[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 19:
 
==Vlerësim==
Origjeni (183-254) ishte pasardhës i Klementit, drejtor i shkollës biblike në Aleksandri, dhe ishte edhe më i ndikuar nga platonizmi. Ai ishte dijetar i madh teologjik, por kishte edhe prirje për spekulim. Si apologjet, Origen merr për pikënisje filozofinë greke, e jo Besëlidhjen e vjetër, dhe kjo ishte gabimi i madh i shumicës së etërve të kishës. Kështu Origjeni është autor i shumë idesh jobiblike, të cilat ndikuan negativisht në teologjinë lindore vijuese. Për këtë më 553 Kuvendi kishtar i dytë i Kostandinopojës e shpalli Origjenin heretik. Ndoshta për këtë nuk u kanonizua. Në fund shtrohet pyetja: a me të vërtetë besoi në mësimet e vet joortodokse, apo si apologjet e adaptoi krishterimin në drejtim grek që ta pranojnë më lehtësisht lëxuesit e tij gnostikë?
 
TRINIA: Ideja e Origjenit për Trininë si hierarki e pabarabartë (ide mesoplatoniste) ndikoi në teologinë e vijuese, posaçërisht në Lindje. Origeni pohoi se Perëndi-Ati është burimi i çdo hyjnie, dhe se hyjnia e Biri rrjedh nga Ati, kurse hyjnia e Shpirit nga Biri (të dy nëpërmjet emanacionit). Prandaj nënkuptohet se Biri është pothuajse perëndi e dorës së dytë. Kjo pikëpamje quhet «subordinacionizmi», dhe ndryshohet nga «nënshtrimi», ku ruhet ideja e hyjnisë së barabartë.