Bleona Qereti: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Barazoje me 0 ;)
v U kthyen ndryshimet e 89.212.195.183 (diskutimet) në versionin e fundit nga 46.65.49.21.
Rreshti 18:
}}
 
'''Bleona Qereti''' u lind në [[Korça|Korçë]].
Eshte femra me e pavlere ne rruzullin tokesore! ,)
Që Bleona do ë bëhej një ditë një prej këngëtareve më të suksekseshme në Shqipëri, kjo do të kuptohej që në daljet e saj të para në skenë, atëherë kur ishte fare e vogël. Në të gjitha aktivitetet e fëmijëve që organizoheshin në qytetin e saj të lindjes, në Korçë, e më pas në Elbasan, Bleona kishte vetë dhuntinë për të rënë në sy kudo që shkonte, e në gjithçka që bënte. Ndaj jo më kot, në vitin [[1991]], vogëlushen lozonjare, që kishte nisur të hidhte shtat tashmë, e zgjodhën për të përfaqësuar Shqipërinë në festivalin ballkanik te femijeve, i cili u zhvillua në Prevezë të Greqisë.
 
Vetëm pak kohë më pas do të pushtonte skenën e teatrit "Skampa" në Elbasan, jo më vetëm si këngëtare por edhe si prezantuese e aktiviteve dhe koncerteve të ndryshme që organizoheshin mbi atë skenë. Ishin vitet 1991-1994, qe Bleona po konkretizonte shumë prej dëshirave, që bashkëmoshatareve të saj u kishin mbetur si pjesëza të ëndrrave të përnatshme.
Por ajo s’kishte kohë të mbetej endur nëpër ëndrra. Nëse e dëshironte dicka do ta kishte me patjetër.
Kështu që nuk mund të quhet aspak e rastësishme pjesmarrja e saj në vitin 1994 në festivalin kombëtar të këngës zhvilluar nga radio televizioni shqiptar. Ku edhe pse ishte krejt e panjohur nuk do të kalonte pa u vënë re . Një vit më pas, vëmendja që do të tërhiqte prej skenës së festivalit të pranverës, me këngën "Si të panjohur". Por boom-i i madh ishte programuar për ca muaj më pas: në festivalin e madh të muzikës së lehtë, në dhjetor të vitit 1995. Kënga "Lermëni" mund të quhet hiti i atyre kohëve.
Nderkohe qe emri i Bleona nisi të lakohej si femra që do ta gllabëronte shumë shpejt skenat, jo vetëm shqiptare por edhe ato jashtë Shqipërisë. Pas pjesëmarrjes së suksesshme në festivalin -turne te pranverës 1996 me kengen "Mos Ik" ajo u ftua për një turne në Zvicër, së bashku me këngëtarët më të njohur shqiptarë. Po këtë vit merr pjesë në festivalin botëror të këngës folklorike, i cili u zhvillua në Francë, në gusht të 1996-ës, ku ishte prezantuese dhe këngëtare e grupit "Arbana", përfaqësuese e Shqipërisë në këtë festival. Dy muaj më pas nis një tur koncertesh, dy mujor, në Gjermani, Belgjike dhe Holandë. Por ndërsa përpiqet të zgjerojë rrethin e fansave të saj kudo nëpër botë, nuk harron se destinacioni i saj është Shqipëria. Kështu në festivalin e dhjetorit të 1996-ës, shfaqet sërish me performancat e saj interesante, që e tregonte qartë rritjen dhe pjekurinë artistike të vajzës lozonjare. Bleona nderkaq kishte nisur të mendonte të bënte diçka ndryshe edhe jashtë skenave të koncerteve e festivaleve. Nuk vonoi shumë dhe e bëri konkrete atë që kishte kohë që e mendonte : një videoklip shumë interesant. Në pranverën e vitit [[1997]] me gjithë kushtet e vështira social-ekonomike dhe trazirat në Shqipëri, ajo arrin të realizojë për këngën "Era" me të cilin u prezantua edhe në festivalin e pranverës '97, një klip që pak kohë më pas u transmetua nga televizioni TV5 Francë, në një emision kushtuar Shqipërisë.
 
Studimet e shkollës se mesme, Bleona i ka kryer pranë Shkollës së Mesme Ekonomike në Tiranë.
 
