[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 6 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q1741548 (translate me)
vNo edit summary
Rreshti 12:
}}
 
'''Kim Mehmeti''' ka lindur në fshatin Gërçec, Shkup në vitin 1955. Është i njohur si shkrimtar, romansier, tregimtar, eseist, polemizues, publicistë dhe përkthyes nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe anasjelltas.
 
Është një ndër themeluesit e së përjavshmes “Lobi” e cila botohej në Shkup nga viti 2001 deri në vitin 2006. Ka qenë redaktor i revistës për kulturë “Jehona” (Shkup), redaktor i veprimtarisë botuese pranë SH.B. “Flaka e vëllazërimit” (1991-1992). Në Institutin Shoqëria e Hapur – Maqedoni ka punuar si koordinator i veprimtarisë botuese. Pastaj ka punuar si kryeredaktor për Maqedoninë i Rrjetit Informativ Evropian (AIM) dhe ka qenë edhe koordinator i këtij rrjeti për Ballkanin Perëndimor (1993-2003). Nga viti 1997 deri në vitin 2003 ka qenë drejtor ekzekutiv i Qendrës për Bashkëpunim dhe Mirëkuptim Multikulturorë në Shkup.