Ndryshimi mes inspektimeve të "Mesxhidi Aksa"

10 bytes removed ,  6 vjet më parë
v
Në krahasim me [[Kupola e Shkëmbit|Kupolën e Shkëmbit]], e cila është e ndërtuar sipas stilit klasik Bizantin, Xhamia Al Aksa është e ndërtuar sipas [[Arkitektura Islame|arkitekturës Islame]] të hershme. Asgjë nuk ka mbetura nga kupola origjinale e ndërtuar nga Abd al-Maliku. Kupola e sotme është ndërtuar nga az-Zahiri dhe është ndërtuar nga duri dhe fleta plumbi. Në vitin 1969, kupola është rikonstruktuar me beton dhe është mbuluar me [[Alumini|aluminum]]. Në vitin 1983, alumini u zëvendësua me plumb, sipas dizajnit origjinal të az-Zahirit.
 
Kupola e Al Aksës është një nga të paktat kupola e cila është e ndërtuar përpara ''mihrab'' gjatë periudhës së Umajjadëve dhe Abbasidëve, të ngjajshme me këtë është edhe Xhamia e Umajjadëve në [[Damasku|Damask]] dhe Xhamia e Madhe në Sousse. Mosque at [[Sousse]] (850).
 
=== Minaretë ===
Jeruzalemi është i njohur në Islam si vend i shenjtë. Disa ajete të Kuranit i referohen Jeruzalemit. Jeruzalem është i përmendur shumë herë në [[Hadith|hadithe]].
 
Disa shkrime mesjetare, si dhe politika moderne, e klasifikon Al Aksën si vendin e tretë më të shenjtë në Islam. Si përshembull, Bukariu citon Abu Dardën duke thënë: "Pejgamberi i Zotit Muhammedi ka thëne se një namaz në [[Xhamia e Shenjtë|Xhaminë e Shenjtë]] (në Mekë) vlen sa 100,000 namaze; një namaz në [[Xhamia e Profetit|xhaminë time]] (në Medinë) vlen 10,000 namaze; dhe një namaz në Xhaminë Al Aksa vlen 1,000 namaze", më shumë se në çdo xhami tjetër. Në shtesë, [[Organizata e Bashkëpunimit Islamik]], i referohet Xhamisë Al Aksa si vend i tretë më i shnjtë në Islam (dhe i bën thirrje për suvernitet Arab mbi të).
 
== Shiko dhe ==