Kozeta Zavalani: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Kozeta Zavalani.jpg|thumb|300px]]
'''Kozeta Zavalani''' lindi në qytetin e [[Korçës]] në 8 mars 1958. U diplomua në Fakultetin Ekonomik në [[Universitetin e Tiranës]] me 1982 dhe në vitin 1985 është specializuar për gazetari. Qysh nga viti 1992 puna e saj është përqendruar në gazetari. Punoi në Televizionin Shqiptar dhe botoi revistën “[[Stina për ndryshim]]”, ndërkohë që ka punuar intensivisht me organizatat ndërkombëtare të grave duke bërë të njohur shoqërinë femërore shqiptare edhe në vende të zhvilluara. Ajo ka marrë pjesë në aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare, kushtuar gruas në vende të tilla si në Holandë, Itali, Amerikë, Poloni, Marok, Norvegji, etj. Ka kryer një sërë kualifikimesh pasuniversitare dhe ka kontribuar si lektore në konferencat : “Mbi menaxhimin e kohës” nga [[Vrije University]], në Amsterdam të Holandës, “Burimet njerëzore dhe lidershipi” nga Instituti ISIDA në Palermo të Italisë, ku është laureuar me titullin: “Doktor”. Tani është kryeredaktore e revistës “Stina për ndryshim” organ i “Familja dhe Media – Fuqia për Ndryshim” një shoqatë që ka themeluar për të ndikuar në forcimin e familjes, nën parullën “Një familje e shëndetshme për një shoqëri të shëndetshme”.
Si anëtare e Shoqatës së Gazetarëve Ndërkombëtarë Profesionistë dhe Rrjetit Botëror të Grave, bashkëpunon me shoqatën “FIDAPA”në“FIDAPA” në Itali, “Women and Peace”, UNESCO në Greqi, “Dirigenteas” në Paris, WIN - Zvicër, “Women Abroad” Angli, GlobeWomen, CIPE, TIAW dhe WIPPBRAZZERS në Uashington D.C. etj.
Nga Konferencat Ndërkombëtare ka marrë frymëzim për librat “Gra që më kanë frymëzuar” dhe “[[Gjysmëbota]]”, intervista me gra të suksesshme nga vendi dhe bota, realizuar në harkun kohor 2000-2007.
Është zgjedhur ”Ambasadore për Paqen” nga Federata e Familjes për Paqen Universale dhe "Connect Us Communications Canada" në edicionin e vitit 2007 ka shpallur Kozetën, ndër më të mirat; “Women of the World - 2007”.