prej këtyre shpirtrave e shfrytëzuan mirë këtë liri dhe u bënë engjëj. Disa prej tyre e keqpërdorën plotësisht këtë liri dhe tani ata janë bërë shpirtra të lig; ata tani janë djaj. Grupi i tretë nuk ishin aq të padëgjueshëm, siç ishin djajt, ose aq të dëgjueshëm, siç ishin engjëjt, dhe këta, pra, grupi i tretë u bënë njerëz. Prandaj gjendja e tyre e tanishme ishte e përshtatshme me atë që ata kishin bërë më përpara në jetën e tyre shpirtërore. Ky pohim është i ngjashëm me doktrinën e ritrupëzimit. Në të vërtetë ai i interpreton Zan 1 + 2 si dy krijime: i pari ishte shpirtëror (Zan 1), kurse i dyti material (Zan 2). Perëndia do ta ketë krijuar të dytin vetëm pas rrënies së të dytit në mëkat. Ky interpretim i ngjan teorisë për boshllëkun midis Zan 1,1 dhe Zan 1,2 të parashtruar nga Zotni Skofild.
 
TRUPËZIMI: Qëndrimi i Origenit edhe në lidhje me trupëzimin ishte i çuditshëm. Ai erdhi në përfundimin se për t’u trupëzuar, Biri kishte nevojë për ndërmjetësimin e Shpirtit. Për këtë shkak Biri u bashkua me një shpirt të padështuar nga krijimi vijues i përjetshëm. Ky shpirt, i njëjësuar me Birin, erdhi për të në trupin njerëzor. Ky është ai Shpirti në trupin njerëzor që vuajti dhe vdiq. Origeni u përpoq në këtë mënyrë që ta mbronte idenë greke se ishte e pamundur që Perëndia të vuajë, por kjo është herezi.
SHPIRTI: Në lidhje me Shpirtin Origeni tha se ai është i lidhur me Perëndinë, mirëpo është i detyruar të jetojë në këtë botë materiale, e cila për të është e huaj dhe jo vendlindja e tij e vërtetë. Sipas tij, Krishti është Shpirti i vetëm që nuk ra në mëkat, nuk dështoi, dhe ia që u bashkua me Logosin (parimi i arsyeshëm). E keqja vjen vetëm si pasojë e mungesës të së mirës, ndërsa çrregullimi në botë vjen si pasojë e keqpërdorimit nga ana e njeriut të vullnetit të lirë (nuk ekziston mëkat burimor). Shpagimi (i mëkateve) konsiderohej si proces progresiv, kurse larja e mëkateve si një proces të vazhdueshëm. Sipas tij, meqë asnjeri nuk është i përkryer, të gjithë duhet të kalojnë nëpër zjarr (purgator).
 
VDEKJA PAJTUESE E KRISHTIT: Ai kishte qëndrim të çuditshëm ndaj vdekjes pajtuese të Krishtit. Për shkak të mëkatit, me të drejtë i gjithë njerëzimi është nën pushtetin e djallit. Duke e sulmuar Krishtin, Djalli ka tejkaluar akuzat e drejta që kishte kundër mëkatarëve (sepse Krishti ishte i përkryer), dhe si ndëshkim për këtë, ai humbi pjesërisht pushtetin nga gjahu i tij njerëzor, që i takonte me të drejtë. Prandaj vdekja e Krishtit ishte një shpërblesë e paguar Djallit, ndërsa kryqi një mjet për ta mashtruar dhe mposhtur atë. Këtë botëkuptim e pranuan më vonë teologët e mesjetës. Origeni ishte ndër të parët që filloi të besonte se ka të ngjarë që më në fund të gjithë njerëzit do të shpëtojnë, dhe se madje edhe Satani do të pushojë së bëri keq.
 
BIBLA: Me qëllim që t’i luftonte kritikat pagane ndaj Besëlidhjes së vjetër (i cili merrej fjalë për fjalë), Origeni u lëshua në alegorizimin dhe përshpirtërimin e tepëruar të Besëlidhjes së vjetër dhe kështu ia uli vlerat e njëmendta. Ai pohonte se duke qenë Bibla mjeti mbi të gjitha mjetet për transmetimin e së vërtetës shpirtërore, nuk ishte e nevojshme të insistohej në anën historike të saj. Kështu, Besëlidhja e vjetër filloi të konsiderohej si një minierë e teksteve dëshmuese dhe alegorive të krishterimit, dhe asgjë më tepër. Interpretimi që ai u bënte teksteve biblike ishte i çuditshëm. Sipas tij, për çdo tekst biblik ekzistojnë tri kategori domethëniesh:
a) kuptimi i fjalëpërfjalshëm,
 
b) zbatimi moral i tekstit që ka të bëjë me shpirtin,
c) kuptimi alegorik ose shpirtëror: ky u është i fshehur shumë lexues, ndërsa u vihet në dispozicion atyre që, me mëshirën e Shpirtit të shenjtë, u është dhënë urtësia dhe njohuria që ta kuptojnë Shkrimin e shenjtë. Më vonë këtë ide e nxori në skenë Toma Akuini.
 
== Referenca ==