Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 87:
== Ekonomia ==
{{Kryesor|Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar}}
[[Skeda:RentUSAGerFraBriSq.PBB pro capite FR DE UK US.png|parapamje|320px|Krahasimi i [[BPV|Prodhimit të Brendshëm Bruto]] pro kapite të Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga viti 1825 deri në vitin 1975.]]
'''Britania e Madhe''' njihet si fuqi e madhe ekonomike botërore. Në zhvillimin e tillë ekonomik ka ndikuar pozita gjeografike në Oqeanin Atlantik, lidhshmëria e mirë me botën, shfaqja e parë e revolucionit industrial dhe baza relativisht e mirë në pasuritë nëntokësore. Këto përparësi janë manifestuar në zhvillimin e detarisë, të tregtisë dhe në zgjerimin e influencës së saj në vise të ndryshme koloniale, duke sjellë Britaninë e Madhe në një pozitë tejet të favorshme ekonomike. Në përpjekjet për koloni arrin që të konkurrojë Spanjën, Portugalinë, Holandën dhe Francën, që kanë pasur po këto aspirata, dhe të sigurojë dominimin në det, duke ushtruar kështu ndikim në afro një të katërtën e botës. Në sajë të botës koloniale, shfrytëzimit të tyre qindvjeçar fillon faza më e rëndësishme e zhvillimit të shtetit. Në intensifikimin ekonomik pa dyshim rëndësi të veçantë kanë pasur edhe zhvillimet e reja teknike që prodhimtarisë i kanë dhënë një dinamikë më të madhe. Procesi i industrializimit ka pasur mbështetje në pasuritë e drurit, qymyrit, mineralit të hekurit dhe lëndëve të para të sjella prej kolonive. Ecuria ekonomike, dinamika e tregut të brendshëm dhe atij të jashtëm në shekullin e XIX e afirmuan Anglinë si “punishte të botës”, duke i mundësuar të jetë edhe faktor vendimtar në ekonominë dhe politikën botërore. Në gjysmën e parë të shekullit të kaluar është nxjerrë prej xeheroreve të saj më tepër qymyr, mineral hekuri, zink, plumb dhe bakër, është prodhuar më tepër gizë, makina dhe tekstil se sa në të gjitha shtetet e botës. Në këtë fazë të zhvillimit ekonomia e Britanisë së Madhe i ofron aq shumë ekonomisë botërore, sa që në një mënyrë ka përcaktuar profilin e saj ekonomik. Shumëllojshmëria e degëve industriale, bota e gjerë koloniale, fuqia e parë detare dhe bankare në botë janë disa nga karakteristikat themelore të ekonomisë së këtij shteti në shekullin XIX, që mund të quhet edhe shekulli anglez. Britania e madhe për një kohë të gjatë ka qenë shteti i parë industrial në botë. Kapitali i grumbulluar ka mundësuar të investojë në ekonominë e shumë shteteve të cilat i kanë sjellë fitime shumë më të mëdha.
 
== Demografia ==
{{Kryesor|Demografia e Mbretërisë së Bashkuar}}