Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 27:
 
Ekologjia e SHBA-së konsiderohet “megadiverse”: afro 17 mijë specie të bimëve enëzore gjendet në SHBA-në kontinentale dhe në Alaskë, si dhe mbi 1.800 specie bimë lulesh gjenden në Hawaii, prej të cilave disa ndodhen edhe në SHBA-në kontinentale.<ref>{{cite web|author=Morin, Nancy| url=http://www.fungaljungal.org/papers/National_Biological_Service.pdf|title=Vascular Plants of the United States|publisher =National Biological Service|work=Plants|accessdate=2008-10-27}}</ref> Shtetet e Bashkuara janë atdhe i mbi 400 specieve të gjitarëve, 750 shpezëve, 500 zvarranikëve dhe ujëtokësorëve.<ref>{{cite web|url=http://www.sdi.gov/curtis/TxTab4x1.html| title=Global Significance of Selected U.S. Native Plant and Animal Species| publisher=SDI Group|date=2001-02-09|accessdate=2009-01-20}}</ref> Rreth 91 mijë specie të insekteve janë të njohura.<ref>{{cite web|url=http://www.si.edu/Encyclopedia_SI/nmnh/buginfo/bugnos.htm|title=Numbers of Insects (Species and Individuals)|publisher=Smithsonian Institution|accessdate=2009-01-20}}</ref> Ligji për Speciet e Rrezikuara i vitit 1973 mbron speciet e kërcënuara dhe të rrezikuara si dhe vendbanimet e tyre, që mbikëqyren nga organ i veçantë i qeverisë federale. Ka 58 parqe kombëtare dhe qindra parqe, pyje dhe hapësira zoologjike që menaxhohen nga qeveria federale.<ref>{{cite web| url=http://home.nps.gov/applications/release/Detail.cfm?ID=639 | title=National Park Service Announces Addition of Two New Units | publisher = National Park Service|date=2006-02-28| accessdate=2006-06-13}}</ref> Në tërësi, qeveria zotëron 28,8% të hapësirës tokësore.<ref name=FL>{{cite web| url=http://johnshadegg.house.gov/rsc/Federal%20Land%20Ownership--May%202005.pdf| title=Federal Land and Buildings Ownership | publisher = Republican Study Committee|date=2005-05-19| accessdate=2009-03-09}}</ref> Kjo hapësirë është kryesisht e mbrojtur, ndonëse disa jepen me qesim për shpime për naftë dhe gaz, xehetari, industrinë e drurit, ose rritjen e gjedheve; 2,4% përdoret për qëllime ushtarake.<ref name=FL/>
 
== Historia ==
{{kryesor|Historia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës}}
=== Amerikanët vendës dhe ardhësit evropianë ===
Popujt indigjenë të dheut amë të SHBA-ve, përfshirë edhe vendësit e Alaskës, mërguan nga Azia. Ata filluan të vinin së paku 12 mijë deri më 40 mijë vjet më parë.<ref>{{cite web|url=http://anthropology.si.edu/HumanOrigins/faq/americas.htm|title=Peopling of Americas |publisher=Smithsonian Institution, National Museum of Natural History|month=June | year=2004|accessdate=2007-06-19}}</ref> Disa, sikurse kultura parakolumbiane e Misisipit, zhvilluan bujqësi të avancuar, arkitekturë të lartë, si dhe shoqëri të nivelit shtetëror. Pas fillimit të vendosjes së evropianëve në hemisferën perëndimore, miliona amerikanë vendës vdiqën nga epidemi të sëmundjeve të importuara sikurse lija.<ref>{{Cite journal |author=Meltzer, D.J. |year=1992 |title=How Columbus Sickened the New World: Why Were Native Americans So Vulnerable to the Diseases European Settlers Brought With Them? |journal=New Scientist |pages=38–38 |url=http://www.newscientist.com/article/mg13618424.700-how-columbus-sickened-the-new-world-why-were-nativeamericans-so-vulnerable-to-the-diseases-european-settlers-brought-with-them.html}}</ref>
 
