Mesxhidi Aksa: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 10:
 
Për shekuj, ''al-Masjid al-Aqsa'' i referohej jo vetëm xhamisë, por edhe të githë faltores së shenjtë, ndërsa ''al-Jami' al-Aqsa'' i referohe vendit të vençantë të xhamisë. Kjo ndryshoi gjatë periudhës së [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]] (rreth fillimit të shekullit 16 deri më 1918) kur kompleksi i faltores u bë i njohur si ''al Haram ash-Sharif'', që në shqip do të thotë "Faltorja Fisnike".
 
== Arkitektura ==
Xhamia Al Aksa dhe rrethina e saj marrin një sipërfaqe prej 144,000 metra katror, ndërtesa e xhamisë ka vetëm 35,000 metra katror dhe mund të mbaj deri në 5,000 besimtarë. Është 83 metra e gjatë dhe 56 metra e gjërë.
 
=== Kupola ===
[[File:Israel-2007-Jerusalem-Temple_Mount-Al-Aqsa_Mosque_01.jpg|right|thumb|
Kupola e ngjyrosur me ngjyrë argjendi është e ndërturar prej fletëve të plumbit.
]]
 
Në krahasim me [[Kupola e Shkëmbit|Kupolën e Shkëmbit]], e cila është e ndërtuar sipas stilit klasik Bizantin, Xhamia Al Aksa është e ndërtuar sipas [[Arkitektura Islame|arkitekturës Islame]] të hershme. Asgjë nuk ka mbetura nga kupola origjinale e ndërtuar nga Abd al-Maliku. Kupola e sotme është ndërtuar nga az-Zahiri dhe është ndërtuar nga duri dhe fleta plumbi. Në vitin 1969, kupola është rikonstruktuar me beton dhe është mbuluar me [[Alumini|aluminum]]. Në vitin 1983, alumini u zëvendësua me plumb, sipas dizajnit origjinal të az-Zahirit.
 
Kupola e Al Aksës është një nga të paktat kupola e cila është e ndërtuar përpara ''mihrab'' gjatë periudhës së Umajjadëve dhe Abbasidëve, të ngjajshme me këtë është edhe Xhamia e Umajjadëve në [[Damasku|Damask]] dhe Xhamia e Madhe në Sousse. Mosque at [[Sousse]] (850).
 
=== Minaretë ===
[[File:Israel-2013-Jerusalem-Temple_Mount-Al-Fakhariyya_Minaret.jpg|thumb|
Minareja al-Fakhariyya është e para nga katër minaretë e Xhamisë Al Aksa, e ndërtuar në vitin 1278.
]]
Xhamia ka katër [[Minareja|minare]] në pjesën jugore, veriore dhe perëndimore. Minareja e parë, e njohur si Minareja al-Fakhariyya, është ndërtuar më 1278 në cepin jugperëndimor të xhamisë, nën urdhërin e sulltanit mamluk Lajinit. Është emëruar sipas Fakhr al-Din al-Khalilit, babait të al-Din Abd al-Rahmanit i cili ka mbikëqyrur ndërtimin e ndërtesës. Është ndërtuar në stilin tradicional sirian, me një bazë katror.
 
[[File:Ghawanima_Minaret-Aqsa.JPG|left|thumb|
Minareja Ghawanima, 1900
]]
 
E dyta, e njohur si Minareja Ghawanima, është ndërtuar në cepin veriperëndimor të Faltores së Shenjtë në vitin 1297-98 nga arkitekti Qadi Sharaf al-Din al-Khalili, nën urdhërat e Sulltan Lajinit. Është minareja më e gjatë e Faltores së Shenjtë. Është pothuajse plotësisht e ndërtuar nga guri, përveç ballkonit të muezinit. Për shkak të strukturës së fortë kjo minare ka qenë pothuajse e paprekëshme nga termetët.
 
Në vitin 1329, Tankizi, governeri mamluk i Sirisë, urdhëroi të ndërtohet në minare e tretë e quajtur Minareja Bab al-Silsila e cila gjendet në kufirin perëndimor të Xhamisë Al Aksa. Është e ndërtuar sipas sitilit sirian dhe me gurë. Që nga shekulli i 16-të, ka qenë traditë që muezini më i mirë ta thërras [[Ezani|ezanin]] nga kjo minare.
 
Minareja e fundit është ndërtuar më 1367, dhe është e njohur si Minareja al-Asbat. Është rindërtuar pas termetit të vitit 1927.
 
Asnjë minare nuk gjendet në pjesën lindore të xhamisë. Gjithsesi, në vitin 2006, Mbreti Abdullahu i II i Jordanit tregoi sa ka synim të ndërtoj në minare që shikon Malin e Ullinjëve. Minareja e Mbretit Husein është planifikuar që të jetë struktura më e lartë e Qytetit të Vjetër të [[Jeruzalemi|Jeruzalemit]].
 
=== Fasada ===
[[File:Al-Aqsa05.JPG|thumb|
The facade of the mosque. It was constructed by the [[Fatimid]]s, then expanded by the [[Crusades|Crusader]]s, the [[Ayyubid]]s and the Mamluks
]]
 
Fasada e xhamisë ëshrë ndërtuar më 1065 nën urdhërat e Kalifit fatimid al-Mustansirit. Ajo u kurorëzua me një parmak të përbërë nga arkada dhe kolona të vogla. [[Kryqtarët]] e dëmtuan fasadën gjatë peruidhës së sundimit të tyrë në Palestinë, por u restaurua dhe u rinovua nag Ajjubidët.
 
== Rëndësia fetare në Islam ==
Në Islam, termi "Xhamia Al Aksa" i referohet Faltorës së Shenjtë. Xhamia besohet së është vendi i dytë për namaz i ndërtuar pas [[Xhamia e Shenjtë|Xhamisë së Shenjtë]] në [[Meka|Mekë]]. Dijetarët Islamik tradicionalisht e indentifikojnë xhaminë si vendin që referohet në [[Israja dhe Miraxhi|suren al-Isra]].
 
=== Isra and Miraxhi ===
Bazuar në Kuran dhe traditën Islame, Xhamia Al Aksa është vendi ku [[Muhammedi]] ka qenë gjatë Udhëtimin e Natës i hipur mbi Burkanë, i cili e ka marrë Muhammedin prej Mekës për në Al Aksë.
 
=== Statusi fetar ===
Jeruzalemi është i njohur në Islam si vend i shenjtë. Disa ajete të Kuranit i referohen Jeruzalemit. Jeruzalem është i përmendur shumë herë në [[Hadith|hadithe]].
 
Disa shkrime mesjetare, si dhe politika moderne, e klasifikon Al Aksën si vendin e tretë më të shenjtë në Islam. Si përshembull, Bukariu citon Abu Dardën duke thënë: "Pejgamberi i Zotit Muhammedi ka thëne se një namaz në [[Xhaminë e Shenjtë]] (në Mekë) vlen sa 100,000 namaze; një namaz në [[Xhamia e Profetit|xhaminë time]] (në Medinë) vlen 10,000 namaze; dhe një namaz në Xhaminë Al Aksa vlen 1,000 namaze", më shumë se në çdo xhami tjetër. Në shtesë, [[Organizata e Bashkëpunimit Islamik]], i referohet Xhamisë Al Aksa si vend i tretë më i shnjtë në Islam (dhe i bën thirrje për suvernitet Arab mbi të).
 
== Shiko dhe ==