Jürgen Habermas: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 5:
Jürgen Habermas studjoi filozofi,histori,psikollogji,letërsinë gjermane dhe ekonomi në universitetet e Goting-ës,Zyrih-ut dhe Bonn-it.Nicolai Hartmann, Wilhelm Keller, Theodor Litt, Johannes Thyssen, Hermann Wein, Erich Rothacker y Oskar Becker qenë disa nga profesorët e tij gjatë perjudhës së diplomomit.Në vitin 1954,nën kujdesin e dy akademikëve të fundit të cituar,mbrojti tezën e doktoraturës në Bonn me temën "Absolutja në Histori: mbi mospërputhjet në mendimin e Scheling-ut", që dhe sot e ksaj dite ngelet e pabotuar.Ndër kolegët e tij të studimit lidhi miqësi me Karl-Otto Apel e cila u shndërrua dhe në një marëdhënie intelektuale tepër frutdhënëse dhe jetëgjatë pasi ajo vazhdon edhe sot.
 
Fillimi i dukshmërisë së Habermas filloi me artikullin e tij të parë të publikuar vitin 1953 dhe bëhej fjalë për recensionin kritik mbi veprën e Heidegger,"Qasje në Metafizikë" ai i dha titullin domethënës:"Të mendosh me Heidegger-in kundër Heidegger-it"(Mit Heidegger gegen Heidegger denken).Në vitet që ndoqën ai siguroi të ardhurat falë bashkëpunimeve me shtypin.
 
Gjatë viteve 1956-1959 ai qe ndihmës dhe bashkëpunues me Adorno në Institutin e Kërkimeve Shoqërore të Frankfurtit. Në 1961 mbrojti në Marburg(nën drejtimin e Wolfgang Abendroth)shkrimin e kualifikimit, të përqëndruar mbi shndërrimet rrënjësore të nocjonit të "sferës publike"(Öffentlichkeit)në rrjedhën e historisë europjane të tre shekujve të fundit.Në vitet 1964-1971 u punësua si akademik në Universitetin e Frankfurt-it, duke u kthyer në një ndër përfaqësuesit kryesorë të brezit të dytë të Teorisë Kritike. Më 1968 botoi "Njohje dhe leverdi" vepër kjo që i pruri një projektim të gjerë ndërkombëtar.