[[Skeda:MayflowerHarbor.jpg|left|thumb|Anija ''Mayflower'' barti pelegrinët (Pilgrims) në Botën e Re më 1620, siç pikturohet nga William Halsall në “Mayflower në limanin e Plymouthit,” 1882]]
Më 1492, eksploruesi gjenovez Kristofor Kolombi, i kontraktuar nga kurora spanjolle, mbërriti disa prej ishujve të Karaibeve, duke shënuar kontaktit e parë me popullsinë vendëse. Më 2 prill 1513, konkistadori spanjoll Juan Ponce de León zbarkoi në tokën që e quajti “La [[Florida]]”—ardhje e parë e dokumentuar e evropianëve në trevën amë që sot i përket SHBA-ve. Përnguljet spanjolle në rajon u ndoqën nga koloni në SHBA-të e sotme jugperëndimore, të cilat tërhoqën mijëra banorë përmes Meksikës. Tregtarët francezë të leshit themeluan avanposte në Francën e Re rreth Liqeneve të Mëdha; Franca eventualisht pretendoi një copë të madhe të brendisë së Amerikës së Veriut, deri te [[Gjiri i Meksikës]]. Përngulja e parë e suksesshme e anglezëve ishte kolonia e Virgjinisë në Jamestown më 1607 dhe Plymouth i pelegrinëve më 1620. Më 1628 u dha leja për koloninë e Gjirit të Masaçusetsit, gjë që rezultoi në valë të mërgimeve; kah viti 1634, Anglia e Re kishte rreth 10 mijë kolonë puritanë. Mes fundviteve 1610 dhe Revolucionit Amerikan, rreth 50 mijë të dënuar u shpunë në kolonitë britanike të Amerikës.<ref>{{cite web|work=Butler, James Davie|url=http://www.dinsdoc.com/butler-1.htm|title=British Convicts Shipped to American Colonies | publisher = Smithsonian Institution, National Museum of Natural History|work=American Historical Review 2|month=October | year=1896| accessdate=2007-06-21}}</ref> Duke filluar më 1614, holandezët u vendosën në rrjedhën e poshtme të lumit Hudson, duke përfshirë Amsterdamin e Ri në ishullin e Manhattanit.
 
Më 1674, holandezët ia lëshuan trevën e tyre në Amerikë Anglisë; krahina e Holandës së Re u riemërua Nju Jork. Shumë imigrantë të ri, sidomos në jug, ishin shërbëtorë me kontratë—rreth dy të tretat e të gjithë imigrantëve të Virgjinisë mes viteve 1630 dhe 1680.<ref>Russell, David Lee (2005). ''The American Revolution in the Southern Colonies''. Jefferson, N.C., and London: McFarland, p. 12. ISBN 0-7864-0783-2.</ref> Kah fundi i shekullit, skllevërit afrikanë po bëheshin burimi parësor i punës së detyruar. Me ndarjen e Karolinës në dy koloni më 1729 dhe kolonizimi i Gjeorgjisë më 1732, u themeluan trembëdhjetë kolonitë britanike që do të krijonin Shtetet e Bashkuara. Të gjitha kishin qeveri vendore me zgjedhje të hapura për shumicën e njerëzve të lirë, me përkushtim në rritje për të drejtat e lashta të anglezëve dhe një ndjesi të vetëqeverisjes që nxiste republikanizmin. Të gjitha kolonitë legalizuan tregtinë me skllevër afrikanë. Lindshmëria e lartë dhe vdekshmëria e ulët, bashkë me imigrimin e vazhdueshëm, bënë që popullsia e kolonive të rritej me shpejtësi. Lëvizja e ringjalljes së krishterë e viteve 1730 dhe 1740 e njohur si Zgjimi i Madh cyti interesim në religjion dhe liri fetare. Në Luftën kundër Francezëve dhe Indianëve, forcat britanike morën Kanadën nga francezët, por popullsia frëngjishtfolëse mbeti politikisht e izoluar nga kolonitë jugore. Duke përjashtuar amerikanët vendës të Shteteve të Bashkuara (të njohur si amerikanët indianë), të cilët qenë zhvendosur, këto trembëdhjetë koloni kishin një popullsi prej 2.6 milion banorësh më 1770, rreth një e treta e popullsisë së Britanisë; gati çdo i pesti amerikan ishte skllav.<ref>Blackburn, Robin (1998). ''The Making of New World Slavery: From the Baroque to the Modern, 1492–1800''. London and New York: Verso, p. 460. ISBN 1-85984-195-3.</ref> Ndonëse të nënshtruar nga tatimit britanik, kolonët amerikanë nuk gëzonin përfaqësim në Parlamentin e Britanisë së Madhe.
 
