[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rejected the last 4 text changes (by 95.107.177.5) and restored revision 1343876 by Visi90
Rreshti 87:
Rrethi i Gramshit historikisht renditet ndër zonat me zhvillim të ulët ekonomik.
Në vitet e të ashtuquajturit kolektivizimi socialist në fshat karakterizohej nga ekonomia e mbyllur, kurse në qytet industia filloi të merrte fizionominë e vet mbas viteve 1960 me ngritjen e [[Uzina Mekanike Gramsh|Uzinës Mekanike të Çekinit]] e të fabrikave të tjera që e pasuan atë.
Banorët e këtij rrethi historikisht janë marrë me blegtori e bujqësi dhe një pjesë me përpunimin e drurit. Reformat për thellimin e revolucionit socialist në bujqësi dhe politika e centralizuar demografike, çoi në ngushtimin e pronës private deri aty sa disa fshatra (Shemriza, Lubinja, Gurrëza, Ostenthi, Trashovica, ish- kooperativa bujqësore e Darzezës) mbas vitit 1981 në emër të ″inisiativës″ nga poshtë nuk lejoheshin të mbanin asnjë lopë ose familjet e reja që ndaheshin nga trungu nuk mund të mernin tokë sa gjithë familjet e tjera.
Si rezultat i ngushtimit artificial te “Oborrit kooperativist” fshatari gramshiot në vitet 1985-1991 detyrohej të blinte në tregun e qytetit produkte të tilla si djathin, gjizën, gjalpin, mishin etj. Ky ishte ndoshta paradoksi më i madh.
Gjatë viteve të kooperativizmit, blegtoria, jo vetëm nuk u zhvillua intensivisht, por mbeti mbrapa edhe nga pikpamja ekstensive. Numri i bagëtive të imëta gjatë këtyre viteve ishte 2 herë më i ulët se para kolektivizimit.