Beteja e Kosovës: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 12:
Në Shqipëri u krijua kështu një situatë e rëndë në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Vendi pësoi një copëzim të madh politik. Prijësit e shumtë shqiptarë, duke qenë ushtarakisht të pafuqishëm, përgjithësisht hynë në vasalitetin e sulltanëve dhe nxituan të lidheshin më vende të tjera. Duke përfituar nga një situatë e tillë dhe në marrëveshje me prijësit vendas ose edhe më presion, Venediku arriti t’u merrte atyre qytetet bregdetare, që nga gjiri i Kotorrit, e deri në atë të Artës, si Buduan, Tivarin, Ulqinin, Shkodrën (bashkë me rrethinat e saj, Drishtin e Dejën), Lezhën, Durrësin, Butrintin, Pargën etj., që ishin edhe qendra shumë të rëndësishme tregtare e shkëmbimi me viset e brendshme të vendit.
Pas disfatës që pësoi ushtria e sulltan Bajazitit në betejën e Ankarasë më 1403 prej trupave mongole të Timurlengut, përkohësisht zotërinjtë shqiptarë i forcuan pozitat e tyre dhe në jetën politike të vendit dolën në plan të parë familje të tilla si Balshajt, Gojçinët (Çernojeviçët), Dukagjinët, Zahariajt, Spanët, Stres-BakshajtBalshajt, në Shqipërinë e Veriut; Kastriotët, Topiajt, Arianitët, Muzakajt e Gropajt, në SshqipërinëShqipërinë Qendrore; Shpatajt, Zenebishët; në Shqipërinë e Jugut etj. Sapo erdhi në pushtet sulltan Mehmeti I (1413-1421) mori masa energjike për rivendosjen e zgjerimin e pushtimit osman dhe gjatë viteve 1415-1417 ushtritë e tij pushtuan njërën pas tjetrës kështjellat e rëndësishme, si Krujën, Beratin, Kaninën e Gjirokastrën.
 
== Citat ==