=== Pavarësia dhe zgjerimi ===
[[Skeda:Declaration independence.jpg|thumb|''Shpallja e Pavarësisë'', nga John Trumbull, 1817–18]]
Tensione midis kolonive amerikane dhe britanikëve gjatë periudhës revolucionare të viteve 1760 dhe fillimviteve 1770 çuan në [[Lufta Revolucionare Amerikane|Luftën Revolucionare Amerikane]], që zgjati nga 1775 deri më 1781. Më 14 qershor 1775, Kongresi Kontinental, i tubuar në Filadelfi, themeloi Ushtrinë Kontinentale nën komandën e [[George Washington]]it. Duke proklamuar se “të gjithë njerëzit krijohen të barabartë” dhe të pajisur me “të drejta të patjetërsueshme,” Kongresi nxori Deklaratën e Pavarësisë, të hartuar kryesisht prej [[Thomas Jefferson]]it, më 4 korrik 1776. Kjo datë tani festohet çdo vit si Dita e Pavarësisë së Amerikës. Më 1777, Nenet e Konfederatës themeluan një qeveri të dobët federale që funksionoi deri më 1789.
 
Pas disfatës britanike ndaj forcave amerikane të ndihmuara nga francezët, Britania e Madhe njohu pavarësinë e Shteteve të Bashkuara dhe sovranitetin e shteteve mbi trevat në perëndim të lumit Misisipi. Një kuvend kushtetues u organizua më 1787 nga përkrahësit e një qeverie të pushtetshme qendrore, me të drejtën për të tatuar. Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara u ratifikua më 1788, ndërsa Senati, Shtëpia e Përfaqësuesve dhe kryetari—George Washington—për herë të parë morën detyrën më 1789. Karta e të Drejtave, që ia ndalon qeverisë federale kufizimin e të drejtave vetjake dhe garanton një sërë mbrojtjesh ligjore, u miratua më 1791.
 
Qëndrimi ndaj skllavërisë po ndryshonte; një dispozitë kushtetuese e mbronte skllavërinë deri më 1808. Shtetet e veriut e shfuqizuan skllavërinë mes viteve 1780 dhe 1804, duke i lënë shtetet e jugut si mbrojtëse të këtij “institucioni të pazakontë.” Zgjimi i Dytë i Madh, që filloi me shekullin XIX, e bëri evangjelizmin<!--ungjillorët? Nuk është fjala për sektin evangjelist, por për ata që e përhapin fjalën e mirë të Zotit!--> forcë shtytëse për reformave të ndryshme shoqërore, përfshirë çrrënjosjen e skllavërisë.
 
[[Skeda:U.S. Territorial Acquisitions.png|right|thumb|Zgjerimi territorial sipas datave]]
Etja amerikane për zgjerim drejt perëndimit parapriu një sërë luftërash me indianët dhe politikën për heqjen e indianëve që i shpronësoi ata nga toka e tyre amtare. Blerja e Luizianës, trevës së pretenduar nga Franca, nën udhëheqjen e kryetarit Thomas Jefferson më 1803, pothuajse e dyfishoi madhësinë e vendit. Lufta e 1812-ës, që u shpall kundër Britanisë për arsye të ndryshme dhe përfundoi me barazim, e forcoi nacionalizmin amerikan. Një varg inkursionesh ushtarake të SHBA-së në Floridë e shtynë Spanjën t’ia kalonte Amerikës Floridën bashkë me treva të tjera të Gjirit të Meksikës më 1819. Shtetet e Bashkuara e aneksuan Republikën e Teksasit më 1845. Koncepti i quajtur “Manifest Destiny” (Fati i Qartë) u popullarizua gjatë kësaj kohe.<ref>Morrison, Michael A. (1999). ''Slavery and the American West: The Eclipse of Manifest Destiny and the Coming of the Civil War''. Chapel Hill: University of North Carolina Press, pp. 13–21. ISBN 0-8078-4796-8.</ref> Traktati i Oregonit më 1846 me Britaninë i dha SHBA-së kontroll mbi veriperëndimin e sotëm amerikan. Fitorja amerikane në Luftën Meksikano-Amerikane rezultoi në shkëputjen më 1848 nga Meksika të Kalifornisë dhe një pjese të mirë të rajonit të sotëm jugperëndimor. Mësymja e Arit në Kaliforni gjatë viteve 1848-49 solli edhe më shumë imigrantë drejt perëndimit. Hekurudhat e reja bënë të mundshëm zhvendosjen për ardhësit dhe rritën konfliktin me amerikanët vendës. Gjatë një gjysmëshekulli, deri në 40 milion bizonë amerikanë (buffalo) u therën për lëkurën dhe mishin e tyre dhe për të lehtësuar zgjerimin e hekurudhave. Humbja e bufalëve, si burim parësor për indianët e rrafshinës, ishte goditje ekzistenciale për shumë kultura vendore.
 
