[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 21:
Origjeni (183-254) ishte pasardhës i Klementit, drejtor i shkollës biblike në Aleksandri, dhe ishte edhe më i ndikuar nga platonizmi. Ai ishte dijetar i madh teologjik, por kishte edhe prirje për spekulim. Si apologjet, Origen merr për pikënisje filozofinë greke, e jo Besëlidhjen e vjetër, dhe kjo ishte gabimi i madh i shumicës së etërve të kishës. Kështu Origjeni është autor i shumë idesh jobiblike, të cilat ndikuan negativisht në teologjinë vijuese. Ndoshta për këtë nuk u kanonizua.
 
TRINIA: Ideja e Origjenit për Trininë si hierarki e pabarabartë (ide mesoplatoniste) ndikoi në teologinë e vijuese, posaçërisht në Lindje. Origeni pohoi se Perëndi-Ati është burimi i çdo hyjnie, dhe se hyjnia e Biri rrjedh nga Ati, kurse hyjnia e Shpirit nga Biri (të dy nëpërmjet emanacionit). Prandaj nënkuptohet se Biri është pothuajse perëndi e dorës së dytë. Kjo pikëpamje quhet «subordinacionisubordinacionizmi», dhe ndryshohet nga «nënshtrimi», ku ruhet ideja e hyjnisë së barabartë .
 
Origjeni ishte i pari që përdori shprehjen «gjeneratë e përjetshme» e Birit». Gjithashtu besoi se të gjithë shpirtrat lindën para krijimit, d.m.th. jashtë kohës, por në Bibël nuk thuhet se Perëndia është jashtë kohës, po se është në një dimension tjetër ku ka një lloj kohe të ndryshëm («Te Zoti një ditë është si një mijë vjet, po edhe një mijë vjet janë si një ditë e vetme». 2 Pj 3,8). Origeni erdhi deri te ky përfundim (i gabuar) për shkak të ndikimit të filozofisë greke rreth emanacionit. Por kjo ide ishte keqkuptim i shprehjes në BR, ku «lind» do të thotë «emërtoj» ose «aktivizoj» (shih Fjalët e urta 8,22-31). Nocioni i emanacionit jep të kuptojë se hyjnia mund të komunikohet me objektin e emanacionit. Origjeni e krahason nocionin e emanacionit me atë të diellit që lind planetët. Teologjia vijuese e kishës lindore e ka zgjeruar këtë nocion: sikurse dielli rrezaton energjinë e tij, ashtu edhe ne mund të hyjnizohemi nëpërmjet rrezeve të diellit hyjnor (Perëndi-Atit). Te platonizmi nuk ndryshohet siç duhet ndërmjet Krijuesit dhe krijesave: ka gradë hyjnizimi.
 
KRIJIMI: Doktrina e Origjenit për krijimin ishte gjithashtu e ndikuar nga filozofia greke. Sipas tij, bota u krijua sepse Ati kishte nevojë për një vend ku mund ta ushtronte diku gjithfuqishmërinë e tij. Prandaj Biri e krijoi përjetësisht botën, në të cilën Ati do të mund ta ushtrojë fuqinë e tij. Botën e përjetshme që krijoi Biri është një botë e shpirtrave. Në atë botë, të gjithë shpirtrat u krijuan të jenë të barabartë në lavdi dhe aftësi, dhe të gjithë u krijuan me vullnet të lirë. Disa prej këtyre shpirtrave e shfrytëzuan mirë këtë liri dhe u bënë engjëj. Disa prej tyre e keqpërdorën plotësisht këtë liri dhe tani ata janë bërë shpirtra të lig; ata tani janë djaj. Grupi i tretë nuk ishin aq të padëgjueshëm, siç ishin djajt, ose aq të dëgjueshëm, siç ishin engjëjt, dhe këta, pra, grupi i tretë u bënë njerëz. Prandaj gjendja e tyre e tanishme ishte e përshtatshme me atë që ata kishin bërë më përpara në jetën e tyre shpirtërore. Ky pohim është i ngjashëm me doktrinën e ritrupëzimit. Në të vërtetë ai i interpreton Zan 1 + 2 si dy krijime: i pari ishte shpirtëror (Zan 1), kurse i dyti material (Zan 2). Perëndia do ta ketë krijuar të dytin vetëm pas rrënies së të dytit në mëkat. Ky interpretim i ngjan teorisë për boshllëkun midis Zan 1,1 dhe Zan 1,2 të parashtruar nga Zotni Skofild.