[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Harry, Ron & Hermione.jpg|thumb|350px|Harry, Ron & Hermione (pamje nga filmi V)]]
 
'''Harry Potter''' është një seri e përbëre prej shtatë romanesh fantastik të shkruajtura nga autorja britanike, [[J. K. Rowling]]. Seritë, të emëruara pas karakterit titular, rrëfejnë aventurat e një magjistari të ri, të quajtur Harri Poter, dhe shokëve të tij, Ronald Uezli dhe Hermione Grenxhër, të cilët janë studentë në Shkollën e magjistarëve dhe shtrigave të Hoguartsit. Historia bën fjalë për qëllimin e Harrit për t’u përballur me magjistarin e errët, Lordin Fluronvdekje, i cili ka për qëllim të bëhet i pavdekshëm, të pushtojë botën e magjisë, të nënshtrojë njërëzit jo-magjistarë (babanacët), dhe të shkatërrojë të gjithë ata që qëndrojnë në rrugën e tij.
'''Harry Potter''' është një seri [[romani|romanesh]] [[fantazi]] e triller e thurrur në mënyrë mbresëlënëse nga autorja e mirënjohur angleze [[J. K. Rowling]].
 
Në këtë seri kemi të bëjmë me realitetin e jetës, përpos faktit të pranisë së botës së mahnitshme të magjisë. Derisa [[magjia|magjistarët]] janë përkatësisht njerëzit që jetojnë në botën e magjisë mundohen të fshihen nga babanacët (njerëzit pa aftësi për magji) dhe bota e vërtetë të cilën ne e quajme në jetën tonë. Harry Potter, një magjistar me aftësi të shkëlqyera magjike, pas moshës njëvjeçare i mbyten prindërit nga Voldemort-i ([[Gjuha shqipe|shqip]] ''Fluronvdekja''). Ai vazhdon jetën në botën e babanecëve, në familjen e tij të vetme të mbetur me Teze Petunian, Vernonin, bashkëshortin e saj dhe me djaloshin e trashë aq sa fizikisht edhe mendërisht Dadllin.
Që prej nxjerrjes së romanit të parë, “[[Harry Potter dhe Guri Filozofal]]”, në 30 Qershor, 1997, librat kanë fituar një popullaritet të pamasë dhe kritika të shumta pozitive, duke u kthyer në një sukses komercial kudo në botë. Seritë kanë hasur gjithashtu në disa kritika negative, duke përfshirë shqetësimin për tonin e errët të përdorur në të shkruar. Vepra është përkthyer në 73 gjuhë të ndryshme dhe deri në qershor të 2013-tës janë shitur rreth 400 - 450 milion kopje, duke e kthyer sagën Harri Poter ne nje nga seritë e librave më të shitur në historinë botërore. Katër librat e fundit kanë vendosur rekordin për librat e shitur më shpejtë në histori, me një total prej 11 milion kopjesh të shitura në Sh.B.A vetëm në 24 orët e para që nga dalja ne treg.
Pas njohjes me botën e magjisë niset për në Hogwarts, shkollë e magjisë për shtriga dhe magjistarë. Atje takohet me Ronald Bilius Weasley, Hermione Granger të cilët bëhen shokët më të ngushtë të tij. Gjen edhe shokë të tjerë si familjen e Ronaldit. Gjithashtu nuk mungojnë as armiqtë, ata të Slytherinit (shqip ''Gjarpërblertit'') Draco Malfoy, Goyle, Crabbe etj.
 
Një seri e shumë zhanreve, duke përfshirë fantazinë, arritjes së moshës dhe tregimit të shkollës Britanike (me elementet e misterit, thrillerit, aventurave dhe romancës), Harri Poter ka shumë kuptime kulturore dhe referenca. Sipas Rowling, tema kryesore është vdekja. Gjithashtu trajtohen dhe tema të ndryshme, si paragjykimi dhe korrupsioni.
 
Seritë u botuan fillimisht në gjuhën angleze nga dy botues të mëdhenj si: “[[Bloomsbury]]” në Mbretërinë e Bashkuar dhe “[[Scholastic Press]]” në Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Seria është e ndarë në shtatë libra, të gjitha më pas të kthyera në filma. Libri i shtatë është ndarë në dy pjesë për të realizuar gjithsej tetë filma nga Warner Bros Pictures, seria e filmave me fitimin më të madh në të gjitha kohërat, duke kushtuar me shumë se 15 miliard dollar në total.
 
Falë suksesit të librave dhe filmave , Harri Poter është tashmë dhe një park, “[[The Wizarding World of Harry Potter]]” (Bota e magjisë së Harri Poterit) në Universal Parks & Resorts' Islands of Adventure (Parkun Universal & Resortin e Ishujve të Aventurave).
 
== Speciale nga Deathly Hallows (Dhuratat e Vdekjes) ==