Fillimi i vitit të ri do të vinte po kaq i mbarë për Bleonën. Albumi i parë "Kam qejfin tim" që do të hidhej në treg me emrin e saj, në janarin e 1998-ës, do të shkaktonte jo pak zhurmë. Një zhurmë kjo që do të pasohej më pas me atë që do të shkakton një tjetër angazhim i saj, që nuk kishte të bënte më vetëm me muzikën. Në maj të 1998, Bleona provon të bëjë edhe prezantuesen në krah të Kastriot Caushit, rektor në Akademisë së Arteve. Ishte një koncert i madh që u zhvillua për shqiptarët në Greqi, nga Kompania "Koha Jonë", ku edhe pse do të shfaqej në një rol të ri, pra atë të prezantueses, do të këndonte sigurisht disa prej këngëve të saj më të njhura të atyre kohëve. Ishte kjo eksperience e re, e prezantimit, që i ngacmoi edhe më shumë idenë e kahershme për të vijuar studimet në Akademinë e Arteve për aktrim.
 
Ndërkohë një sërë ngjarjesh të tjera i shtohen rrëmbimthi curriculumit të saj përgjatë këtij viti : vera e 1999-ës e gjen në një tjetër tur të gjatë humanitar në Zvicër, Gjermani, Belgjikë, Holandë, Austri etj. ; në tetor hedh në treg video-kasetën e saj të parë me titull "Kam qejfin tim", e cila u realizua në Gjermani gjatë verës 1999 ; një muaj më pas shkon sërish në Zvicër këtë herë për koncertet e saj.
 
Në Janarin e vitit 2000 realizon albumin e saj të dytë me titull "Nëse më do fort" me 13 këngë të reja. Suksesi i këtij albumi do të përcillej shumë shpejt në të gjithë Evropën, përmes një turi madheshtor ku Bleona performoi ne 80 koncerte në të gjithë Evropën, qe nuk ishin pak. E mësuar tashmë më mirë menaxhimin e kohëve të mbara të karrierës së saj Bleona nuk do të vononte të sillte pikërisht në këtë kohë albumin e saj të tretë, me titull "S'më behet vonë". Nuk kishte gabuar në përcaktimin e kohës së duhur. Ky album arriti rekordet e shitjes në Shqipëri. Ndërsa klipi që shoqëroi këngën "S'më bëhet vonë", të cilën Bleona e realizoi në shtatorin e 2001-shit në Itali me regjisorin Nicola Doersole, do t'ia shtonte edhe më shume sukesin këtij albumi. Ndaj rezultati i dy turneve ne Evrope dhe Skandinavi që Bleona do të ndërmerrte në këto kohë se bashku me grupin Elita 5 ishte krejtësisht i parashikueshëm : shumë i suksesshëm.
Pas koncerteve Bleona rikthehet sërish në Tiranë, me nje tjeter mision: për të marrë diplomën në Akademinë e Arteve, ku ajo diplomohet në degën e aktrimit me pjesën “Xhaxha Vanja“ .
 
Një muaj më pas, hedh në treg albumin e saj të katërt me titull ”Ik mëso si dashurohet”, i cili pasohet nga nje tur promocional ne qytetet kryesore te Shqiperise. Pjesemarrja masive e , rreth 20-30.000 fansave qe mbushen sheshet ne cdo koncerti , evidenton Bleonen ne kengetaren e pare dhe te vetme shqiptare qe ka zhvilluar nje tur te ketyre permasave ne Shqiperi. Nata finale e këtij turneu madhështor në qendër të Tiranës, ku Bleona kishte te ftuar grupin Elita 5, do të mblidhte në shesh rreth 80.000 shikues ne naten me shi te 10 tetorit 2002. Akoma pa u shuar jehona e ketij koncerti Bleona vazhdon turin në Gjermani , Zvicër, e Austri , ku paralelisht nis punën për albumin tjeter te rradhes.
Ne dhejtorin e 2003-shit , i shoqëruar nga 2 videoklipe del albumi me titullin “Ti nuk di as me ma lyp“ i cili ne Janar 2004 arrin shifren 300 000 kopje te shitura. (Kaseta dhe CD)
 
Në qershor 2004 ajo realizon koncertin e e saj te pare ne NYC ne Webster Hall, ne Chicago dhe Detroit . Gjithahtu merr pjese ne NAAC dinner e zhvilluar ne ambjentet e hotel PLAZA ne NYC, me rastin e nderimit te Z. James Bejker personalitet ky I shquar amerikan ,vizitori me I rendesishem ne hapjen e Shqiperise Demokratike ne vitet 1990 pas rrezimit te diktatures komuniste.
Fundi i vitit 2004 e gjen sërish nëpër Evropë, në Greqi, Itali, Zvicër dhe Gjermani.
 
