[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 25:
Origjeni ishte i pari që përdori shprehjen «gjeneratë e përjetshme» e Birit». Gjithashtu besoi se të gjithë shpirtrat lindën para krijimit, d.m.th. jashtë kohës, por në Bibël nuk thuhet se Perëndia është jashtë kohës, po se është në një dimension tjetër ku ka një lloj kohe të ndryshëm («Te Zoti një ditë është si një mijë vjet, po edhe një mijë vjet janë si një ditë e vetme». 2 Pj 3,8). Origeni erdhi deri te ky përfundim (i gabuar) për shkak të ndikimit të filozofisë greke rreth emanacionit. Por kjo ide ishte keqkuptim i shprehjes në BR, ku «lind» do të thotë «emërtoj» ose «aktivizoj» (shih Fjalët e urta 8,22-31). Nocioni i emanacionit jep të kuptojë se hyjnia mund të komunikohet me objektin e emanacionit. Origjeni e krahason nocionin e emanacionit me atë të diellit që lind planetët. Teologjia vijuese e kishës lindore e ka zgjeruar këtë nocion: sikurse dielli rrezaton energjinë e tij, ashtu edhe ne mund të hyjnizohemi nëpërmjet rrezeve të diellit hyjnor (Perëndi-Atit). Te platonizmi nuk ndryshohet siç duhet ndërmjet Krijuesit dhe krijesave: në Bibël nuk ka grada hyjnizimi. Shenjtërim nuk është hyjnizim.
 
KRIJIMI: Doktrina e Origjenit për krijimin ishte gjithashtu e ndikuar nga filozofia greke. Sipas tij, bota u krijua sepse Ati kishte nevojë për një vend ku mund ta ushtronte diku gjithfuqishmërinë e tij. PrandajPor Biri e krijoipari, para dhekrijimit jashtë kohës botënfizik, Perëndia lindi cilënshpirtrat Ati(me do të mund ta ushtrojë fuqinë e tij. Botën e përjetshme që krijoi Biri është një botë e shpirtraveemanacion). Në atë botë, të gjithë shpirtrat u krijuanlindën të jenë të barabartë në lavdi dhe aftësi, dhe të gjithë u krijuanlindën) me vullnet të lirë. Disa prej këtyre shpirtrave e shfrytëzuan mirë këtë liri dhe u bënë engjëj. Disa prej tyre e keqpërdorën plotësisht këtë liri dhe tani ata janë bërë shpirtra të lig; ata tani janë djaj. Grupi i tretë nuk ishin aq të padëgjueshëm, siç ishin djajt, ose aq të dëgjueshëm, siç ishin engjëjt, dhe këta, pra, grupi i tretë u bënë njerëz. Prandaj gjendja e tyre e tanishme ishte e përshtatshme me atë që ata kishin bërë më përpara në jetën e tyre shpirtërore. Ky pohim është i ngjashëm me doktrinën e ritrupëzimit. Në të vërtetë ai i interpreton Zan 1 + 2 si dy krijime: i pari ishte shpirtëror (Zan 1), kurse i dyti material (Zan 2). Perëndia do ta ketë krijuar të dytin vetëm pas rrënies së të dytitparit në mëkat. Ky interpretim i ngjan teorisë për boshllëkun midis Zan 1,1 dhe Zan 1,2 të parashtruar nga Zotni Skofild.
 
TRUPËZIMI: Qëndrimi i Origjenit edhe në lidhje me trupëzimin ishte i çuditshëm. Ai erdhi në përfundimin se për t’u trupëzuar, Biri kishte nevojë për ndërmjetësimin e Shpirtit. Për këtë shkak Biri u bashkua me një shpirt të padështuar nga krijimi vijues ikishte përjetshëmlindur. Ky shpirt, i njëjësuar me Birin, erdhi për të në trupin njerëzor. Ky është ai Shpirti në trupin njerëzor që vuajti dhe vdiq. Origeni u përpoq në këtë mënyrë që ta mbronte idenë greke se ishte e pamundur që Perëndia të vuajë, por kjo është herezi.
SHPIRTI: Në lidhje me Shpirtin Origjeni tha se ai është i lidhur me Perëndinë, mirëpo është i detyruar të jetojë në këtë botë materiale, e cila për të është e huaj dhe jo vendlindja e tij e vërtetë. Sipas tij, Krishti është Shpirti i vetëm që nuk ra në mëkat, nuk dështoi, dhe ia që u bashkua me Logosin (parimi i arsyeshëm). E keqja vjen vetëm si pasojë e mungesës të së mirës, ndërsa çrregullimi në botë vjen si pasojë e keqpërdorimit nga ana e njeriut të vullnetit të lirë (nuk ekziston mëkat burimor). Shpagimi (i mëkateve) konsiderohej si proces progresiv, kurse larja e mëkateve si një proces të vazhdueshëm. Sipas tij, meqë asnjeri nuk është i përkryer, të gjithë duhet të kalojnë nëpër zjarr (purgator).
 
VDEKJA PAJTUESE E KRISHTIT: Ai kishte qëndrim të çuditshëm ndaj vdekjes pajtuese të Krishtit. Për shkak të mëkatit, me të drejtë i gjithë njerëzimi është nën pushtetin e djallit. Duke e sulmuar Krishtin, Djalli ka tejkaluar akuzat e drejta që kishte kundër mëkatarëve (sepse Krishti ishte i përkryer), dhe si ndëshkim për këtë, ai humbi pjesërisht pushtetin nga gjahu i tij njerëzor, që i takonte me të drejtë. Prandaj vdekja e Krishtit ishte një shpërblesë e paguar Djallit, ndërsa kryqi një mjet për ta mashtruar dhe mposhtur atë. Këtë botëkuptim e pranuan më vonë teologët e mesjetës. Origjeni ishte ndër të parët që filloi të besonte se ka të ngjarë që më në fund të gjithë njerëzit do të shpëtojnë, madje edhe Satani mund të pendohet. (univerzalizmi)