Universiteti Bujqësor i Tiranës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 2:
 
== Historiku ==
UBT u krijua më [[1 nëntor]] [[1951]] si Institut i Lartë Bujqësor (ILB). Më [[1991]] u emërtua Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT). Deri ne vitin 1990 universiteti ishte i organizuar ne kater fakultete (Agronomi, Ekonomi Agrare, Inxhinieri Pyjore dhe Veterinari) me rreth 6000 studente e 480 pedagoge. Ne vitin 1992-1994, përmes asistencës se dy projekteve SARA, te financuar nga qeveria e SHBA-se (USAID) dhe atij GTZ te financuar nga qeveria Gjermane, u krye ristrukturimi akademik i universitetit. Nga viti 2001-2002 UBT është ne një proces te ri te ristrukturimit ne përputhje me "[[Deklarata e Bolonjës|deklaratën e Bolonjës]]", UBT, ne vitin akademik 2005-2006, pritet te organizoje studimet sipas skemës se re 3+2+3 (Bachelor, Master dhe Doktorature).
 
Ne UBT kërkimi shkencor konsiderohet si një komponent esencial i jetës akademike. Kërkimi është realizuar ne saje te projekteve nacionale me pjesëmarrjen ne programet "Bujqësia dhe Ushqimi, biotekonologjia dhe Diversiteti Biologjik", ne projektet nga [[Agjensia Kombëtare e Mjedisit|Agjencia Kombëtare e Mjedisit]], ne projektet bilaterale me qeverinë greke dhe italiane, ne projektet DAD, ne projektet e NATOS[[NATO]]S, ne projektet IMG Tempus, ne projektet e [[Banka Botërore|Bankes Boterore]], ne projektet për kërkim dhe zhvillim te akorduara nga qeveria shqiptare me një buxhet special ne vitin 2004. UBT është iniciator i lidhjeve te shkencës me prodhimin. Këto lidhje janë konkretizuar përmes marrëveshjeve te lidhura me biznesin shqiptar.
 
UBT ka marrëdhënie bashkëpunimi me shume universitete ne Evrope dhe SHBA, si me Universitetin e Hohenheimit-Stuttgart, Universitetin Humboltd-Berlin, Universitetin e Bonit, Universitetin e Gotingenit, ne Gjermani ; Universitetin e Viterbos, Universitetin e Potencës, Universitetin e Udines, IAM-Valenzano, Universitetin e Barit, ne Itali ; Institutin Politeknik dhe Universitetin Shtetëror te Virxhinias, Universitetin e Atlantes, Universitetin e Kolorados, Universitetin Georgia, Universitetin e Oklaomes, ne [[SHBA]] ; Institutin Nacional Politeknik te Nansise dhe Qendrën Ndërkombëtare Mesdhetare te Studimeve Agronomike (CHIEHAM), ne Montepelie, France ; Universitetin Aristoteli te Selanikut, Universitetin e Patras, ne Greqi ; me Universitetin ST. Kliment Ohridski-Bitola, Maqedoni dhe Universitetin e Shkencave Agronomike dhe Mjekësisë Veterinare ne Bukuresht, Rumani.
 
== Fakultetet ==