Wikipedia:Kontrolluesit: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
U kthye versioni 1393121 i bërë nga Toto964 (diskutimet)
Rreshti 13:
== Kandidatura për kontrollues ==
=== Kandidatura vetiake ===
 
Kalvari i familjes Begoviç Nga Kabil Bushati
 
Të gjithë e mbajnë mend në Shkodër, një burrë plak shtalartë, i cili hynte dhe dilte ne shoqatën e të dënuarvet politik të sapokrijuar. Ai ishte nënkryetari i kësaj shoqate Sulejman Begoviqi, që megjithë moshën e thyer ishte shumë aktiv dhe shumë gojë ëmbël. Ishte zemër mirë, i pa përtuar dhe serioz. E shihje sa me Pjetër Arbnorin, sa me Ali Spahinë, sa me Refik Bushatin e sa me ish te burgosurit politik që në atë kohë ishin halle shumë dhe nuk ia ngjiste halli hallit. Rrezatonte paqe dhe miresi.
Sulejman (Sulë) Begoviqi lindi në Podgoricë të Malit të Zi në vitin 1921. U rrit në një familje tregtarësh të mëdhej dhe të njohur, ku babai i tij Kapllani ishte ndër tregtarët më të fuqishëm të Cetinjes të atyre viteve. Me mbarimin e shkollës së mesme në Cetinjë me rezultate te shkelqyera për teknik-gjeometer, familja e dërgoi Sulejmanin me shpenzimet e saja në Itali për të kryer studimet e larta për ekonomi-financë ku përsëri spikatë zgjuarsia e tij në mësime. Kryen studimet në Itali dhe kthehet përsëri në vendlindje. Njohes shumë i mirë i gjuhëvet të huaja anglisht, italisht, frëngjisht dhe sërbo-kroatisht. Në vitin 1943 i vdes babai dhe vendosen të vinin në Shkodër të Shqipërisë, pasi e ema e tij ishte bijë Shkodret, e motra e tregtareve të këpucëvet Tahir e Osman Hoxha. U shperngulen në Shkodrën e dashur, me përjashtim të njërit vëlla, Sheuqetit, i cili kishte kryer shkollën në Bosnje dhe ishte punësuar atje në Sarajevë. Lidhja me Shkodrën ishte shumë e madhe për të gjithë shqiptarët e Malit të Zi, sespse at'here në atë kohë kishte martesa të anasjellta mes tyre dhe Shkodres. Pastaj ishte dhe kohë lufte dhe realisht ekzistonte frika e bombardimeve të Podgoricës nga aviacioni aleat anglo-amerikan, gjë e cila ndodhi disa herë, pasi aty ishin stacionuar tërë forcat gjermane te Ballkanit. Forcat e aleatëve ishin të detyrurara të bënin keto bombardime. Në këtë periudhë pat një dyndje shqiptarësh të Malit të Zi drejt Shkodrës. Shumica e tyre qëdruan përfundimisht dhe pergjithmonë në Shkodër. Ata në gjuhën e përditshme thirren podgoriçan dhe qyteti i Shkodrës i ka dashtë si vehten dhe i ka trajtuar mirë. Asnjëherë ata nuk e kanë ndjerë vehten jabanxhi në ketë qytet.
Pasi u strehuan në Shkodër, Sulejmani bashkë me të vëllanë caktohen të punojnë në misionin anglo-amerikan në shoqerinë e U.N.R.R.A.-s me seli në Durrës. Sulejmani si gjeometër dhe i vllai si përkthyes. Gjatë qendrimit në ketë qytet Sula njihet me inteltkualë të njohur të këtij qyteti si Qamil Kacmoli, Ihsan Podgorica, Arshi Pipa e Myzafer Pipa të gjithë këta të rij ishin ideale antikomuniste. Kishin filluar hapat e para embrional për të organizuar partinë e parë liberal- demokrate. Kjo organizatë vepronte në fshehtesi të plotë dhe filloi të shpërndante trakte nëpër familjet durrsake ku njoftonin formimin e kësaj partije. Traktet ishin të shkruara me shkrim doret dhe pas pak kohesh i diktuan nga kaligrafia. Edhe vetë puna e Sulejmanit që e lidhte e përditë me anglezët ndikoj për keq. Pavarsisht se ishte në mardhënie punet me të huajt dhe rrinte edhe nëpër kafene me ata ose dilnin në shtetitje pasdrekeve, bie ne sy sigurimit të shtetit të cilat e vënë nën survejim. Kaligrafia e trakteve dhe shoqërimi me anglezët u bënë shkak që në tetor të vitit 1946 ta arrestojnë vetë i pestë. E mbajnë në në birucat e tuneleve të një ministrie dhe e dënojnë me 5 vite burg për veprimtari