[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 57:
Në verën e vitit 2007, ai u transferua tek skuadra ukrainase [[Kryvbas Kryvyi Rih]] ku qëndroi vetëm 1 sezon duke luajtur 18 ndeshje. Ai debutoi për skuadrën më 22 Shtator 2007 në ndeshjen kundër [[FC Hoverla Uzhhorod|Hoverla Uzhhorod]], [[Kryvbas Kryvyi Rih|Kryvbas Kryvyi]] fitoi ndeshjen me rezultatin 3–2. Në fund të sezonit, Hidi u vendos në listën e transferimeve dhe u largua në vitin 2008 tek skuadra qipriote [[Alki Larnaca F.C.|Alki Larnaca]]. Pasi luajti vetëm 12 ndeshje, më 3 Mars 2009, ai u rikthye tek [[Kryvbas Kryvyi Rih]] dhe firmosi një kontratë 3 vjeçare me 1 milion dollar në sezon. Gjatë vitit 2009, ai ishte titullar në skuadër, por në vitin 2010 e humbi vendin e titullarit.
 
Më 6 Korrik 2010, ai u rikthye në [[Shqipëria|atdhe]] për të firmosur me kampionët në fuqi [[KS Dinamo Tirana]]. Tek [[KS Dinamo Tirana|Dinamo]] ai nuk arriti të dhurojë ndonjë impakt duke luajtur vetëm 8 ndeshje dhe u largua që në merkaton e dimrit duke u transfruar tek skuadra qipriote [[Olympiakos Nicosia]]. Në vitin 2011, Hidi la [[Olympiakos Nicosia]] për tu transferuar tek klubi tjetër qipriot [[AEL Limassol]] ku luajti deri në vitin 2013, duke koleksionuar vetëm 5 ndeshje në kampionat. Në verën e vitit 2013, Hidi firmosi me [[Apollon Limassol]].
 
[[Kategoria:Lindje 1980]]