Përdoruesi:79.106.109.155/Vuajtjet e djaloshit Verter: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Faqe e re: == Permbajtja e Librit == Duke lexuar "Vuajtjet e djaloshit Verter" ne sikur nxitemi për ta parë të dashurën e Verterit, Sharlotën, si një grua pasive dhe të pafajshme. Butësia...
 
(Pa ndryshime)

Versioni aktual i datës 6 prill 2014 15:06

Permbajtja e Librit Redakto

Duke lexuar "Vuajtjet e djaloshit Verter" ne sikur nxitemi për ta parë të dashurën e Verterit, Sharlotën, si një grua pasive dhe të pafajshme. Butësia dhe sinqeriteti i saj na duken të pakritikueshme dhe veprimet e shumta që ajo kryen, ndihmojnë që në mendjen e lexuesve të krijohet një përshtypje shumë e mirë për të.

Vuajtjet e djaloshit Verter eshte nje nga veprat me te njohura te getes e cila ka nje baze te fuqishme autobiografike.Pjesa me e madhe e vepres paraqitet sin je koleksin letrash te shkruara nga Verterinje artist I ri me nje ndjeshmeri te larte dhe temperament pasional .Letrat ja drejtonte mikut te tij Vilhelmit.Mbi keto letra Verteri tregon mbi qendrimin e tij ne nje fshat te trilluar.Aty ai takon Sharloten nje vajze te re dhe shume te bukur,e cila ne fakt ishte e fejuar me Albertin,I cili ishte me I madh se ajo.E ndersa ai miqesohet me tedy ,Verteri bie ne dashuri me Sharlotendhe kjo e bene ate te vuaje jeshtezakonisht shume.Kjo e bene ate te largohet nga fshati e te shkoje ne vajuar por kur kthehet ai sharlota eshte martuar.Pas nje gjendje shume te ngarkuar shpirterore dhe per mos lenduar asnje Verteri vendos te vrase veten.

Kjo ndodh pasi ka tashmë dyqind vjet që lexuesit e Verterit kanë krijuar këtë përfytyrim për Sharlotën, sipas të cilit ajo nuk është ashtu siç duket, mbasi si pafajësia, si mosveprimi i saj në fatin tragjik të Verterit janë gjëra që nuk mund të pranohen pa dyshime. Duhet patur parasysh, ndërkaq, që Gëte e ka paraqitur atë në bazë dy prirjesh: nga njëra anë, kemi idealizimin që i bën Verteri pamjes së saj, nga ana tjetër, kemi prirjen thuajse krejt të ndryshme të botuesit: njëra pamje zbulon pjesmarrjen e saj të ndërgjegjshme kur tundon Verterin, pamja tjetër ka të bëjë me veprimet e saj lidhur me fatin e Verterit. Këto pikëvështrime duhet vlerësuar të lidhura ngushtë me brendinë e romanit.

Rëndësi të veçantë kanë dy mënyrat me të cilat Sharlota zbulon veten: njëra ka të bëjë me fjalët e përzgjedhura me të cilat ajo i drejtohet Verterit, tjetra ka të bëjë me ceshtjet joshëse që ajo i bën Verterit. Tërë kjo dëshmon qartë se përfytyrimi i vjetër për Sharlotën, si mishërimi i pafajësisë dhe i pasivitetit, duhet rishikuar. Karakteri i saj është shumë më i ndërlikuar nga ç'dukej më parë dhe aspak i shkëlqyer. Duke folur në mënyrë të përgjithshme, duhet pohuar se roli i Sharlotës në vetëvrasjen e Verterit ka tërhequr vëmendjen e kritikëve. Është mbajtur ky qëndrim, mbasi disa tipare të vetë Verterit apo dhe të shoqërisë në të cilën ai jetonte, kanë përgjegjësi të plotë në vazhdimin e dashurisë së tij të dëshpëruar për Sharlotën.

Vetë Sharlota ka qenë trajtuar nga kritika në tre vështrime themelore. E para, roli i saj në roman është trajtuar gati si i parëndësishëm për veprimet e Verterit... E dyta, ajo është parë thjesht si një soditëse e pafajshme e fatit tragjik të Verterit, si një grua që nuk ka vetëdijen e vetvetes... Përfytyrimi që ka Verteri për Sharlotën zbulon shpresën e tij të madhe për ta kthyer atë në një qenie të pafajshme. Prandaj, kur ajo hyn në roman, Verteri, nëpërmjet fjalëve dhe perceptimeve që ka, e përshkruan atë si një shëmbëlltyrë të virtytit. Ai e portretizon ashtu siç ajo i dukej në pamjen e jashtme, si një grua të përsosur përsa i përket pastërtisë shpirtërore, urtia e së cilës, vendosmëria dhe qetësia e brendshme, ujdisen mirë me jetën e saj aktive. Ai thotë me vete kur përgatitet për të shkuar në ballo: "Do të dëshiroja të kisha si partnere një vajzë zemërmirë, të hijshme e të sinqertë..."