Abdyl Frashëri: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
No edit summary
Rreshti 14:
{{Leter Tabela Fund}}
 
'''Abdyl Frashëri''' lindi në vitin [[1839]] në fshatin [[Frashëri|Frashër]] te Permetit, [[Shqipëria|Shqipëri]] dhe vdiq më [[23 tetor]] të vitit [[1892]] në [[Stambolli|Stamboll]], [[Turqia|Turqi]] ishte patriot demokrat i shquar, një nga ideologët përparimtarë të [[Rilindja Kombëtare|Rilindjes Kombëtare]] dhe një nga udhëheqësit kryesorë të [[Lidhja e Prizrenit|Lidhjes Shqiptare të Prizrenit]], Hero i Popullit.
 
Lindi në Frashër (Përmet) në familjen e një [[përdoruesi:Robi I Allahut/Arkiva/Spahi|spahiu]] të vogël të deklasuar; vëllai i madh i [[Naim Frashëri]]t dhe [[Sami Frashëri]]t, fis Dakollarësh nga [[Familja Frashëri|Dera e madhe Frashëri]]. Abdyl Frashëri e kaloi pjesën e parë të jetës në fshatin e lindjes deri në moshën 18-vjeçare kur u vendos për nevoja pune në [[Janina|Janinë]]. U shqua si personalitet politik qysh më [[1877]], sapo u duk se [[Kriza Lindore]] po rrezikonte trojet shqiptare. Si kryetar i [[Komiteti i Janinës|Komitetit Shqiptar të Janinës]] që u formua po atë vit, hartoi projektin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë me anën e kryengritjes çlirimtare antiosmane. Por shpresat e tij se idenë e shtetit shqiptar do ta përkrahnin rivalët e Perandorisë Ruse, të cilët nuk e dëshironin supremacinë e saj në Gadishullin Ballkanik, nuk u realizuan. Bisedimet që zhvilloi me përfaqësuesit e Greqisë në korrik dhe në dhjetor 1877, për një aleancë politike dhe ushtarake shqiptaro-greke kundër Perandorisë Osmane dështuan gjithashtu mbasi as [[Athina]] nuk e pranoi idenë e një Shqipërie të Pavarur në kufijtë e saj etnikë.