Perandoria Romake: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
PERANDORIA ROMAKE
Rreshti 46:
[[Skeda:Roman Standards.jpg|thumb|200px|Simbolet romake.]]
Perandoria Romake ngacmohej vazhdimisht nga dyndjet e barbarëve dhe rënia graduale e Perandorisë Perëndimore vazhdoi me kalimin e shekujve.[56] Në shekullin e 4-të, migrimet në perëndim të Hunëve ishin shkaku që Vizigotët kërkuan strehim në kufijtë e Perandorisë Romake. [57] Në vitin 410, Vizigotët, nën sundimin e Alarikut të I, plaçkitën qytetin e Romës. [58] Vandalët pushtuan provincat romake të Galisë, Hispanjës dhe Afrikës Veriore dhe në vitin 455 plaçkitën Romën. [59] Më 4 Shtator 476 kryetari i gjermanikëve, Odoakri detyroi perandorin e fundit të perëndimit, Romulus Augustusin, të abdikonte.[60] Pasi kishte zgjatur për afërsisht 1200 vjet, sundimi i Romës mbi Perëndimin i erdhi fundi. [61]
Perandoria Lindore do pësonte një fat të ngjashëm, megjithëse jo kaq drastik. Justiniani mundi të ripushtojë Afrikën Veriore dhe Italinë, por zotërimet bizantine në perëndim u reduktuan në Italinë jugore dhe Sicilinë disa vjet pas vdekjes së Justinianit.[62] Në lindje, pjesërisht si rezultat i Murtajës së Justinianit, bizantinët u kërcënuan nga ngritja e Islamit, ndjekësit e të cilit pushtuan territoret e Sirisë dhe Egjiptit dhe së shpejti u bënë një kërcënim direkt për Kostandinopojën.[63][64] Prapë se prapë, bizantinët, mundën të ndalin ekspansionin islamik në tokat e tyre gjatë fundit të shekullit të 8-të dhe gjatë fillimit të shekullit të 9-të rimorën tokat e pushtuara. [11][65] Në vitin 1000 Perandoria Lindore ishte në kulmin e saj: [[Basili II]] ripushtoi Bullgarinë dhe Armeninë, kultura dhe tregtia lulëzonin. [66] Gjithsesi, pak pas këtij zgjerimi, ai befas u ndal në vitin 1071 në Betejën e Manzikertit. Kjo e fundit e çoi perandorinë në një rënie dramatike. Disa shekuj grindjeje të brendshme dhe pushtimet e turqve I shtruan rrugën perandorit Aleksi I Komneni për t’i kërkuar ndihmë perëndimit më 1095. [63] Perëndimi iu përgjigj me anë të Kryqëzatave përfundimisht duke rezultuar në Plaçkitjen e Kostandinopojës nga vetë pjesëmarrësit e Kryqëzatës së Katërt. Pushtimi i Kostandinopojës më 1204-ën do të shihte copëzimin e atyre pak tokave që i kishin mbetur perandorisë në gjendjet e mëvonshme, fitorja e fundit e të cilës ishte ajo e Nikesë. [67] Pas rimarrjes së Kostandinopojës nga forcat perandorake, perandoria nuk ishte gjë tjetër veçse pak më I madh se një shtet grek I përqendruar në brigjet e Egjeut. Perandorisë Lindore I erdhi fundi kur Mehmeti II pushtoi [[Stambolli|Kostandinopojën]] më 29 Maj 1453. [68]
 
== Shiko edhe ==