[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Robot: Changing Category:Shkrimtarë
No edit summary
Rreshti 1:
'''Jakov Xoxa''' ([[1923]] - [[1979]]) lindi në qytetin e Fierit. Që i ri mori pjesë në Luftën Antifashiste. Pas Çlirimit të vendit vazhdoi studimet e larta për filologji dhe njëkohësisht bëri hapat e para në poezi dhe në prozë. Më 1949 botoi veprën e parë në prozë "Novela". Krijimtarinë letrare në këtë zhanër e vazhdoi dhe gjatë viteve '50, kështu në vitin 1958 botoi veprën e dytë, po me atë titull "Novela". Ndërkohë botoi dhe dy drama "Buçet Osumi" dhe "Zemra". Që nga viti 1957 punoi profesor në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ku për shumë vite dha lëndën "Teoria e letërsisë". Për nevojat e studentëve, në formën e dispencës, botoi në katër vëllime veprën "Bazat e teorisë së letërsisë", që ishte nga veprat më serioze të kohës (si degë e shkencës mbi letërsinë). Pikërisht se në të autori ofronte dije dhe përvojë teorike letrare të gjerë, që dilte jashtë kornizave të teorive zyrtare të kohës, kjo vepër e rëndësishme për shkencën letrare shqiptare, nuk u botua kurrë. Autori i saj u qortua dhe ai pa bujë dhe zhurmë, ashtu siç ishte gjatë tërë jetës, i qetë dhe i mbyllur në vete, u tërhoq në vetmi. Natyrisht, vlerësimi dhe kritika (zyrtare) që nuk ishte e kënaqur me bindjet e tij, me vizionin përmes të cilit Jakov Xoxa e shihte dhe e projektonte artin në përgjithësi, bënë që sa qe gjallë, të mos botohej vepra e tij e plotë; ajo u botua në Prishtinë ("Rilindja" 1971).
'''([[1923]] - [[1979]])'''
 
Pjesën më të madhe të jetës krijuese Jakov Xoxa e kaloi në një fshat myzeqar afër Fierit, ku, në vetmi të plotë krijoi romanet: "Lumi i vdekur" (1965), "Juga e bardhë" (1971) dhe "Lulja e kripës" (1978), që hynë në rrethin e romaneve artistikisht më cilësorë, të letërsisë shqiptare.
Asnjë roman para tij nuk e pasqyron në mënyrë aq komplekse botën shqiptare në prag të Luftës së Dytë Botërore, si "Lumi i vdekur" apo dhe periudhën gjatë luftës, si romani "Lulja e kripës", ku gjejmë një shtrirje të pakufishme të rrëfimit që mbulon plotësisht hapësirën e jetës dhe të ekzistencës së mjedisit shqiptar. Jakov Xoxa është nga romancierët më në zë të gjysmës së shekullit XX. Në krijimtarinë e tij letrare ai individualizohet me parimin krijues-realist: fati individual do të jetë ai që do të hedhë dritë mbi kontestin tërësor të mjedisit dhe të kohës së fokusuar në rrëfime. Shëmbëllyeshëm me romanet e shquara realiste, Jakov Xoxa do ta vendosë dramën jetësore të personazheve dhe të familjeve në sfond të një kolektiviteti, të një gjendjeje apo të një rrjedhe historike.
 
Parashenja më karakteristike e prozës së Jakov Xoxës është stili. Gjuha e tij vërehet dhe veçohet si e një individualiteti të fuqishëm dhe të papërsëritshëm në letërsinë shqiptare: nga njëra anë është e pranishme fryma e urtisë popullore me tërë thellësinë e shpirtit kolektiv; nga ana tjetër, kemi një rrëfim të rrjedhës së qetë, të shtrirë në gjerësi, por edhe në thellësi.
 
 
Lindi në Fier, mësimet fillestare i kreu në Shqipëri, ndërsa ato universitare në Sofje.
==Tituj të veprave==
*'''Novela''' ([[1949]])