[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 3:
Aty nga fillimi i vitit 1930, Petroja ( i ati) dhe Vasili mundën të gjenin një shtëpi dhe morën edhe familjen e u vendosën përgjithmonë në mjedisin e kryeqytetit. Shokë të tij u bënë punëtorët, çirakët, furrtarët, elektriçistët, marangozët, të gjithë të shtypurit e të shfrytëzuarit e regjimit antipopullor të Zogut.
Në verë të vitit 1931, Vasil Shantoja bënte pjesë në celulën e parë që ngritën në Tiranë militant i shquar Ali Kelmendi me Asim Vokshin.
 
në vitin 1937 në Shkodër e Tiranë u formuan Komitetet Qarkore. Vasil Shanto u zgjodh sekretar i degës së Tiranës. Në kryesi të kësaj dege bënte pjesë edhe Qemal Stafa.
Me punën e Vasilit u ngrit e filloi të punojë në Shkodër baza e teknikës së GKSH.
Në fund të dhjetorit 1938, qeveria e Zogut arrestoi shumicën e anëtarëve të GKSH, ndër ta edhe Vasil Shanton. Në shkurt të vitit 1939 u organizua gjyqi ku 56 të pandehur akuzoheshin së donin të rrëzonin regjimin. Aty spikati qëndrimi burrëror i Vasilit dhe i Qemalit. Në këtë gjyq Vasili mori dënimin më të rëndë, 10 vjet burgim. Nga burgu në një fshat të Beratit, ai bashkë me të burgosurit e tjerë politikë, u kërkonin autoriteteve qeveritare të shkonin në front për të mbrojtur atdheun pasi Italia fashiste kishte sulmuar Shqipërinë. Të burgosurit shpërthyen burgun dhe u arratisën në drejtime të ndryshme për t’i shpëtuar ndjekjeve të armikut. Gjendja e rëndë që u krijua pas pushtimit fashist të vendit, e vuri Vasilin me shokët e tij përpara detyrash të reja.
Duke qenë të dy bashkë në krye të GKSH për degën e Tiranës, Vasil Shanto e Qemal Stafa nisën të organizojnë qëndresën kundër pushtimit fashist. Vasili bie në sy për propagandë antifashiste. Në tetor të vitit 1940, kur kërkohet për t’u arrestuar për herë të tretë, Vasili hidhet në ilegalitet dhe i maskuar në mënyra të ndryshme, vazhdoi veprimtarinë revolucionare dhe antifashiste, duke u treguar një mjeshtër i vërtetë i punës në ilgalitet.
Pranvera e vitit 1941 solli një rritje të mëtejshme të LANÇ.
Në nder të tij shumë shkolla edhë rrugë mbajnë emrin e tij.