[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v vegla muzikore eshte klarineta dhe jo fyelli
vNo edit summary
Rreshti 1:
[[Figura:Laver Bariu.jpg|thumb|Bariu duke i [[fyelli|rënë ]]<nowiki/>klarinet[[fyelli|ë]]<nowiki/>s|276x276px]]
'''Laver Bariu''' lindi në [[Përmet]] më [[2 maj]] [[1929]], vdiq me 26 janar 2014. ËshtëIshte personalitet i shquar i muzikës popullore shqiptare si muziktar popullor me gërnetë dhe si këngëtar. Themelues dhe drejtues i Sazeve të Përmetit të njohura në gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj. Përpos asaj qe ishte një mjeshtër i pakontestuar i klarinetës, Lavër Bariu kishte edhe hobi astronominë dhe parapsikologjinë. Ai gjithashtu ka kontribuar në krijimin e disa këngëve të reja të estradës shqiptare, përfshi edhe këngët më të fundit të këngëtares shkupjane Tuna.
 
Ai tregoi që i vogël një dhunti natyrale për t'u marrë me veglat muzikore të thjeshta të cilat i sajonte vetë nga degët e pemëve apo edhe nga kallami i grurit etj. Pas largimit të familjes së tij në qytetin e Korçës në vitin 1935, Laverit iu krijua mundësia të dëgjonte shumë muziktarë të shquar popullorë për kohën, si Islami në gajde, e veçanërisht Feim Gajdexhiu, babai i shokut të tij të fëmijërisë, Skënderit. Rreth moshës 10 vjeçare ushtrohej në shtëpinë e tij me llautën e të atit, Bariut, dhe luante edhe në shumë vegla popullore, ndër to edhe në fyejt metalike që prodhoheshin dhe shiteshin në dyqanet e Korçës. Për herë të parë luan në gërnetë së bashku me të atin, i cili e shoqëronte me llautë vallen e “Dados”. Kthehet familjarisht në Përmet në fund të vitit 1944. Aty takohet me Usta Vangjel Leskovikun, pranë të cilit punoi me llautë për rreth 1 vit, ndërkohë që ushtrohej në gërnetë në mënyrë autodidakte. Pas largimit të Usta Vangjelit për në Vlorë, Usta Laveri organizon grupin e tij, me të cilin mori pjesë edhe në Festivalin e parë Folklorik Kombëtar, Tiranë 1952, në të cilin ai vlerësohet me çmimin e parë si instrumentist popullor. Më 1954 bën regjistrimin e këngës së parë me saze, më 1957 regjistrohet si saze nga ekspedita shqiptaro-gjermane e paskëtaj më 1966 regjistron në Radio-Tirana veç të tjerash edhe tri kaba përmetare me klarinetë, për ta vazhduar punën cilësore me sazet e tij për të gjithë kohën. Ka marrë pjesë në të gjitha festivalet folklorike lokale dhe ato kombëtare.