[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 38:
Procesi më i zakonshëm i saldimit me gaz është saldimi me oksigjen, i njohur gjithashtu si saldim me oksiacetilen. Ky është një nga proceset më të vjetra dhe më të gjithanshëm të saldimit, por në vitet e fundit ai është bërë më pak i përdorshëm në aplikime industriale. Ai përdoret ende gjerësisht për tuba.
 
Pajisja është relativisht e lirë dhe e thjeshtë, që realizom në përgjithësi djegien e acetilenit në oksigjen për të prodhuar një flakë me temperaturë prej rreth 3100°C. Ngaqë flaka është më pak ie përqendruar se një hark elektrik, ftohja e saldimit është e ngadalshme, gjë që mund të çojë në strese më të mëdha të mbetura dhe deformim nga saldimi.
 
===Saldimi me rezistencë===
Saldimi me rezistencë përfshin prodhimin e nxehtësisë duke kaluar rrymën nëpër rezistencën e shkaktuar nga kontakti ndërmjet dy apo me shumë sipërfaqeve metalike. Banjoja e saldimit formohet si rezultat i rrymës së lartë (1000-100 000 A) të kaluar nëpër metal. Në përgjithësi, metodat e saldimit me rezistencë janë efikase dhe shkaktojnë pak ndotje, por kërkesat e tyre janë disi të kufizuara dhe kostoja e pajisjeve mund të jenë të larta.
 
====Saldimi me kontakt me pika====
Saldimi me kontakt me pika është një metodë e përhapur e saldimit me rezistencë që përdoret për saldimin e fletëve metalike me trashësi deri në 3mm të vendosura njëra mbi tjetrën.
Saldimi me kontakt me pika është një metodë e përhapur e saldimit me rezistencë që përdoret për saldimin e fletëve metalike me trashësi deri në 3mm të vendosura njëra mbi tjetrën. Fletët metalike të vendosura njera mbi tjetrën kapen midis dy elektrodave dhe nëpër to kalon rryma elektrike e lartë. [[Figura:Spot welder.miller.triddle.jpg|thumb|left|230px|Një pjisje për saldimin me kontakt me pika]] Përparësitë e kësaj metode janë përdorimi efikas i energjisë, deformim i kufizuar pjesëve që saldohen, norma e lartë e prodhimit, automatizimi lehtë, dhe nuk ka nevojë për material mbushës. Forca e saldimit është dukshëm më e ulët se sa me metodat e tjera të saldimit, duke e bërë procesin të përshtatshme vetëm për aplikime të caktuara. Kjo metodë përdoret gjerësisht në industrinë e ndërtimit të makinave. Makinat e zakonshme mund të ketë disa mijëra pika saldimi bëra nga robotë industrialë. Një proces i specializuar, i quajtur saldim me goditje, përdoret për saldimin me kontakt me pika të çelikut inoks.
 
====Saldimi me kontakt me tegel====
Ashtu si saldimi me kontakt me pika, saldimi me kontakt me tegel realizohet me dy elektroda që udhtrojnë presion dhe rrymë elektrike për të salduar fletët metalike. Megjithatë, në vend të elektrodave në formë shufre me majë përdoren elektroda në formë rrotëze që rrotullohen gjatë ushtrimit të presionit dhe rrymës mbi fletët që saldohen duke krijuar një tegel saldimi të pandërprerë workpiece, duke e bërë të mundur për të bërë saldimet gjata të vazhdueshme. Në të kaluarën, ky proces përdorej në prodhimin e kanaçeve të pijeve të ndryshme, por tani ky lloj sldimi është më i kufizuar. Metoda të tjera përfshijnë '''saldimin me kontakt kokë më kokë''', '''saldimin flash''', '''saldimin me projektim'''.
 
==Cilësia e saldimit==
Shumë faktorë të veçantë ndikojnë në forcën e saldimit dhe materialeve rreth tij, si metoda saldimit, sasia dhe përqendrimi i energjisë së përdorur, saldueshmeria e materialit bazë, materiali mbushës, materiali flus, forma e vendit të saldimit, dhe bashkëveprimi midis gjithë këtyre faktorëve. Për të testuar cilësinë e një saldimi përdoren metoda shkatërruese ose joshkatërruese të cilat verifikojnë nëse saldimet janë pa defekte, kanë nivele të pranueshme të tensioneve të mbetura dhe deformimeve, kanë veti të pranueshme të zonës së prekur nga nxehtësia. Llojet e defekteve të saldimit përfshijnë çarje, shtrembërim, depërtim të gazrave (porozitet), depërtim të materialeve jometalike, shkrirje jo e duhur, thellësi jo e plotë. Për ti treguar saldstorëve teknikën e duhur saldimit dhe si të vlerësojnë cilësinë e saldimit përdoren kodet dhe specifikimet e saldimit. Metodat tilla si inspektimi me sy, me radiografi, me ultratinguj, me bojë depërtuese, me pluhur magnetik etj. mund të ndihmojnë në zbulimin dhe analizën e disa defekteve.
 
==Çështje të sigurisë==
Saldimi mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të dëmtojë shëndetin nëqoftëse nuk merren masat e duhura. Megjithatë, me përdorimin e teknologjisë së re dhe mbrojtjen e duhur, rreziqet e lëndimit dhe vdekjes nga saldimi janë reduktuar në masë të madhe. Procedurat e saldimit përfshijnë një hark të hapur elektrik ose flakë dhe kjo bën që rreziku i djegies dhe zjarrit është i madh. Për të parandaluar dëmtimet, saldatorët përdorin pajisje personale mbrojtëse në formën e dorashkave prej lëkure dhe xhaketa mbrojtëse me mëngë të gjata për të shmangur ekspozimin ndaj nxehtësisë ekstreme dhe flakës. Përveç kësaj, drita e fortë e saldimit çon në një gjendje në të cilën rrezet ultravioletë shkaktojnë inflamacion të kornesë dhe mund të djegin retinën e syve. Për të shmangur këtë përdoren syza dhe maska saldimi me xhama të errët që pengojnë depërtimin e rrezeve ultravioletë. Që nga viti 2000, disa maska kanë një pllakë të tillë që në errësohet menjëherë sapo ekspozohet në dritë të fortë. Për të mbrojtur njerëzit rrotull, zona e saldimit është e rrethuar shpesh me perde tejdukshme saldimi.
 
Saldatorët janë të ekspozuar shpesh ndaj gazrave dhe grimcave të rrezikshme. Proceset si saldimi me hark nën flus prodhojnë tymra që përmbajnë grimca të llojeve të ndryshme të oksideve. Madhësia e grimcave në fjalë ka tendencë për të ndikuar në toksicitetin e tymit, ku grimcat më të vogla paraqitin një rrezik më të madh. Tymi dhe gazrat, të tilla si dioksidi i karbonit, ozonit, dhe tymrat që përmbajnë metale të rënda, mund të jenë të rrezikshme për saldatorët kur mungon ventilimi i duhur dhe trajnimi. P.sh. ekspozimi ndaj tymit të saldimit të manganit, edhe në nivele të ulëta (<0.2 mg/m3), mund të çojë në probleme neurologjike ose në dëmtim të mushkërisë, mëlçisë, veshkave, apo sistemit nervor qendror.
 
[[Kategoria:Përpunimi i metaleve]]