Ora e gjermanishtes: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
Ora e gjermanishtes liber i autorit [[gjerman]] [[Siegfried Lenz]].
== Përmbajtja ==
Libri ka si figure kresore nje djale te moshes se re.
 
Romani rrëfen historinë e një djali të ri , Siggi Jepsen,i cili ndodhej në një kamp riedukimi në Hamburg. Gjithcka  fillon me një ese , të cilën Siggi duhet ta dorëzojë brenda orës së gjermanishtes . Ai nuk arrin ta perfundojë në kohë dhe për këtë arsye e dënojnë të rrijë i mbyllur derisa ta kryejë atë.
 
I detyruar të shkruajë , Siggi shkoj përtej asaj që i kërkohet , duke mbushur , jo vetëm një fletë të bardhë , po një sërë blloqesh , të cilat krijojnë novelën e tij . Tema “ Kënaqësia e detyrës së
përmbushur” është ajo çka e ngacmon atë të shpalosë ngjarjet dhe kujtimet e tij të fëmijërisë . Kështu nis një rrëfim sa emocionues , aq edhe i dhimbshëm.
 
Siggi përshkruan fëmijërinë e tij në Gjermaninë naziste , ku i ati ishte një oficer policie i cili kryente gjithmonë detyrën ,madje dhe kur i’u desh të dënonte shokun e rinisë ,  Max Nansen,që dikur i kishte shpëtuar jetën. Max ishte një piktor i talentuar, por veprat e tij ishin të ndaluara në atë kohë , prandaj urdhërohej të hiqte dorë nga profesioni i tij. Max refuzon prandaj i konfiskohen të gjitha pikturat që kishte realizuar dy vitet e fundit. Sado e veshtirë të ishte për të atin e Siggit , Jens Ole Jepsen, detyra ishte gjithmonë primare , prandaj ai detyrohet të ekzekutojë vendimin e marrë Berlini.
 
Pikturat e Max-it e bëjnë Siggin të ndihet i shtrënguar nga “fytyrat jeshile” , “sytë Mongolë” , “trupat e deformuar” , prandaj pa dijeninë e të atit ai arrin të fshehë disa nga pikturat e konfiskuara. Në  fund të Luftës së Dytë Botërore ,babai i
tij  internohet , megjithatë më vonë
kthehet sërisht në detyrë. Kur sheh të atin që vazhdon të kryejë detyrën e tij  pamvarësisht të gjithave, Siggi vazhdimisht “rrëmben” piktura të cilat beson se janë në rrezik.
 
Kur i ati e zbulon atë cfarë ai bënte, vendos ta dënoje si hajdut veprash arti , dhe kështu ai përfundon tek kampi ku duhet të kalojë dënimin e caktuar. E gjitha kjo histori e treguar nga Siggi, i kalon kufinjtë e një eseje të thjeshtë dhe kthehet në një vepër të mirëqënë ,e cila qëndron e gjallë ndër vite.
== Përkthime ==
“Ora e Gjermanishtes”  është një roman i shkruar nga autori gjerman Siegfried Lenz, i botur në Gjermani në
vitin 1968. Më pas u përkthye në disa gjuhë të ndryshme , ndër to edhe në shqip
nga Afrim Koçi. Për herë të parë , në Shqipëri, u botua në vitin 1989.
== Literatura ==
[[Kategoria:liber]]