C'fare i intereson dr. buell?: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Faqe e re: == Ç'farë i intereson dr.Buell" ?< == " Ç'farë i intereson dr. Buell?" është një nga romanet e shumtë të shkrimtares amerikane Margaret Scherf, i botuar në vitin 1949. == Të...
 
fix
Rreshti 1:
== Ç'farë i intereson dr.Buell" ?< ==
 
" Ç'farë i intereson dr. Buell?" është një nga romanet e shumtë të shkrimtares amerikane Margaret Scherf, i botuar në vitin 1949.
 
== Të përgjithshme ==
 
"Ç'farë i intereson dr. Buell?" është një roman kriminalistik me titull origjinal në gjuhën angleze:"Gilbert's last toothache" dhe përkthyer në gjuhën gjermane nga Anneliese von Eschstruth në vitin 1960. Ky është një version i shkurtuar në 185 fq, ndërsa ai origjinali në 270 fq. Ngjarjet zhvillohen në qytetin amerikan Farrington.
 
== Përmbajtja ==
Romani fillon me vdekjen e Albert Sniveley, një prifti në qytetin e Farrigton, USA, i cili ishte kolegu njëkohesisht dhe shoku i dhomës i personazhit kryesor dr. Martin Buell.Një vdekje krejt natyrale.Alberti ishte një njeri qe i pelqente shumë të shkruante në ditar ngjarjet e përditshme dhe t'i shkruante letra gruas së tij.Si për çudi, pas vdekjes se tij nuk gjenden as letrat as ditari. Sikur të mos mjaftonte kjo shumë pak orë pas vdekjes së tij vdes edhe bashkëshortja e tij në një aksident automobilistik ,në të cilin ishin të pranishëm i biri i tyre dhe dr.Buell,por qe fatmirësisht arrijnë të shpëtojnë.Fëmija, në një moshë shume te vogel i lihet në përkujdesje priftit derisa të gjendej ndonjë i afërm i tyre ose të dërgohej në jetimore.Prifti, Martini nuk i besonte alibise se te dyja keto vdekje ishin natyrale.Kështu, bashkë me sherifin e qytetit,Clyde Hunnicut vihen në kërkim të së vërtetës.Për të fillojnë të interesohen akoma më shumë kur zbulohet se femija mund te ishte trashëgimtar i një pasurie të madhe, madje edhe vetë prifti, cili nuk dinte sesi të kujdesej për një fëmijë.Sikur të mos mjaftonin këto dy vdekje, Lester Weavel vritet në shtëpinë e priftit.Të gjitha vdekjet çuditërisht rrotulloheshin rreth priftit: Alberti vdes në krahët e tij,Imogen Sniveley, bashkëshortja e Albertit aksidentohet para syve të tij dhe Lester Weavel gjendet i vdekur në shtëpinë e tij.Nëpërmjet këmbënguljes së tij dhe ndihmën e sherifit, Martini arrin të zbulojë të vërtetën.Ai arrin të zbuloi të gjithë rrjedhen e ngjarjeve dhe vrasësin e tre personave.Personi në fjalë është kushëriri i Imogen Sniveley, i cili kishte trësheguar të tërë pasurinë e babait të saj dhe supozohet se jetonte larg tyre, por që në fakt kishte ardhur në këtë qytet para pak kohësh për të përmbushur një qëllim: të shfarosë familjen Sniveley.Por fatkeqësisht rrugës has pengesën "Lester" të cilin gjithashtu e vret,për faktin se ai ishte i interesuar në adaptimin e bebes, që do të thotë Lester do të merrte në dorë paratë e fëmijës. Në një farë mënyre e arrin qellimin e tij duke vrare ciftin, por dështon në vrasjen e bebes.Në faqet e fundit të librit përpiqet të vrasë edhe dr.Martinin, pasi ai kishte zbuluar gjithcka, dhe që si gjithmonë dëshmitarët duhen eleminuar.Ky i resultoi gjithashtu një hap i gabuar, pasi u arrestua dhe iu desh të tregonte gjithcka kishte ndodhur.
 
== Personazhet kryesorë ==