kundër pushtetit. Vuan dënimin në burgun e Tiranës dhe më vonë në burgun e Vlorës. Në vitin e fundit të dënimit lirohet si pasojë e një amnistije. Mbas pak muajsh kthehet në Shkodër, reabilitohet dhe e caktojnë me punë në Koplik, katund 18 kilometer larg Shkodres, në ndërmarrjen tregtare të shitblerjes si zëvëndës përgjegjës dhe shef llogarijet. Aty sheh vuajtjet e skajshme që po përjetonte Malësia e Madhe dhe represionin e egër komunist ndër malësorë. Në vitin 1956, me ndermjetësimin e familjeve te njohura të tij në atë zonë që kishin pregatitur terrenin tenton të arratiset në Jugosllavi me Arshi Pipën dhe Feime Pipën, motër e vëlla me origjinë nga Libohova e Gjirokastrës por tashmë të shkodranizuar, të bërë pjesë e aristokracisë shkodrane. Arshiu sapo kishte dalë prej burgut. Arshiu me Feimen kalojnë kufirin ndersa Sula nuk arrin ta kalojë, fati e deshi që të përjetonte përsëri burgun shqiptar të mëvonshëm dhe të kalonte tmerre të pa fund…
Nuk mund të rri pa përmendur ketu në vend të homazhit edhe vëllain e Sulejmanit, Keto Begoviqin. Në vitin 1958 e këthejnë në Shkodër nga Sarajeva. Ketoja, Sheuqeti që përmenda në fillim të këtij shkrimi që ishte në Sarajeve, e këthjenë jugosllavët pasi dyshojnë se ishte spiun i Shqipërisë. UDB-ja dyshonte gjasme se Ketoja punonte për llogari të Sigurimit Shqiptar?! Ishte një këngëtar kalibri, i një rangu me Safet Isoviqin, bile ishin qenë shokë të dy bashkë. La edhe të fejuarën atje, këngëtaren e famshme Beba Selimoviq, bile vajza e Ketos sot mban si kujtim emrin e Bebës. Beba Selimoviq ishte një këngëtare shume impozante e Sarajevës. Kur doli Ketoja për herë të parë në Shkodër, i porasardhur nga Jugosllavia, me këpucë spic më majë të hollë, i veshur shik, i bëri rininë për vehte, dhe i detyroi të rinjtë Shkodrës të porositnin kepucë të tilla në kepucarinë speciale të Pjacës. Dihet tashme se të rinjtë e Shkodres në atë kohë ishin shumë të dhënë pas modës, pavarsisht se shteti nuk i kishte në qejf veshjet moderne. Ketoja filloi punmë si këpucar dhe ishte zanatli i mirë. Këndonte shumë mirë këngë sllave të Bosnjes dhe krijoi simpati tek shkodranët. Bënte dasmat ndër podgoriçanët e Shkodrës, dasma që edhe sot janë të pa arritshme për cilesinë e muzikalitetit të tyre. Njëkohësisht mësoi edhe kangë shkodrane të cilat së bashku me Burhan Culiqin me fizarmonike i këndonte nepër dasma e gëzime familjare të përizera me këngë shkodrane. Mirpo në atë kohë nuk të lejonin të këndoje kënge sllave. Me dhjetra herë u thirr në zyrën e kuadrit të arizantatit për këngët sllave që këndonte. Asnjeherë nuk u lejua të këndonte në skenën e Teatrit "Migjeni", bile edhe at'herë kur drejtor teatri ishte një podgoriçan. Asnjë këngë e tij nuk ekziston as në "Radio Shkodra" së paku e incizuar, në një kohë që ka incizime ne radio Podgorica ( dikur Radio Titogradi). Paçka se sot, ish drejtori podgoriçan i teatrit dhe ndonji punonjës e radios apo inspektor kulture japin përditë leksione demokracie edhe ne shtypin e shkruar. Ish drejtori shkruan edhe libra për historikun e këngës në Shkodër, edhe e ka ribotuar, por të çuditë fakti se edhe sot nuk i përmend Keto Begoviqin dhe Cyl Elezin. Nga kush ka frikë? Në skenën e teatrit "Migjeni" kendonin grupe artistike fshati, gjithfare këngëtari amator e turli rapsodi, por nuk kënduan kurrë Keto Begoviqi dhe Cyl Elezi(!?). Kishte një zë brilant që mbahet mend në Shkodër edhe sot e kësaj dite. Vdiq sapo hyri demokracia në vitin 1992, pasi këndoi në një dasëm nja 15 këngë rresht me Violeta Zefin. Shkodra e përcolli me lot në sy Keton, ketë këngëtar të madh që asnjehere nuk e lejuan të këndojë në skenën e famoze të Shkodrës.
