[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 26:
 
== Historia ==
Mamurrasi është një qytet me rreth 20.000 banorë. Ndodhet midis Laçit dhe Fushë-Krujës, e rreth 3530 km në veri të kryeqytetit Tiranë. Përmendet qysh në Mesjetë me emrin Mamur nga kronikanë osmanë. Në Mesjetë bënte pjesë në principatat e Topiajve dhe Kastriotëve.
 
Mamurrasi, historikisht krahinë rurale, u themelua si qendër urbane vetëm pas Luftës së Dytë Botërore nga qeveria komuniste e Tiranës. Popullsia e Mamurrasit është e përzier për nga prejardhja, sepse duke filluar nga vitet '20 në Mamurras u vendosën familje të shpërngulura nga Mati, Dibra, Kukësi, Midrita, Malsia e Shkodrës, Tropoja dhe Kosova. Mbas Luftës së Dytë Botërore në Mamurras u vendosën edhe familje nga Skrapari, Korça, Gjirokastra, dhe rralle ndonjë nga Mallakastra e Vlora.