[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
{{për përmirësim}}
 
'''Lec Shllaku''' u lind më [[3 nëntor]] [[1921]] në qytetin e [[Shkodra|Shkodrës]].origjina ene tijdukagjin eshte nga dukagjini.]] [[Shkolla|Shkollën]] fillore e kreu në “Shkollën Fretnore” dhe të mesmen në gjimnazin “Illyricum”, si kolegjial. Klasën e fundit dhe maturën e merr në shkollën “[[28 Nëntor]]i”. Më pas përfundon shkëlqyeshëm institutin 2-vjeçar dhe studimet e larta në [[Universiteti i Tiranës|Universitetin e Tiranës]] në degën Gjuhë-Letërsi.
 
Ai punoi dy vjet në [[Tiranë]] në Teatrin Qendror të Ushtrisë e më vonë si regjisor në Shkodër. Në vitin [[1962]] hapi dhe drejtoi [[teatri]]n profesionist “Skampa” të [[Elbasan]]it. Aty qëndroi për 10 vjet. Vuri në skenë [[drama]]t : “Linda”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, “I pesti u zu gjallë”, “Udha e gjatë”, “Udha e zavalinajve”, “Firmat e vogla”, “[[Skënderbeu]]”, “Shqetësimet e [[Sokrati]]t”, “Rrethimi i Bardhë”, etj. Përveç skenës teatrore, ku dha ndihmesë si regjisor dhe dramaturg, Leci interpretoi në shumë [[film]]a [[arti]]stike si tek “Skënderbeu”, “Para agimit”, “Plumba Perandorit”, “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Qortimet e vjeshtës”, “Larg barbarëve”, “Yjet e netëve të gjata” etj. La mjaft [[vepra]], dorëshkrime, punime artistike, romane, tregime, [[novela]], monografi, kujtime. Në pesë vitet e fundit të jetës botoi 7 [[Libri|libra]], ndër të cilët librin me përshtypje udhëtimi : “Dy hapa në Perëndim”, i cili është botuar në [[italisht]] dhe [[greqisht]]. Për kontributin dhe vlerat që dha, Lec Shllakut i është akordua titulli “Artist i Popullit” dhe, së fundi, nga Bashkia e Elbasanit titulli “Qytetar Nderi”.