[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Faqe e re: '''Franz Baron Nopcsa''' von Felsöszilvás, (1877 - 1933), është një prej studiuesve më të spikatur të kohës. Ai ka lindur në një familje aristokratike ungareze më 3...
 
No edit summary
Rreshti 2:
 
== Jeta studimore ==
*Sipas Robert ElsitNopçaElsit, Nopça shumë shpejt u bë vetë një studiues me nam në fushën e paleontologjisë. Më datën 21 qershor [[1899]], që në moshën njëzetedy, ai mbajti ligjeratën e parë pranë Akademisë së Shkencave në Vjenë me titullin Dinosaurierreste in Siebenbürgen (Mbeturina të dinosaurve në Transylvani), e cila kishte një jehonë të madhe. Nopça shquhet si themeluesi i paleofiziologjisë, para se gjithash me studimet e tij të njohur edhe jashtë Austrisë për zvarraniq fosilikë. Veçanërisht e njohura ishin hipotezat të tij per ‘running proavis’, për gjakngrohtësinë e pterosaurëve dhe për rëndësinë e disa proceseve endokrine të cilat, sipas tij, kishin një ndikim të veçantë mbi evolucionin dhe mbi vdekjen e dinosaurve. Nuk u pranuan të gjitha teoritë e tij pa kundërshtim, por ato frymëzuan shumë diskutimin në fushën e paleontologjisë. Po kaq i rëndësishëm ishte ndihmesa e Nopçës në fushën e gjeologjisë, për shembull mbi strukturat tektonike të malësive të Ballkanit perëndimor, ku ai mbrojti disa teori guximtare.
 
*Në vitet e mëvonshme Nopça u bë i njohur gjithashtu si një ndër albanologët kryesorë të kohës së tij. Botimet e tij albanologjike nga vitet 1907 deri në 1932 u përqëndruan kryesisht në fushat e mëposhtme: parahistoria dhe historia e lashtë, etnologjia, gjeografia, historia e re dhe e drejta zakonore shqiptare, d.m.th. kanuni. Librat e tij të hershme si Das katholische Nordalbanien (Shqipëria e Veriut katolike, Budapesht 1907), Aus Šala und Klementi (Nga Shala dhe Kelmendi, Sarajevë 1910) und Haus und Hausrat im katholischen Nordalbanien (Shtëpi dhe orendi në Shqipërinë e Veriut katolike, Sarajevë 1912) si dhe Beiträge zur Vorgeschichte und Ethnologie Nordalbaniens (Ndihmesa për parahistorinë dhe etnologjinë e Shqipërisë së Veriut, Sarajevë 1912) përmbajnë vëzhgime të shumta, me gjithë se materiali nuk eshtë i sistematizuar mirë. Më vonë, kur nuk udhëtoi më në Ballkan dhe kur kishte qetësi më shumë, u botuan vepra më monumentale shkencore. Më të njohura ndër të janë: Bauten, Trachten und Geräte Nordalbaniens (Ndërtime, veshje dhe vegla të Shqipërisë së Veriut, Berlin & Laipcig 1925) dhe para se gjithash, monografia themelore prej 620-faqesh Geologie und Geographie Nordalbaniens (Gjeologjia dhe Gjeografia e Shqipërisë së Veriut, Öhrlingen 1932), e cila shquhet si kryevepra e botimeve albanologjike që dolën gjatë jetës së tij.