Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Tiranës: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Fakulteti i Shkencave të Natyrës''' është qendra kryesore në Shqipëri për përgatitjen e specialistëve të lartë në matematikë, fizikë, kimi, biologji dhe informatikë; ai është nga institucionet më të rëndësishme për përgatitjen e mësuesve për shkollat e mesme në këto disiplina.
 
Fakulteti i Shkencave të Natyrës përbëhet nga departamentet e Biologjisë (3 Seksione), Fizikës (4), Informatikës (1), Matematikës (5), Kimisë së Përgjithshme (4) dhe Kimisë Industriale (2). Pranë kryejnë aktivitetin e tyre edhe dy qendra studimore: Kopshti Botanik i Tiranës (KB) dhe Muzeu i Shkencave Natyrore (MShN), si dhe tri Qendra Kualifikimi të Mësuesve: për matematikë, për fizikë, dhe për biologji dhe kimi. Fakulteti ka një staf akademik të brendshëm prej mbi 125 punonjësish, prej të cilëve mbi rreth 70 profesorë ose profesorë shoqërues. Ai drejtohet nga Dekani, i zgjedhur nga Këshilli i Fakultetit, i cili zgjidhet nga bashkësia e punonjësve akademikë dhe e studentëve.
 
Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës studiojnë çdo vit mbi 2.600 studentë, rreth 2.250 prej të cilëve në kohë normale.<br />