[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Faqe e re: Basil II (Greqisht: Βασίλειος Β΄, Basileios II; 958 – 15 Dhjetorë 1025) ishte një perandorë i Bizantit nga dinastia e Makedonëve i cili sundoi nga 10 Janari 976 deri m...
 
No edit summary
Rreshti 1:
'''Basil II''' (Greqisht: Βασίλειος Β΄, Basileios II; 958 – 15 Dhjetorë 1025) ishte një perandorë i Bizantit nga dinastia e Makedonëve i cili sundoi nga 10 Janari 976 deri më 15 Dhjetorë 1025. Në kohën e vetë ishte i njohur si Basil Porphyrogenituesi dhe si Basili i Riu, për të veçuar atë nga Basili I Makedoni.
Vitet e para të regjimit të tij ishin të dominuar nga luftërat civile kundër gjeneralëve të fuqishëm të aristokracisë Anadolliane. Pas nënshtrimit të tyre Basili filloi të stabilizonte dhe të zgjeronte kufiret lindore, kurse në perëndim ishte i fokusuar veçanërisht në nënshtrimin e Bullgarëve, armiqtë më të mëdhenjë të Perandorisë. Për luften e tij ndaj Bullgarëve u bë i njohur edhe si "Vrasësi i Bullgarëve" (Greqisht: Βουλγαροκτόνος, Boulgaroktonos). Pak para vdekjes së tij Bizanti kishte një shtrirje prej Italisë së Jugut gjerë në Kaukaz, dhe prej Danubit deri te kufijtë e Palestinës; s'kishte pasur zgjerim më të madh territorial Perandoria që prej katër shekujve.
Pavarësisht prej luftës konstante që mbretëronte asokohe Basili e tregoi vetën si administrues i shkëlqyeshëm, duke zvogëluar fuqinë e familjeve të mëdha që ishin pronarë të tokave të shumta të cilët dominonin administratën dhe ushtrinë e perandorisë. Një tjetër lëvizje e tij e cila do të ishte me rëndësi afatëgjate ishte Martesa e motrës së tij Anës me Vladimir I të Kievit, në ndërrim me mbështetje ushtarake, e cila rezultoi me konvertimin e Rusëve në fenë e krishterë dhe inkorporimin e tyre në traditën kulturore dhe religjioze.