Në vitin 1958, Sulejmani, emrohet shef finance në Fabrikën e Konservimit në Shkodër ku punon për disa vite radhazi. Kur ndodhi prishja me sovjetikët dhe lidhja me kinezët në Shkodër e asaj periudhe dolën barcaleta te shumta dhe shumë të goditura. Dhe Sulejmani në këtë kontekst mes miqësh në fabrikë shpreh pakënaqsinë për kinezët. Mirpo njëri nga miqtë kishte qenë me te vërtetë "mik". Shkon menjëherë në degë të brëndshme dhe e spiunon. Më 24.08.1966 arrestohet për herë të dytë. Bastisin menjehrë edhe shtëpinë e vëllaut, Hamdisë, deri edhe bibliotekën e tij dhe marrin të gjitha përkthimet në shënime që kishte bërë gjatë viteve. Pas hetuesisë del ne gjykaten ushtarake me datë 08.11.1966 dhe denohet me 8 vjet burg për agjitacion e propagandë. Edhe një herë fillon kalvari i vuajtjeve për Sulejmanin dhe familjen e tij. Dërgohet në Elbasan e më pas në burgun e Burrelit. Në vitin 1968, së bashku më shoket tenton të shperthejë burgun, por pa sukses. I dërgojnë në Spaç ku mbi trupat e tyre përjetojnë torturat më çnjerëzore. Në mes të dimrit janë xhveshur pothuaj lakuriq dhe i fusnin në fuçija me ujë të ftohtë derisa u binte të fikët. I zhysnin me kokë në ujë derisa nuk nxjerrnin më flluska.
Në një takim me kryeministrin e kohës Mehmet Shehu, një i dënuar i cili i kishte shpëtuar jetën ketij krimineli, i tregon bukën e misrit të mykur dhe i thote: " Të paktën na mbysni përnjëherë dhe jo avash-avash duke na helmu gjakun me bukë të mykur...". Me 21 Maj 1973 shpertheu Revolta e Spaçit, e njohur tashmë si revolta më e fuqishme që kanë bërë të burgosurit politikë. Edhe ketu Sulejmani merr pjesë me qindra të tjerë të cilët bënë të tronditej nga themelet shtetin totalitar shqiptar.
Në shkurt të viti 1974 lirohet nga burgu dhe caktohet të punojë nga rregjimi në fermën "Perlat Rexhepi" të Shtojit si punëtor krahu, duke mbjellë e krasitë hardhija rrushit. Pas dy vitesh kalon në ndermarrjen rruga-ura, tashti megjithëse në moshë të thyer, i dhanë kazme e lopatë për të mbushur me zhavor gropat e rrugëvet. Kudo që shkonte Sulejmani i kishte mbrapa hafijet e degës të brëndshme që i njiteshin nga pas e nuk i shqiteshin, ndonjeri ishte edhe kojshi i tij. E survejonin kur shkonte në punë dhe kur kthehej në shtëpi. I lodhur dhe i dërrmuar nga vitet e burgut, i mbetur beqar, në vitin 1981 doli në pension. Jeta e tij ishte shumë e trishtë dhe e mërzitshme. Jetoj në shtepinë e vllait, Hamdisë, i cili e mbajti edhe në burg.
Shteti hoxhist u soll shume keq edhe me vëllain tjeter të Sules, Hamdinë. Do përmend vetëm një fakt. Hamdiu punonte në ndërmarrjen Ushqimore dhe ishte mjeshtër në riparimin e maqinave. Vetëm për një artikull që bëri në "Zërin e Popullit" Namik Dokle duke akuzuar Hamdiun bashkë me një shok tjetër si shperdorues të pronës, erdhi hetuesia dhe nuk gjeti prova se ishte duke i rrasë në burg të dy. Sot edhe Namik Dokle jep leksione demokracie nga foltorja e Parlamentit Shqiptar. Po kështu u sollën edhe me bashkëshorten e Hamdiut. Ajo punonte kuzhinjere në një konvikt, por edhe aty nuk e lejuan, pasi partia kishte frikë se helmonte konviktorët dhe e pushuan nga puna. E njeta gjë ndodhi edhe me nipat e mbesat e Sulejman Begoviqit, të gjithë u lanë pa vazhduar shkollat e larta.
Ne vitin 1986, me anë të disa miqëvet të tij tentoi të arratiset përsëri. Kësaj rradhe kishte bërë plan që të kalonte kufirin nga ana e Greqisë. Por përsëri spijunët i ishin vënë pas si pullë poste. Në çdo maqinë që hipte i shihte spijujt, njerin e kishte kojshi. Edhe kësaj radhe dështoi plani i arratisjes. Në dhjetorin e vitit 90-të lindi shpresa edhe për Sulejmanin dhe vllezërit e tij. Me krijimin e shoqatës së të përdjekuarvet politik u zgjodh nënkryetar për rrethin e Shkodrës.Vdiq më 18.10.97. Nuk arriti ta gëzojë demokracinë, së cilës i kushtoi edhe jetën.
 
=== Kandidatura të sponzorizuara ===
* [[Përdoruesi:Resnjari|Resnjari]]. Ka 3 vjet ne wikipedia, 1,400 editime, dhe permireson vazhdimisht stampat dhe vendbanimet shqiptare te Malit te Zi e Maqedonise. Nuk ka kuptim qe une apo dikush tjeter t'i shkojne nga mbrapa, ai ka besimin tim, bazuar ne punen e mire qe ka bere ne vite. Si rrjedhoje ai mund te kontrolloje edhe punen e te tjereve ne artikuj te sqwikit. [[Përdoruesi:Sportishqiptar|Sportishqiptar]] 9 dhjetor 2011 06:57 (CET)