=== Lufta Civile dhe industrializimi ===
[[Skeda:Battle of Gettysburg, by Currier and Ives.png|thumb|left|''Beteja e Gettysburgut'', litografi nga Currier & Ives, rr. 1863]]
Tensionet mes shteteve skllavopronare dhe atyre të lira shfaqeshin në argumente rreth të drejtave të qeverisë federale dhe atyre shtetërore, si dhe në konflikte të dhunshme rreth zgjerimit të skllavërisë në shtete të reja. [[Abraham Lincoln]]i, kandidat i Partisë Republikane shumicë kundër skllavërisë, u zgjodh kryetar më 1860. Para se të bënte betimin, shtatë shtete skllavopronare shpallën ndarjen e tyre—të cilën qeveria federale e cilësoi ilegale—dhe formuan Shtetet e Konfederatës së Amerikës. Me sulmin e Konfederatës më Fort Sumter, filloi Lufta Civile Amerikane dhe katër shtete të tjera skllavopronare iu bashkëngjitën Konfederatës. Proklamata e Emancipimit e Lincolnit e ngarkoi Unionin me detyrën e përfundimit të skllavërisë. Me fitoren e Unionit më 1865, tri amendamente të Kushtetutës së SHBA-ve siguruan liri për gati katër milion afro-amerikanë, që kishin qenë skllevër,<ref> {{cite web | url = http://www2.census.gov/prod2/decennial/documents/1860a-02.pdf| title = 1860 Census | publisher = U.S. Census Bureau | accessdate = 2007-06-10}} Page 7 lists a total slave population of 3,953,760.</ref> iu dha shtetësinë amerikane, si dhe të drejtën e votës. Lufta dhe vendimi i saj çoi në rritje të theksuar të pushtetit federal.<ref>De Rosa, Marshall L. (1997). ''The Politics of Dissolution: The Quest for a National Identity and the American Civil War''. Edison, NJ: Transaction, p. 266. ISBN 1-56000-349-9.</ref>
 
[[Skeda:Ellis island 1902.jpg|thumb|Imigrantët zbarkojnë në Ellis Island, Nju Jork, 1902]]
Pas luftës, vrasja e Lincolnit radikalizoi politikat republikane të rindërtimit, që synonin riintegrimin dhe ringritjen e shteteve jugore duke siguruar njëherësh edhe të drejtat e skllevërve të sapoçliruar. Kompromisi i 1877-ës rreth zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të vitit 1876 i dha fund rindërtimin; ligjet Jim Crow shpejt ua hoqën të drejtat shumë afro-amerikanëve. Në veri, urbanizimi dhe një fluks i paparë imigrantësh nga Evropa jugore dhe lindore përshpejtuan industrializimin e vendit. Vala e imigrimit, që zgjati deri më 1929, ofroi fuqi punëtore dhe e transformoi kulturën amerikane. Zhvillimi i infrastrukturës kombëtare i hapi rrugë rritjes ekonomike. Masakra e Wounded Knee (Gjurit të Lënduar) më 1890 ishte konflikti i fundit ushtarak i përmasave të mëdha i Luftave Indiane. Më 1893, monarkia indigjene në Paqësor, Mbretëria e Hawait u përmbys nga një grusht shteti udhëhequr nga banorë amerikanë; Shtetet e Bashkuara e aneksuan arkipelagun më 1898. Triumfi në Luftën Spanjollo-Amerikane të njëjtin vit demonstroi se Shtetet e Bashkuara ishin fuqi botërore dhe u përcollën nga aneksimi i Porto Rikos, Guamit dhe Filipineve. Këto të fundit fituan pavarësinë e tyre një gjysmëshekulli më vonë; Porto Riko dhe Guami mbeten territore amerikane.
 
