[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Pjetër Pepa''' Ka lindur në qytetin e Shkodrës, më 18 dhjetor 1942, ku ka kryer mësimet fillore e të mesme. Në vitet 1960-1965 ka kryer me rezultate të larta Fakultetin e Mjekësisë, dega Stomatologji. Është emëruar mjek stomatolog në klinikën e qytetit të Shkodrës, më 16 gusht 1965. Është angazhuar në sesionet e para shkencore në shkallë qarku dhe republike të zhvilluara që në vitin 1967, në qytetin e lindjes Shkodër, e më pas në rrethet e tjera të Shqipërisë, Elbasan, Gjirokastër, Durrës, Korçë etj., por posaçërisht në ato të fakultetit në kryeqytet, Tiranë. Botimet e para propagandistike e shkencore i ka filluar që në vitin 1966, në revistat periodike të kohës si, “ Shëndeti “ , “Shëndetësia Popullore” , “Buletini i Shkencave Mjekësore” , “Buletini Stomatologjik”( pas vitit 1973) , etj., dhe më pas, në organet e shtypit të përditshëm e periodik, duke botuar edhe artikuj të karakterit historik, kulturor etj. Në vitet 1969-‘70 ka shërbyer në zonën e thellë malore të Dukagjinit, ku ka vazhduar të mbledhë materiale dhe të botojë tema shkencore, përkthime e botime të ndryshme. Në vitin 1972 ka kryer kursin 3 mujor të kualifikimit në Universitetin Shtetëror Tiranë, gjatë të cilit ka dhënë në fakultetin e Histori- Filologjisë, me rezultate të mira, provimet pasuniversitare në gjuhët italisht, frëngjisht, rusisht, pajisur me certifikatat përkatëse (më vonë ka përvetësuar edhe gjermanishten) .
 
Në vitin 1974 është specializuar pranë Katedrës së Stomatologjisë për Ortodonti. Problemet e stomatologjisë së fëmijëve, epidemiologjia e sëmundjeve stomatologjike dhe problemet e organizimit të Sanacionit të planifikuar, zbulimit dhe mjekimit të këtyre sëmundjeve tek ata, kanë qenë objekt i disa dekadave pune organizative, mjekuese e shkencore. Në funksion të këtij misioni, kanë shërbyer edhe foto-ekspozitat, broshurat, konkurset stomatologjike, diafilmat, posterat etj., të përgatitura gjatë kësaj periudhe 45-vjeçare, kontribut ky në shërbim të ngritjes së kulturës shëndetësore të masave, posaçërisht nxënësve e fëmijëve. Për afro dhjetë vjet, ka drejtuar Repartin e Shërbimit të Fëmijëve, në qytetin e Shkodrës, dhe në periudha të ndryshme kohe , ka qenë anëtar i kryesisë së Shoqatës së Mjekëve të këtij rrethi, si dhe anëtar i Kolegjiumit të Stomatologjisë pranë Ministrisë së Shëndetësisë.