[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 25:
Origjeni ishte i pari që përdori shprehjen «gjeneratë e përjetshme» e Birit». Gjithashtu besoi se të gjithë shpirtrat lindën para krijimit, d.m.th. jashtë kohës, por në Bibël nuk thuhet se Perëndia është jashtë kohës, po se është në një dimension tjetër ku ka një lloj kohe të ndryshëm («Te Zoti një ditë është si një mijë vjet, po edhe një mijë vjet janë si një ditë e vetme». 2 Pj 3,8). Origeni erdhi deri te ky përfundim (i gabuar) për shkak të ndikimit të filozofisë greke rreth emanacionit. Por kjo ide ishte keqkuptim i shprehjes në BR, ku «lind» do të thotë «emërtoj» ose «aktivizoj» (shih Fjalët e urta 8,22-31). Nocioni i emanacionit jep të kuptojë se hyjnia mund të komunikohet me objektin e emanacionit. Origjeni e krahason nocionin e emanacionit me atë të diellit që lind planetët. Teologjia vijuese e kishës lindore e ka zgjeruar këtë nocion: sikurse dielli rrezaton energjinë e tij, ashtu edhe ne mund të hyjnizohemi nëpërmjet rrezeve të diellit hyjnor (Perëndi-Atit). Te platonizmi nuk ndryshohet siç duhet ndërmjet Krijuesit dhe krijesave: në Bibël nuk ka grada hyjnizimi. Shenjtërim nuk është hyjnizim.
 
KRIJIMI: Doktrina efillim OrigjenitPerëndia përkrijoi krijimin ishte gjithashtu e ndikuar nga filozofia greke. Sipas tij(ose, bota u krijua sepse Ati kishte nevojë për një vend ku mund ta ushtronte diku gjithfuqishmërinë e tij. Por së parimirë, para krijimit fizik, Perëndia lindi shpirtrat (me emanacion) shpirtrat. Në atë botë, të gjithë shpirtrat lindën të jenë të barabartë në lavdi dhe aftësi, dhe të gjithë lindën) me vullnet të lirë. Disa prej këtyre shpirtrave e shfrytëzuan mirë këtë liri dhe u bënë engjëj. Disa prej tyre e keqpërdorën plotësisht këtë liri dhe tani ata janë bërë shpirtra të lig; ata tani janë djaj. Grupi i tretë nuk ishin aq të padëgjueshëm, siç ishin djajt, ose aq të dëgjueshëm, siç ishin engjëjt, dhe këta, pra, grupi i tretë u bënë njerëz. Perëndia e krijoi botën tonë për të strehuar këtë grup të tretë, njerëzit. Prandaj gjendja e tyre e tanishme ishte e përshtatshme me atë që ata kishin bërë më përpara në jetën e tyre shpirtërore. Ky pohim është i ngjashëm me doktrinën e ritrupëzimit. Në të vërtetë ai i interpreton Zan 1 + 2 si dy krijime: i pari ishte shpirtëror (Zan 1), kurse i dyti material (Zan 2). Perëndia do ta ketë krijuar të dytin vetëm pas rrënies së të parit në mëkat. Ky interpretim i ngjan teorisë për boshllëkun midis Zan 1,1 dhe Zan 1,2 të parashtruar nga Zotni Skofild. Në eskatologjinë e Origjenit, gjithçka në fund do të kthehet në jokrijim, në një gjendje shpirtërore.
 
TRUPËZIMI: Qëndrimi i Origjenit edhe në lidhje me trupëzimin ishte i çuditshëm. Ai erdhi në përfundimin se për t’u trupëzuar, Biri kishte nevojë për ndërmjetësimin e Shpirtit. Për këtë shkak Biri u bashkua me një shpirt të padështuar që kishte lindur. Ky shpirt, i njëjësuar me Birin, erdhi për të në trupin njerëzor. Ky është ai Shpirti në trupin njerëzor që vuajti dhe vdiq. Origeni u përpoq në këtë mënyrë që ta mbronte idenë greke se ishte e pamundur që Perëndia të vuajë.