=== Lufta e Parë Botërore, kriza ekonomike dhe Lufta e Dytë Botërore ===
[[Skeda:Dust Bowl - Dallas, South Dakota 1936.jpg|thumb|left|Fermë e braktisur në Dakotën e Jugut gjatë stuhisë së rërës, 1936]]
Në nismë të Luftës së Parë Botërore, Shtetet e Bashkuara mbajtën qëndrim neutral. Shumica e amerikanëve simpatizonin britanikët dhe anglezët, ndonëse shumë syresh kundërshtuan intervenimin.<ref>Foner, Eric, and John A. Garraty (1991). ''The Reader's Companion to American History.'' New York: Houghton Mifflin, p. 576. ISBN 0-395-51372-3.</ref> Më 1917, Shtetet e Bashkuara hynë në luftë në krahun e Aleatëve, duke e kthyer rrjedhën kundër Fuqive Qendrore. Pas luftës, Senati nuk e miratoi Traktatin e Versajës (1919), që themeloi Lidhjen e Kombeve. Vendi ndoqi një politikë të vetëveprimit në masa gati izoluese.<ref>McDuffie, Jerome, Gary Wayne Piggrem, and Steven E. Woodworth (2005). ''U.S. History Super Review''. Piscataway, NJ: Research & Education Association, p. 418. ISBN 0-7386-0070-9.</ref> Më 1920, të drejtat e grave shënuan fitore me amendamentin kushtetues që u njihte atyre të drejtën e votës. Përparimi në të Njëzetat e Bujshme (Roaring Twenties) përfundoi me dështimin financiar më 1929, që solli Depresionin e Madh. Pas zgjedhjes kryetar më 1932, [[Franklin D. Roosevelt]] u përgjigj me planin “New Deal” (Puna e Re), një kolazh politikash që rritën ndërhyrjen e qeverisë në ekonomi. Stuhia e rërës (Dust Bowl) e mesviteve 1930 varfëroi shumë bashkësi bujqish dhe shkaktoi një valë të re të mërgimeve drejt perëndimit.
[[Skeda:1944 NormandyLST.jpg|thumb|Ushtarë amerikanë zbarkojnë në Normandi në [[Lufta e Dytë Botërore#D-Day - Zbarkimi i Aleat.C3.ABve n.C3.AB Normandi|Ditën D]], 6 qershor 1944]]
Shtetet e Bashkuara, neutrale gjatë fillimit të Luftës së Dytë Botërore pas pushtimit të Polonisë nga Gjermania Naziste, filluan në mars 1941 ti furnizonin Aleatët me materiale përmes programit “Lend-Lease” (hua-qira). Më 7 dhjetor 1941, Shtetet e Bashkuara iu bashkëngjitën Aleatëve kundër fuqive të boshtit pas sulmit befasues të japonezëve në Pearl Harbor, Hawai. Pjesëmarrja në luftë nxiti investime kapitale dhe rritje industriale. Prej ndërluftuesve kryesorë, Shtetet e Bashkuara ishin të vetmet që u pasuruan në vend që të varfëroheshin nga lufta.<ref>Kennedy, Paul (1989). ''The Rise and Fall of the Great Powers''. New York: Vintage, p. 358. ISBN 0670728197.</ref> Konferencat e Aleatëve në Bretton Woods dhe Jaltë vijëzuan një sistem të ri të organizatave ndërkombëtare që vunë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik në qendër të punëve botërore. Meqë u arrit fitore në Evropë, konferenca ndërkombëtare e mbajtur në San Francisco më 1945 përpiloi Kartën e Kombeve të Bashkuara, që hyri në fuqi pas luftës.<ref>{{cite web |url=http://www.state.gov/r/pa/ho/pubs/fs/55407.htm |title=The United States and the Founding of the United Nations, August 1941–October 1945|month=October | year=2005 |accessdate = 2007-06-11 |publisher=U.S. Dept. of State, Bureau of Public Affairs, Office of the Historian}}</ref> Shtetet e Bashkuara zhvilluan armët e para bërthamore dhe i përdorën ato në qytetet japoneze të Hiroshimës dhe Nagasakit në gusht të atij viti. Më 2 shtator, Japonia u dorëzua dhe lufta përfundoi.<ref>Pacific War Research Society (2006). ''Japan's Longest Day''. New York: Oxford University Press. ISBN 4-7700-2887-3.</ref>
 
