[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Faqe e re: '''Saldimi''' është një proces i bashkimit të materialeve, zakonisht metale ose thermoplastikë. Ky realizohet shpesh nga shkrirja copave të materialit duke shtuar një material m...
 
No edit summary
Rreshti 16:
====Proceset e saldimit me hark====
Një nga llojet më të zakonshme të saldimit me hark është sadimi me hark nën flus. Rryma elektrike përdoret për të arritur një hark midis materialit bazë dhe shufrës së elektrodës së konsumueshme, e cila është e përbërë nga materiali mbushës (zakonisht çelik) dhe është e mbuluar me një flus që mbron zonën e saldimit nga oksidimi dhe ndotja. Pjesa qendrore e elektrodës vepron si material mbushës, duke e bërë një tel mbushës të veçantë, të panevojshëm.
[[File:SMAW area diagram.svg|thumb|300px230px|Diagrama e saldimit me hark me gaznën mbrojtësflus<br />
1. Veshja me flus<br />
Rreshti 29:
 
Saldimi me hark me gaz inert, (MIG), është një proces gjysmë-automatik ose automatik që përdor një ushqim teli të vazhdueshëm si elektrodë dhe një përzierje gazi inert ose gjysmë inert për të mbrojtur saldimin nga ndotja.
 
Saldim me elektrodë volframi dhe gas inert (TIG) është një proces saldimi me dorë që përdor një elektrodë volframi të pakonsumueshme, një përzierje gazesh inertë apo gjysëm inertë dhe një material të veçantë mbushës. Ky proces që përdoret veçanërisht për saldim të materialeve të hollë, karakterizohet nga një hark i qëndrueshëm dhe saldim me cilësi të lartë, por kërkon aftësi profesionale të lartë të saldatorit dhe mund të realizohet vetëm me shpejtësi relativisht të ulët.
 
Ky proces saldimi mund të përdoret në pothuajse të gjitha metalet e saldueshëm, edhe pse ai aplikohet më shpesh në çelikun inoks dhe metalet e lehta. Ai përdoret shpesh kur cilësia e saldimit është tepër e rëndësishme, si në biçikleta, avionë dhe mjete detare.
 
===Saldimi me gaz===
Procesi më i zakonshëm i saldimit me gaz është saldimi me oksigjen, i njohur gjithashtu si saldim me oksiacetilen. Ky është një nga proceset më të vjetra dhe më të gjithanshëm të saldimit, por në vitet e fundit ai është bërë më pak i përdorshëm në aplikime industriale. Ai përdoret ende gjerësisht për tuba.
 
Pajisja është relativisht e lirë dhe e thjeshtë, që realizom në përgjithësi djegien e acetilenit në oksigjen për të prodhuar një flakë me temperaturë prej rreth 3100°C. Ngaqë flaka është më pak i përqendruar se një hark elektrik, ftohja e saldimit është e ngadalshme, gjë që mund të çojë në strese më të mëdha të mbetura dhe deformim nga saldimi.