Viti [[2005]] kishte një mision shumë të madh : pushtimin e Amerikës. Në muajin prill, Bleona fillon punën intensive për realizimin e e nje CD-je me hitet me te njohura amerikane, te cilat do te hapin dyert e koncerteve ta saj ne USA jo vetem per publikun shqiptar por edhe per ate amerikan. Incizimi i Albumit u realizua në një nga studiot më prestigjioze në Detroit e quajtur studio "A recording". Në këtë studio ku janë realizuar albumet e J. Z Justin Timberlake , disa kënge të Eminem si dhe kolonat zanore të filmave "Rush Our". Ndërsa kompozitori Kike Santander i cili njihet si njëri nga kompozitoret kryesor të këngëtarit Ricky Martin, i jep eskluzivitetin per variantin Anglisht dhe sigurisht Shqip te kenges "Boom Boom" që ishte boomi më i madh që Bleona do të shkaktonte në Shqipëri. Pasi morri licencën përkatëse për realizimin e këngës tek Henry Foxx agency Qereti e sjell në treg këtë këngë shoqëruar me klipin e realizuar gjithashtu në Amerikë, në Miami FL me një nga kompanitë më të njohura amerikane e quajtur "CHAOS FILM PRODUCTION" me producent Alyn Dorney , një nga producentët e videos "Love don't cost a thing" të J. LO.
Ne Nentor te 2005 Bleona kendon hitin tjeter "S' Dua " ne festivalin "Kenga Magjike 2005" ku nderohet me cmimin e medias . E këtë herë bashkë me kete cmim ajo rrëmbeu dhe vëmendjen e gazetarëve të cilët sigurisht nuk do të mund të mos e pasqyronin cudinë e saj të rradhës: dushin në skenë. Përformanca ishte provokuese, elektrizuese... ashtu sic i bën gjithmonë ajo.
Ne shtator 2006 Bleona prodhon hitin tjeter “Hallall e ke“ e cila rezulton të jetë një nga videot më të klikuara në internet, e me të cilën këngëtarja fiton cmimin e karrierës në festivalin e përvitshëm të videoklipeve shqiptare, nje nga cmimet me prestigjoze ne karrieren e nje artisti.
Nderkohe nëpër ekrane ka nisur të trasmetohet non stop kënga dhe klipi i ri “Mandarina“, një bashkepunim i Bleones me Genc Prelvukaj dhe Hekuran Krasniqit nje vokalist me nje ze te vecante. Ne shtator 2007 koncerti madheshtor i promovimit te Albumit "Mandarine" shenoi pjesmarrjen e me shume se 10.000 spektatoreve qe ndezen sheshin kryesor te Gjakoves deri ne oret e para te mengjesit . Albumi "Mandarin" arriti shifren rekord te shitjeve ne Shqiperi , Kosove dhe Maqedoni ne 800.000 kopje.
Ne festivalin Kenga Magjike 2008 Bleona egzalton publikun me hyrjen e saj ne skene mbi nje Harley Davidson ne performancen e jashtezakoneshme te kenges "Magnetic" , ku rremben 2 cmime : Cmimin e Publikut dhe sigurisht Cmimin e Medias.
Ne shtator 2009 shperngulet ne Los Angeles California per te qene me afer enderres se saj , realizimit te Albumit te pare ne Anglisht . Ne 2010 publikon ne iTunes kengen e saj te pare "Show Off" . Mbas 2 vjteve pune kembengulese ne studiot e Holliwoodit dhe pjesemarrjes ne aktivitetet me te rendesishme te kinemase dhe muzikes boterore si Grammy Awards, American Music Awards, Golden Globes etc, Bleona rikthehet ne Shqiperi e Kosove me e fuqishme se kurre per te promovuar albumin e saj dhe singellin e pare te albumit "Pass Out" , kompozuar nga producenti Timbaland . Turneu madheshtor i cili ishte parashikuar te perkonte dhe me 100 vjetorin e pavaresise se Shqiperise nisi ne pikerisht ne Vlore , ku Bleona del ne Skene me Falmurin shqiptar te stiluar n etrupin e saj , i cili ndiqet me pas ne pjesen e dyte te koncertit nga kostumi tjeter me flamurin e Kosoves. Pjesemmarrja e jashtezokoneshme te rreth 20-50.000 fansave besnike te Bleones ne cdo koncert riperseriti dhe nje suksesin e 10 viteve me pare, dhe qendrueshmeria e ketij sukesi eshte baza fonfdamentale ne te cilen Bleona ka hedhur hapat e pare per karrieren boterore . Turneu gjithashtu eshte mbeshtetur nga Dj official i Tmbaland Dj.Freestyle Steve dhe Timbaland Production Rapper Bra$co.
 
== Diskografia ==
* ''Për ty – Greatest Hits'' – ?
*
* ''Mandarina'' – 2007
* ''Boom Boom'' – 2005
* ''Ti nuk din as me ma... lyp'' – 2003
* ''Ik mëso si dashurohet'' – 2002
* ''S'më bëhet vonë'' – 2001
* ''Nëse më do fort'' – 2000
* ''Kam qejfin tim'' – 1997
 
{{muzi-cung}}