[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 33:
VDEKJA PAJTUESE E KRISHTIT: Ai kishte qëndrim të çuditshëm ndaj vdekjes pajtuese të Krishtit. Për shkak të mëkatit, me të drejtë i gjithë njerëzimi është nën pushtetin e djallit. Duke e sulmuar Krishtin, Djalli ka tejkaluar akuzat e drejta që kishte kundër mëkatarëve (sepse Krishti ishte i përkryer), dhe si ndëshkim për këtë, ai humbi pjesërisht pushtetin nga gjahu i tij njerëzor, që i takonte me të drejtë. Prandaj vdekja e Krishtit ishte një shpërblesë e paguar Djallit, ndërsa kryqi një mjet për ta mashtruar dhe mposhtur atë. Këtë botëkuptim e pranuan më vonë teologët e mesjetës. Origjeni ishte ndër të parët që filloi të besonte se ka të ngjarë që më në fund të gjithë njerëzit do të shpëtojnë, madje edhe Satani mund të pendohet. (univerzalizmi)
 
BIBLA: Me qëllim që t’i luftonte kritikat pagane ndaj Besëlidhjes së vjetër (i cilie merrejmerrnin fjalë për fjalëkallëp), Origjeni u lëshua në alegorizimin dhe përshpirtërimin e tepëruar të Besëlidhjes së vjetër dhe kështu ia uli vlerat e njëmendta. Ai pohonte se duke qenë Bibla mjeti mbi të gjitha mjetet për transmetimin e së vërtetës shpirtërore, nuk ishte e nevojshme të insistohej në anën historike të saj. Kështu, Besëlidhja e vjetër filloi të konsiderohej si një minierë e teksteve dëshmuese dhe alegorive të krishterimit, dhe asgjë më tepër. Interpretimi që ai u bënte teksteve biblike ishte i çuditshëm. Sipas tij, për çdo tekst biblik ekzistojnë tri kategori domethëniesh:
a) kuptimi i fjalëpërfjalshëm,