Gjon Kastrioti II: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 5:
== Jeta ==
 
Vdekja e Skënderbeut më 17 janar 1468, qe një gjëmë e madhe për Shqipërinë. Po aq e madhe qe edhe për familjen e Heroit. [[Donika Kastrioti]] dhe djali i saj Gjon Kastrioti, 13-14-vjeçar, e patën të vështirë të jetonin në Shqipëri pa kryefamiljarin e tyre. Rreziku i vazhdueshëm i invazorëve osmanë i detyroi Donikën me të birin të largoheshin nga [[Shqipëria]].
[[Republika e Venedikut]] e kishte shpallur Gjonin, birin e Skënderbeut, "Qytetar Nderi". I kishte siguruar edhe një shtëpi banimi në ishullin Kurcola. Por Donika preferoi Mbretërinë e Napolit. E para, se ajo trashëgonte nga i shoqi në Apuli dy feude me të ardhura, të cilat mbreti i Napolit, Ferdinandi, ia kishte dhuruar me dekret Heroit më 1464 - njërën në [[Monte Sant'Angelos]], tjetrën në [[San Giovanni Rotondo]]. E dyta, se [[Mbretëria e Napolit]] nuk bënte si [[Venediku]] kompromise të papritura me turqit.
Gjon Kastrioti jetonte në [[Mbretërinë e Napolit]], në pronat që i kishte trashëguar prej babait të tij, Skënderbeut. Ai ishte duke luftuar kundër osmanëve në [[Otranto]], kur përfaqësues të kryengritësve shqiptarë i kërkuan Gjon Kastriotit që të kthehej në Shqipëri dhe ai e pranoi kërkesën e tyre.
Duke përfituar nga interesimi që kishte në këtë kohë oborri napolitan për zgjerimin sa më shumë të frontit të luftës kundër pushtuesve osmanë, Gjon Kastrioti arriti të siguronte nga mbreti Ferdinand mjetet e nevojshme të lundrimit për të ardhur në Shqipëri së bashku me një numër luftëtarësh. Në katër anije (galera) napolitane i ngarkoi forcat e veta dhe u nis në drejtim të atdheut bashkë me kushëririn e tij, [[Konstandin Muzakën]].
Pasi Gjon Kastrioti zbarkoi në jug të [[Durrësit]], anijet napolitane iu drejtuan Shqipërisë së Poshtme dhe zbarkuan [[Konstandin Muzakën]] në zonën e [[Himarës]], ku ishte krijuar një vatër tjetër kryengritjesh antiosmane. Ndërkohë në Shqipërinë e Epërme, në rajonet malore të [[Lezhës]] e të [[Shkodrës]] vepronin forcat e [[Nikollë Dukagjinit]] e [[Lekë Dukagjinit]]. Këta sulmuan edhe qytetin e [[Shkodrës]], gjë që e detyroi Sulejman Pashën të dërgonte përforcime ushtarake edhe në këtë zonë.
Gjon Kastrioti u mirëprit nga banorët e Shqipërisë Qendrore si trashëgimtar i ligjshëm i vendit. Me ardhjen e tij kryengritësit e këtyre rajoneve e fuqizuan luftën për dëbimin e pushtuesve osmanë. Në këto kushte, [[Sulejman pashë Eunuku]] nisi kundër tyre një pjesë të ushtrisë osmane, e cila po përgatitej në rrethinat e [[Vlorës]] për të shkuar në [[Itali]].
Për të përballuar sulmin e ushtrisë osmane Gjon Kastrioti dërgoi një pjesë të luftëtarëve të vet në mbrojtje të një shtegu nga do të kalonin trupat armike. Por luftëtarët shqiptarë nuk e përballuan dot sulmin e forcave osmane dhe thuajse të gjithë ranë robër. Kjo humbje ia lëkundi besimin Gjon Kastriotit për suksesin e kryengritjes, prandaj ai mendoi të largohej nga [[Shqipëria]] dhe të kthehej në [[Itali]]. Por banorët e zotërimeve të [[Kastriotëve]] shprehën një gatishmëri masive për të vazhduar luftën kundër pushtuesve osmanë. Rreth 7 mijë luftëtarë u grumbulluan rreth Gjon Kastriotit dhe në gjysmën e parë të muajit gusht të vitit 1481 i sulmuan dhe i shpartalluan trupat osmane. Krahas kësaj fitoreje u arrit të liroheshin edhe shqiptarët që ishin zënë rob prej osmanëve në betejën e mëparshme.
