Shëndeti publik: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 9:
Shëndeti është një aspekt shumë i rëndësishëm i jetës njerëzore. Madje, në mënyrë disi filozofike, shpeshherë njerëzit i referohen konceptit të shëndetit si “një qëllim më vete i ekzistencës”.
 
Në njëfarë mënyre, shëndeti ose, mungesa e tij, janë terma të pranishëm pothuajse në të gjitha kontekstet apo dimensionet e ekzistencës së shoqërisë njerëzore.
 
Kjo është veçanërisht e vërtetë për “mirëqenien fizike” të organizmit, së cilës njerëzit i referohen pothuajse çdo ditë në biseda me njëri-tjetrin.
 
Diskutimet rreth komponentëve të tjerë të shëndetit, siç është p.sh. “mirëqenia shpirtërore” apo, “emocionale”, janë më shumë të kufizuara në mjedise intime, apo në grupe të një besimi fetar të caktuar.
 
Problemet e shëndetit mendor janë akoma edhe më shumë të kufizuara në mjedise tepër intime, për vetë karakterin sensitiv të sëmundjeve apo çrregullimeve që lidhen me sferën psiko-emocionale.
 
Sidoqoftë, gjatë jetës së përditshme njerëzit i referohen herë pas here një apo disa komponentëve të shëndetit të tyre në situata dhe në kontekste të ndryshme, duke e konsideruar atë (shëndetin) si kapitalin më të çmuar në jetë.