Çifutët në Shqipëri: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
mpknnm
U kthye versioni 1432028 i bërë nga 79.106.109.144 (diskutimet)
Rreshti 3:
Si grup '''[[hebrenjtë]]''' në [[Shqipëri]] janë shfaqur ne vitet [[70|70 e.s.]]. Në [[Fterra|Fterrë]] të [[Saranda|Sarandës]] gjenden emra të vjetër [[Gjuha hebraike|hebraikë]]. Ne Sarandë në vitin [[1971]] u zbulua një [[Sinagoga|sinagogë]]
 
= =Hebrenjte që u bënë Katolikë ==
Famullia e kishës katolike e Tiranës ishte famullia më e rëndësishme e Shqipërisë për vetë faktin se ishte pjesë e institucioneve qendrore qeveritare, parlamentare, diplomatike, kulturore, ekonomike, shoqërore etj. të kryeqytetit të vendit. Prej vitit 1938 e deri më 1947 kjo famulli drejtohej nga famullitari dekan i saj Dom Shtjefën Kurti. Studimi i qindra e mijëra shkresave, korrespondencave, letrave, buletineve, raporteve, të kësaj famullie që gjenden në Arkivin e Shtetit, janë vendimtare për të hulumtuar historinë e kësaj periudhe. Kjo edhe për faktin se brenda këtyre viteve ndodhën ndryshime dramatike si rënia e ish-Mbretërisë së Zogut, pushtimi italian e më vonë nazist, ardhja në pushtet e fituesve të Luftës së Dytë Botërore. Çlirimtarët e Tiranës dhe Shqipërisë kësaj radhe ishin komunistët e udhëhequr nga PKSH-ja. Po ashtu, periudha e sipërcituar shënon prurjet më të mëdha të hebrenjve nga vendet fqinje, Evropa Qendrore e vise të tjera të nxehta antisemite, duke gjetur strehë e mbrojtje tek shqiptarët. Sipas studimit të prof. dr. Shaban Sinani, të titulluar “Në Shqipëri s’ka pasur holokaust”, janë mbi 2264 hebrenj që kanë hyrë në Shqipëri para dhe gjatë Luftës.