Masonëria e Lirë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 50:
 
== Parimet dhe Aktivitetet ==
Simboli i masonëve është një kompas i mbivendosur mbi një vizore. Në mes tyre zakonisht vendoset shkronja G, që mendohet se nënkupton fjalën GEOMETRY (Gjeometri), pasi masonët mendojnë se universi është krijuar në bazë të rregullave të përkryera të matematikës. Arkitekura është shumë e rëndësishme për ta. Masoneria nuk eshte fe edhe nuk ka lidhje me fete.Prandaj ne Llozhat masone nuk perdoret nje emer i vecant per Zotin. Te gjitha Llozhat Masonet Zotin e personifikojne duke perdorur termin "Qenia Supreme" ose "Krijuesi i Gjithesise". Masonët gjatë takimeve të tyre e sidomos gjatë pranimit të anëtarëve të rinj, kryejnë një sërë ritualesh, por ato ndryshojnë në varësi të lozhës. Megjithatë ato kanë të përbashkëta. P.sh. të gjithë ritualet masonike përdorin simbolizmin e arkitekturës mesjetare. Qëllimi i Masonërisë është "të ndryshojë njeriun dhe t'a afrojë me Zotin, duke e dërguar nga një gjendje e ulët mendore dhe shpirtërore drejt një gjendje më të lartë në shërbim të njerëzimit". Masonëria beson tek Zoti, të cilin e quan Arkitekti Suprem i Universit. LMBA iu kërkon anëtarëve të saj të besojnë patjetër tek një zot, kurse për OMF, nuk është problem nëse një anëtar i ri i saj është ateist i deklaruar. Masonët përdorin gjeste dhe shenja për të dalluar njëri-tjetrin. Kjo ka ngritur shumë akuza ndaj tyre, pasi në institucone të ndryshme masonët favorizojnë njëri-tjetrin duke u njohur nga shenjat. Masoni mund të deklarojë publikisht anëtarësinë e tij në organizatë, por nuk mud të bëjë të ditur emrat e "vëllezërve" të tij. Gjithashtu ai nuk mund të tregojë se çfarë ndodh apo çfarë bisedohet brenda në lozhë. Masonëria nuk rekruton anëtarë të rinj. Çdo njeri që mendon se ka kapacitete për të qenë një mason, mund të kërkojë të anëtarësohet. Ai duhet të vijë me dëshirën e tij në vëllazëri, të moral dhe reputacion të mirë, të besojë në Qënien Supreme (ZOTI), të jetë mbi 18 deri në 25 vjeç, në varësi të lozhës. Njerëzit e të gjitha besimeve dhe racave pranohen në organizatë. Në lozha ndalohen bisedat mbi politikën.
Masonëria nuk i pranon gratë, por ka krijuar organizata ndihmëse që kanë vetëm anëtare gra, ku më i njohuri është Ylli Lindor. Masonëria kryen edhe shumë aktivitete bamirësie, sidomos për fëmijët në nevojë.