=== Lufta e Ftohtë dhe politika e protestave ===
[[Skeda:Martin Luther King - March on Washington.jpg|thumb|left|upright|[[Martin Luther King, Jr.]] mban fjalimin e tij “I Have a Dream” (Kam një ëndërr), 1963]]
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik garuan për pushtet gjatë Luftës së Ftohtë, duke mbizotëruar në çështjet ushtarake të Evropës përmes NATO-s dhe Paktit të Varshavës. Shtetet e Bashkuar promovuan demokracinë liberale dhe kapitalizmin, ndërsa Bashkimi Sovjetik komunizmin dhe ekonominë e planifikuar nga qendra. Të dyja mbështetën diktatura dhe u përfshinë në luftëra përmes palëve të treta (luftëra të subvencionuara, “proxy wars”). Trupat amerikane luftuan kundër forcave komuniste kineze në Luftën e Koresë më 1950-53. Komiteti Kuvendar i Veprimtarive Joamerikane ndoqi një numër hetimesh për armiqësi të dyshuar majtiste, ndërsa Senatori Joseph McCarthy u bë kryefigurë e ndjenjave antikomuniste.
 
Lansimi i fluturimit të parë të njeriut në hapësirë më 1961 e shtyri Kryetarin [[John F. Kennedy]] të përqendrohej në programin amerikan për “njeriun në hënë,” që u arrit më 1969. Kennedy u ballafaqua edhe me krizën bërthamore në Kubë, të provokuar nga sovjetikët. Lëvizja në rritje për të drejtat qytetare, e udhëhequr nga afro-amerikanë si Rosa Parks dhe Martin Luther King, Jr. Luftuan segregimin dhe diskriminimin. Ndjekur nga vrasja e Kennedyt më 1963, Ligji për të Drejtat e Qytetarit i 1964-ës dhe Ligji për të Drejtën e Votës i 1965-ës u miratuan nën Kryetarin [[Lyndon B. Johnson]]. Johnson dhe pasardhësi i tij, [[Richard Nixon]], zgjeruan luftërat e subvencionuara në Azinë Juglindore drejt të pasuksesshmes Luftë të Vietnamit. Një lëvizje e mirëpërhapur kundërkulturore shënoi rritje, e nxitur nga kundërshtimi i luftës, nacionalizmi zezak dhe revolucioni seksual. Betty Friedan, Gloria Steinem dhe të tjerë udhëhoqën një valë të re feminizmi që kërkonte barazi politike, shoqërore dhe ekonomike për femrën.
 
Si pasojë e Skandalit të Watergateit, Nixoni u bë presidenti i parë amerikan që ka dhënë dorëheqje më 1974, duke iu shmangur impedikimit (impeachment) nën akuza për pengim të drejtësisë dhe keqpërdorim të pushtetit; ai u zëvendësua nga nënpresidenti [[Gerald Ford]]. Administrata [[Jimmy Carter]] e fundviteve 1970 u përball me stagflacion dhe krizën e pengjeve në Iran. Zgjedhja e [[Ronald Reagan]] president më 1980 paralajmëroi një zhvendosje drejt djathtizmit në politikën amerikane, që u pasqyrua në ndryshime madhore në tatim dhe përparësi të shpenzimit, të cilat kishin katër synime kryesore: uljen e shpenzimeve qeveritare, uljen e taksave të të ardhurave dhe fitimit kapital, pakësimin e rregullimit qeveritar dhe kontrollin e parase e uljen e inflacionit. Mandati i dytë në detyrë i tij solli skandalin “Iran-Contra,” por edhe përparimin e madh diplomatik me Bashkimin Sovjetik. Shpërbërja që pasoi e Bashkimit Sovjetik përfundoi Luftën e Ftohtë.
 
