Ndryshimi mes inspektimeve të "Rafael Márquez"

2.161 bytes removed ,  7 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
}}
 
'''Rafael Márquez''' (i lindur më [[13 Shkurt]] [[1979]]) është një futbollistë meksikan i cili luan aktualisht për skuadrën [[Club León]] në [[Liga MX]]. Ai mund të luaj si qëndër–mbrojtës ose si mesfushor–mbrojtës.
 
Ai ka shpenzuar më shumë se 1 dekadë duke luajtur në [[Franca|Francë]] dhe [[Spanja|Spanjë]]. Ai ka fituar shumë tituj me [[AS Monaco FC|Monacon]] dhe [[FC Barcelona|Barcelonën]]. Pasi fitoi [[UEFA Champions League|Champions Leaguen]] me [[FC Barcelona|Barcelonën]] në vitin 2006, ai u bë meksikani i parë në histori që fiton këtë trofe.
'''Rafael Marquez''' është lojtari i parë Meksikan që luan për Barçën, që kur arriti të Barça në sezonin [[2003]]-[[2004]] ka mbyllur sezonin si një ndër përforcimet kryesore në mbrojtje. Ecuria e tij e rinisë dhe arritjet e tij në vitet e fundit e bënë atë një ndër mbrojtësit më shpresë në Evropë.
 
== Karriera ==
Fillimin e karrierës së tij në klubin meksikan Atlas Guadalajara ka debutuar qysh në moshën 17 vjeçare. Me Atlas Guadalajara luajti tri vite ([[1996]]-[[1999]]). Në vëren e vitit [[1999]] nënshkroi kontratë me klubin francez AS Monaco ku shumë shpejt u përshtat me lojën se si luhet në Evropë. Në vitin [[2000]] fitoi titullin e Ligës Franceze me AS Monacon, ku u shpall mbrojtësi më i mirë n'Ligue 1.
[[Skeda:Rafael Marquez 15abr2007.jpg|220px|thumb|Rafael Márquez në aksion me Barcelonën.]]
Në vitin [[2003]] klubi i tij (AS Monaco) fitoi Kupën e Ligës së Francës.
Kapiten i Kombëtares së Metrikës i cili luajti në vitin [[1999]] dhe [[2001]] në Kupën e Amerikës. Në Kupën e Botës në Kore dhe [[Japonia|Japoni]] në vitin [[2002]] dhe së fundmi në [[Gjermania|Gjermani]] [[2006]] ku ishte Lideri i përfaqësueses së Meksikës.
 
== FC Barcelona ==
Në vëren e vitit [[2003]] nënshkroi kontratë me FC Barcelonën ku debutoi për herë të parë me Barçën më [[10 Gusht]] [[2003]].
Që në hapat e parë me Barçën ai fitoi respektin dhe besimin e Frank Rajkardit dhe bëhet i rregullt në formacionin bazë të Barçës.
Në sezonin e parë në klub ai behet njëri ndër lojtarët kyç të Barçës, të cilit fituan të drejtën e kualifikimit direkt në Ligën e Kampioneve.
Në sezonin [[2004]]-[[2005]] ai demonstron shumë anshmëri. Lëndimet e Thiago Mottes dhe Edmilsonit e bënë atë që ta ndërroj rolin e tij që ishte qendër mbrojtës dhe të luaj si mesfushor defensivë, të cilën gjë e kishte bërë edhe kur luante edhe me AS Monacon dhe me Meksikon në të kaluarën. Ai provoi të jetë i jashtëzakonshëm para mbrojtjes dhe e ndihmoi Barçën ta fitoj titullin e La Ligës.
 
== Trofetë ==
* Fitues i Ligës së Meksikos me Atlas Guadalajara në vitin [[1998]].
* Fitues i Kupës së Konfederatave me Meksikon në vitin [[1999]].
* Fitues i Ligës së Francës me AS Monacon në vitin [[2000]].
* Fitues i Kupës e Francës me AS Monacon në vitin [[2003]].
* Fitues i Ligës së Spanjës me FC Barcelonën në vitin [[2005]].
* Fitues i Super Kupës së Spanjës me FC Barcelonën në vitin [[2005]].
* Fitues i Ligës së Spanjës me FC Barcelonën në vitin [[2006]].
* Fitues i Ligës së Kampionëve me FC Barcelonën në vitin [[2006]].
* Fitues i Super Kupës së Spanjës me FC Barcelonen në vitin 2006.
 
[[Kategoria:Lindje 1979]]