[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
vNo edit summary
Rreshti 1:
== Kostaq Cipo == [[Skeda: Cipo.jpeg|thumb|]]
'''Kostaq Simon Cipo*''' lindi në Elbasan më [[25 dhjetor]] të vitit [[1892]]. Është i biri i Simonit dhe i Agnijes. I ati ishte zanatçi, por e mbylli jetën si nëpunës i rangut të ulët në bashkinë e qytetit. Agnija, e ëma, ishte e bija e Jan Xhuvanit, priftit të varfër të fshatit Shtërmen dhe e motra e patriotit të shquar dhe gjuhëtarit të madh [[Aleksandër Xhuvani]].
== Kostaq Cipo == [[Skeda: Cipo.jpeg|thumb|]]
'''Kostaq Simon Cipo*''' lindi në Elbasan më [[25 dhjetor]] të vitit [[1892]]. Është i biri i Simonit dhe i Agnijes. I ati ishte zanatçi, por e mbylli jetën si nëpunës i rangut të ulët në bashkinë e qytetit. Agnija, e ëma, ishte e bija e Jan Xhuvanit, priftit të varfër të fshatit Shtërmen dhe e motra e patriotit të shquar dhe gjuhëtarit të madh [[Aleksandër Xhuvani]].
Në moshën 6 vjeçare, më 1898, u regjistrua në shkollën 7-vjeçare të qytetit, që ishte në gjuhën greke. Më 1906, pasi kreu mësimet në këtë shkollë, u regjistrua në një gjysmëgjimnaz turqisht i cili ishte hapur në Elbasan. Më 1910 vazhdoi dy vitet e fundit të gjimnazit në Manastir (Bitola e sotme). Në këtë kohë u njoh me patriotë të shumtë si: Gjergj Qirjazin, Muço Qullin (Minella Gërmenjin i cili drejtonte gazetën "Drita") dhe Shahin Kolonjën. Vitin e fundit të gjimnazit Cipo-ja nuk arriti ta përfundonte për shkak të Luftës Ballkanike dhe u kthye në Elbasan (1912). Gjatë periudhës së pushtimit serb shërbeu si bibliotekar pranë familjes së Aqif Pashë Elbasanit, për të sistemuar dhe kataloguar librat e bibliotekës së tij të pasur. Në vjeshtë të vitit 1913 (në moshën 20 vjeçare) iu dha një bursë për në Shën Mitër Korona, në kolegjin e Shën Adrianit, pikërisht në atë shkollë ku kishte dhënë mësim për tre vjet rresht (1906-1909) daja i tij, Aleksandër Xhuvani. Shkollën e filloi në shtator 1913 dhe e ndoqi pa shkëputje për 4 vjet. Në vjeshtë të vitit 1917 regjistrohet në Fakultetin e Letrave dhe të Filozofisë në Romë, në grupin e filologjisë klasike.
Për pak kohë Cipoja ishte redaktor i jashtëm i gazetës "Kuvendi" që botohej në italisht nga S. Gjika dhe shkruante kryesisht rubrikën për letërsinë me pseudonimin "Skampensis" (Elbasanasi). Ndër artikujt e shkruar në këtë periudhë spikat komenti i gjatë për vjershën e Fishtës "I dëbuemi". Po kështu ai shkruan një seri artikujsh për krijimtarinë e Naim Frashërit dhe të De Radës, ndërsa në fushë të gjuhësisë spikat artikulli studimor "Studime etimologjike të gjuhës shqipe të krahasuar me atë greke, latine, gjermane e persiane". Të gjithë këta artikuj janë shkruar në italisht. Në krye të artikullit për etimologjinë spikat një shprehje e Foy " I lumtur ai shkrimtar që i ngre një monument vendit të tij".
Line 35 ⟶ 34:
 
== Për më shumë: ==
"prof. Kostaq Cipo, studime monografike dhe shkrime të tjera" Robert Cipo, Tiranë 2003.
"Kostaq Cipo (1982-1952)" A. Ballhysa , Elbasani Enciklopedi, "Një panteon, drejt panteonit" Elbasan, Silver 2000, f. 248-259
Line 46 ⟶ 45:
[[Kategori:Lindje 1892]]
[[Kategori:Vdekje 1952]]
 
__________________