=== Periudha bashkëkohore ===
[[Skeda:World-Trade-Center 9-11.jpg|thumb|right|Qendra Tregtare Botërore në mëngjesin e 11 Shtatorit 2001]]
 
Roli udhëheqës i SHBA-së dhe aleatëve në Luftën e Gjirit, sanksionuar nga OKB-ja, nën drejtimin e presidentit [[George H. W. Bush]], si dhe luftërat e Jugosllavisë (përfshirë edhe Luftën për Çlirimin e Kosovës), nën presidentin [[Bill Clinton]], ndihmuan në ruajtjen e pozitës së superfuqisë. Zgjerimi më i shumëmotshëm ekonomik në historinë moderne të SHBA-ve—nga marsi 1991 deri në mars 2001—ngërtheu administratën Clinton dhe “flluskën pikë-com” (dot-com bubble).<ref>{{cite web|author=Voyce, Bill |url=http://iwin.iwd.state.ia.us/iowa/ArticleReader?itemid=00003700&print=1|title=Why the Expansion of the 1990s Lasted So Long|publisher=Iowa Workforce Information Network|date=2006-08-21|accessdate=2007-08-16}}</ref> Një padi civile dhe skandali seksual shpunë në impedikimin e Clintonit më 1998, por ai mbeti në detyrë. Zgjedhjet presidenciale 2000, një prej më të ngushtave në historinë amerikane, u përcaktuan me vendim të Gjykatës Supreme—[[George W. Bush]], i biri i George H. W. Bushit, u bë president.
 
Më 11 shtator 2001, terroristët e al-Kaidës goditën Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe Pentagonin në Washington, D.C., duke vrarë gati tremijë njerëz. Si kundërpërgjigje, administrata e Bushit filloi “Luftën kundër Terrorizmit.” Në fundvitin 2001, forcat amerikane udhëhoqën invadimin e Afganistanit, përmbysën qeverinë talibane dhe prishën kampet stërvitore të al-Kaidës. Kryengritësit talibanë vazhdojnë të zhvillojnë luftë guerile. Më 2002, administrata Bush filloi të bëjë trysni për ndërrim regjimi në Irak mbi baza kundërthënëse.<ref>{{cite web| title = Many Europeans Oppose War in Iraq|work=USA Today| url = http://www.usatoday.com/news/world/2003-02-14-eu-survey.htm|date=2003-02-14| accessdate = 2008-09-01}}{{cite web|author=Springford, John| title = 'Old’ and ‘New’ Europeans United: Public Attitudes Towards the Iraq War and US Foreign Policy|publisher=Centre for European Reform| url = http://www.cer.org.uk/pdf/back_brief_springford_dec03.pdf|month=December | year=2003| accessdate = 2008-09-01}}</ref> Në mungesë të mbështetjes nga NATO ose të një mandati eksplicit të OKB-së për ndërhyrje ushtarake, Bushi organizoi Koalicionin e të Gatshmëve (Coalition of the Willing); forcat e koalicionit preemptivisht invaduan Irakun më 2003 dhe rrëzuan diktatorin ati-amerikan Saddam Hussein. Amnesty International ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për shkelje të të drejtave të njeriut gjatë Luftës kundër Terrorizmit dhe në Luftën e Irakut por jo diktatorin Sadam Husein për vrasjet masive të popullit të tij.<ref>{{cite web |author=|url=http://thereport.amnesty.org/eng/Regions/Americas |title=Amnesty International Report 2007|publisher=Amnesty International|accessdate=2008-01-18}}</ref> Më 2005, uragani Katrina shkaktoi shkatërrime të rënda përgjatë të shumtës së bregdetit të Gjirit të Meksikës, duke shkretuar New Orleansin. Më 4 nëntor 2008, në mes të një recedimi ekonomik global, [[Barack Obama]] u zgjodh president. Ai është i pari afro-amerikan që zgjidhet president i SHBA-së.
 
== Qeverisja dhe zgjedhjet ==