[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 30:
Studiues të ndryshëm të historisë së religjionit e ndërkohë dhe eksploratorë të mirënjohur në bashkësitë parake, e kanë hedhë poshtë katërcipërisht praninë e monoteizmit në fiset e egra; këtë "monoteizëm" e kanë quajtur të mbështetur në fakte të dhunuara, të keqinterpretuara. Etnologë të mirënjohur në botë si F. Grebner, P. Erenrah etj. theksojnë se për monoteizëm, për një Zot të Vetëm Suprem Krijues, në bashkësitë primitive as që duhet bërë fjalë; në to vërehen vetëm besime politeiste që nuk kanë lidhje aspak me ide të perëndisë supreme si i vetmi krijues. Studiuesi më klasik i historisë së religjionit, R. Pettazzoni, e ka quajtur teorinë e pranisë së monoteizmit në fiset e egra, "një mit shkencor i shekullitXX".
 
=== 6Gjashtë fazat e zhvillimit të besimi ===
Dijetari anglez J. Lebok (Lubbock) (1834-1913) i ka ndarë në 6 faza periudhat e zhvillimit të njerëzimit në përkatësi me idetë fetare.
* Në fazën e parë, më të lashtën, kanë sunduar ide ku mungon besimi, [[ateizmi]], pra mungesë e plotë e ideve fetare. Kjo nuk ka të bëjë aspak me ateizmin e sotëm, që në të vërtetë është kundërteizëm.