Po gjatë muajit gusht të vitit 1481 edhe në viset perëndimore të Shqipërisë së Poshtme, sidomos në rajonin e [[Himarës]], u zhvilluan luftime të ashpra ndërmjet [[shqiptarëve]] dhe trupave osmane. Nën drejtimin e [[Konstandin Muzakës]] luftëtarët shqiptarë rrethuan dhe sulmuan kështjellën e [[Himarës]] dhe të [[Sopotit]] (Borshit). Gjendja shumë e vështirë që u krijua për forcat osmane, që vepronin në këto vise, e detyroi Sulejman Pashën të nisej vetë në krye të 3 mijë ushtarëve në drejtim të [[Himarës]]. Por rrugës këta u shpartalluan prej shqiptarëve dhe lanë mbi 1 mijë të vrarë e robër. Midis robërve ishte edhe bejlerbeu i [[Rumelisë]], Sulejman Pasha, të cilin himariotët ia dhanë si trofe lufte Gjon Kastriotit, shprehje kjo e ndjenjave të tyre të thella për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, si dhe të respektit që ata tregonin për veprimtarinë e djalit të tij. Për të tërhequr vëmendjen e përkrahjen e shteteve evropiane për luftën e [[shqiptarëve]], Gjoni i dërgoi mbretit të [[Napolit]] si trofe bejlerbeun e [[Rumelisë]].
Pas fitores së himariotëve mbi trupat e [[Sinan Pashës]], në viset bregdetare të Shqipërisë së Poshtme u çliruan kështjella e [[Himarës]] më 31 gusht 1481 dhe më pas ajo e [[Sopotit]].
Shpartallimi i ushtrisë së [[Sulejman Pashës]] në Shqipëri, i lehtësoi së tepërmi aksionet luftarake antiosmane që zhvilloheshin në mbretërinë e [[Napolit]]. Më 10 shtator të vitit 1481 ushtria e [[Napolit]] çliroi kështjellën e [[Otrantos]] dhe i dëboi kështu osmanët nga [[Italia]].
Pas fitoreve të shqiptarëve gjatë muajit gusht të vitit 1481 kundër ushtrisë së [[Sulejman Pashës]], u zgjeruan veprimet e tyre luftarake për çlirimin e qyteteve dhe të kështjellave të vendit. Luftëtarët e Gjon Kastriotit iu drejtuan [[Krujës]] dhe ndërmorën sulme për çlirimin e saj. Megjithëse nuk arritën ta merrnin atë, sepse kështjella e [[Krujës]] ishte shumë e fortifikuar dhe e papushtueshme me forcën e armëve, deri në fund të vitit 1481 shqiptarët çliruan një pjesë të konsiderueshme të zotërimeve të [[Kastriotëve]], duke përfshirë edhe kështjellën e [[Stelushit]], si dhe krahina të tjera rreth saj. Si kryezot i viseve të çliruara u njoh Gjon Kastrioti.
Pas marrëveshjes së paqes të vitit 1483 ndërmjet [[Perandorisë Osmane]] dhe [[Mbretërisë së Napolit]], ushtritë osmane fuqizuan veprimtarinë e tyre për ripushtimin e zotërimeve të [[Kastriotëve]] dhe të viseve të tjera të lira shqiptare. Edhe pse në janar të vitit 1484 luftëtarët e Gjon Kastriotit shpartalluan një ushtri osmane pranë [[lumit Erzen]], qëndresa dhe lufta e organizuar e shqiptarëve përkohësisht filloi të dobësohej prej presionit të madh e të pandërprerë të trupave pushtuese. Në verë të vitit 1484 osmanët ripushtuan kështjellën e [[Himarës]]. Rënia e qëndresës antiosmane e detyroi Gjon Kastriotin të largohej nga [[Shqipëria]] dhe të vendosej përsëri në pronat që [[Kastriotët]] kishin në [[Itali]]. Të njëjtën gjë bënë edhe sundimtarët e tjerë shqiptarë, që kishin emigruar dhe që në fillim të viteve 80 erdhën në [[Shqipëri]] për të udhëhequr kryengritjet antiosmane.
Gjon Kastrioti vdiq pas vitit 1502 dhe la pesë fëmijë: Gjergjin (Skënderbeu i Ri), Konstandinin, peshkop i [[Izernias]] që vdiq në vitin 1500 në moshën 20-vjeçare, Ferrantin (të cilit M. Barleci i ka kushtuar një parathënie te “Historia e Skënderbeut” dhe që ka vdekur më 1561), Federikon, që vdiq më 1503 në moshën 15-vjeçare në [[Valencie]][[Spanjës]], ku u varros me nderime mbretërore, dhe Marien, e cila iu përkushtua artit.
 
== Familja ==