Dallime mes rishikimeve të "Vivien Leigh"

16 bytes added ,  9 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
No edit summary
No edit summary
Hollywoodi ishte në kërkim për një aktore për rolin e [[Scarlett O'Hara]] në produkcionin ''[[Iku bashkë me erën]]'' më ([[1939]]) të David O. Selznickut. Agjenti amerikan i Leighut ishte përfaqësuesi londinez i agjensionit Myron Selznick (Myron ishte vëlla i Davidit), ndërsa në shkurt 1938 thotë që emri i saj të futet në mesin e kandidateve. Atë muaj, David Selznick e kishte parë ''Flaka rreth Anglisë'' dhe ''Yank at Oxford'' dhe ajo mbeti njëra ndër kandidatet më serioze për atë rol. Ndërmjet shkurtit dhe marsit, Selznick i shiqoi të gjithë filmat anglezë të saj, ndërsa në mars filloi bisedimet me producentin Alexander Kordom, me të cilin Leigh kishte kontratë deri me 18 shtator të atij viti, Selznick i dërgoi një letër të besueshme regjisorit [[George Cukor| George Cukorit]], "Akoma besoj kundër besimit për këtë vajzë të re". Leigh udhëtoi për në [[Los Angeles]], me qëllim të jetë me Olivierin. Kur Myron Selznick, i cili e prezantoi Olivierin, takohet me Leigh, mendoi se i ka kualitetet të cilat i kërkon vëllai i tij. I dërgoi Leighihun dhe Olivierin në vendin ku është bërë gjirimi i një skene të djegjes në flakë të një depoje në Atlantë, dhe e prezantoi Leighun. Ditën në vijim, Leigh e lexoi skenën me Selznickun, i cili kishte organizuar provë, dhe i kishte shkruar gruas së saj, "Kjo është një fituese e papritur, dhe si duket e nëmur për të mirë. Vetëm për veshë të tu: krejt ka rënë në [[Paulette Goddard]], Jean Arthur, Joan Bennett dhe Vivien Leigh." Regjisori George Cukor u pajtua dhe e falënderoi Leighihun "me dëshirën më të madhe", e cila së shpejti e fitoi rolin.
 
Xhirimi ishte një përvojë e vështirë për Leigh; Cukorin e larguan, dhe erdhi [[Victor Fleming]], me të cilin shpesh ishte takuar. Ajo dhe [[Olivia de Havilland]] pa e ditë askush takoheshin gjatë natës dhe vikendeve duke kërkuar këshillat prej tij se si duhet ti luajnë rolet e tyre. Shoqërohet me [[Clark Gable| Clark Gableun]], bashkëshorten e tij [[Carole Lombard]] dhe me de Havilland, por u ngatërrua me Leslie Howard, me të cilë duhet ti xhironte disa scena emocionale. Shpeshherë duhet të punonte shtatë ditë në javë, nganjëherë deri natën vonë, a i mungonte Olivieri i cili punonte në [[New York]].
I kishte shkruar Leigh Holmanit, "E urrej Hollywoodin... asnjëherë nuk do të adaptohem në këtë – si e ''urrej'' aktrimin në film". De Havilland më [[2006]] është përgjigjë dhe ka vërtetuar sjelljet e Leighihut gjatë xhirimit të filmit ''Iku bashkë me erën'', e cila është botuar në biografië e Laurenc Olivierit. Duke e mbrojtur Leighun, me thënjenë, "Vivien ishte profesionaliste e paparë, shumë e disiplinuar gjatë xhirimit të filmit '’Iku bashkë me erën''. Ishte e brengosur nga dy gjëra: që nga vetja a mund të jap krejt çka është mundur për rolin e vështirë, dhe për ndarjen nga Larry (Oliveri), i cili ishte në [[New York]]."
 
Me filmin ''Iku bashkë me erën'' Leigh u bë e njohur dhe fitoi famë ndërkombëtare, por ajo thoshte, "Unë nuk jam yll e kinematografisë – unë jam aktore. Të jesh yll e kinematografisë – e vetëm e kinematografisë – është vetëm jetë gënjeshtare, e cila përcillet me vlera të pa verifikuara vetëm me publicitet. Aktoret jetojnë gjatë dhe çdo herë kujtohen nga role të spikatura." Nga dhjetë çmime [[Oscar]] që kishte fituar ''Iku bashkë me erën'', ishte edhe çmimi për aktoren më të mirë për Vivien Leigh.
== Smundja në rritje ==
 
Olivieri dhe Leigh më [[1951]] murrën pjesë në dy shfaqje [[Kleopatra]], ''Antonia dhe Kleopatra'' të [[William Shakespeare| Williem Shakespirit]] dhe ''Cezari dhe Kleopatra'' të [[George Bernard Shaw| George Bernard Shawit]], duke i ndërruar shfaqjet çdo natë me recensent të mirë. Produkcionin e vendosën në [[New York]], që e kaluan një sezone në teatrin Ziegfield, deri më [[1952]]. Recensionet atje ishin shumë pozitive, ndërsa kritiku [[Kenneth Tynan]] i shqetësoi kur deklaroi se si Leigh është talente mediokritike e cila e ka shtyrë Olivierin ta komprometojë atë. Leigh ishte, e shqetësuar me mossukses dhe me qëllim që ta arrij madhështinë, e kishte pranuar kritikën e tij, duke i injoruar recensionet pozitive të kritikëve të tjerë.
 
Në maj më [[1953]], Leigh udhëtoi për në Ceylon për xhirim në ''Shtegun e elefantëve'' me Peter Finchin. Shpejt në fillime të xhirimit, përjetoj një traumë nervore, ndërsa studio Paramount e zëvendësoi me [[Elizabeth Taylor]]. Olivieri u kthye në shtëpinë e tij në Angli, ku pas periodës që nuk ishin së bashku, Leigh thotë se është dashuruar në Finchin dhe e ka tradhtuar me te. Pas disa muajve ajo fillon të përmirësohet.
Në maj të [[1967]] i kaloi provat që të marrë pjesë me Michael Redgrave në filmin ''A Delicate Balance'', por në atë kohë atë e kishte rënduar [[tuberkulozi]]. Pas disa javëve pushimi, siç duket fillon të përmirësohet. Natën e 7 korrikut, Merivale e kishte lënë si çdo herë, që të marrë pjesë shfaqje, a ishte kthyer në mesnatë dhe e kishte gjete se si flenë. Pas një gjysmë ore më vonë, (tani 8 srpnja), kthehet në dhomën e fjetjes dhe e gjene trupin e saj në dysheme. Ishte munduar të shkoi në banje, për ti mbushë mushkrinjëtë me ujë, ishte rrëzuar. Merivale e kishte thirë Olivierin, i cili merrte terapi kundër kancerit në një spital afër. Në autobiografinë e vet, Olivieri shkruan "trishtim i madh" kur menjëherë kishte arritur në rezidencën e Leighut,kur e gjënë Merivalen duke e rregulluar trupin e saj në krevat. Olivieri ishte përulur "qëndroi duke u lutur për falje për të gjitha të këqijat që kishin ndodhur në mes tyre", para se ti ndihmoi Merivaleit për përgatitjet për përcjelljen e fundit.
 
Është kromosur, a hiri i saj është hudhër në liqenin afër shtëpisë së sajë në Tickerage Millu, [[East Sussex]], në [[Angli]].
 
== Komentet e kritikës ==