[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Faqe e re: {{Fshat në Shqipëri | Emri = Malbardha | Emri (Rasa dhanore) = Malbardhës | Figura = | Shteti = Shqipëria | Rrethi = Rre...
 
No edit summary
Rreshti 1:
{{Fshat në Shqipëri
| Emri = MalbardhaMalbardhe
| Emri (Rasa dhanore) = Malbardhës
| Figura =
Rreshti 20:
 
<!-- == Gjeografia == -->
<!-- == Historia == -->Ne zemer te Kurbinit, shtrire ne nje faqe mali,
shtrihet nje nga fshatrat me te njohura te Kurbinit, MALI I BAR
DHE.
Ky fshat me tradita historike, patriotike dhe burrerore del ne dokumentet Turke ne vitin 1647 me trajten MALIBARD.
Kjo trajte eshte perdorur heret si perngjitje duke vertetuar se emri ka moshe me te vjeter.
Pozita gjeografike e tij eshte e favorshme, pasi shtrihet nga rreza e malit ne Fushe-Milot, deri ne perrojin e Urdhazez ne kufi me Gallaten.
Shtrirja gjeografike ka bere qe ky fshat te ndahet ne dy njesi territoriale, Mali Bardhe i EPERM dhe Mali Bardhe i POSHTEM.
Mali i Bardhe i EPERM shtrihet ne faqen lindore te malit Argjent, i cili eshte i pasur me lende ndertimi dhe ka shume geshtenja.
Mali Bardhe i POSHTEM eshte banuar me vone, sepse popullsia e Malit Bardhe te POSHTEM ka ardhur nga Mali Bardhe i EPERM, per te shfrytezuar kushtet e favorshme te jeteses.
Banoret e ardhur ne fillim u vendosen ne PERDOQE, pastaj vendbanimet u shtrine deri ne fushe.
Fiset me te permendur ne Malbardhe jane: Hamatajt, Smaqet, Hashimrajt, Capanet, Tafajt, Likajt, Fratajt, Bibdodajt etjj...
Ky fshat me banore te dy sekteve fetare myslimane dhe katolike, ka pasur shume harmoni fetare dhe mirekuptim gjate gjithe periudhave te historise se Shqiperise.
Duhet theksuar se ashtu si mbare krahina e Kurbinit edhe fiset me te njohura ne Malbardhe u organizuan ne lufte kunder pushtuesit Osman.
Madje burra te njohur nga ky fshat me tradita historike moren pjese edhe ne levizjet per pavaresi ne vitet 1910-1912, si Ali Ahmeti, Tahir Seferi, Like Asllan Tafa, Nikolle Ndre Bardhoku, dhe Llesh Gjoke Lala.
Nje theksim ka qene se nje nder burrat ka dhene jeten per nderin dhe respektin e fshatit, edhe pse ne moshe shume te re, ai e dha jeten e tij per kete fshat, edhe ky njeri ishte SALI AJAZI...
Nje pasqyre te qarte te historise na e percjell materiali o z.LIK AJAZI, shkruar ne vitin 2008.
Me pak ndryshime kete material po e japim te plote.
Ne vitin 1918 ne zonen MILOT-MALBARDHE paten msy forcat Austriake.
Per kete arsye Midirri, ne rangun e kryetarit te komunes, funksionar i qeverise Turke, largohet nga Miloti dhe strehohet ne shtepine e LIK ASLLANIT.
Mendohet se ky i fundit kishte njohje personale me Malbardhsin LIK ASLLANI.
Por Austriaket njoftohen per vendstrehimin e tij.
Keshtu mbremjen e 17 Tetorit 1918, forcat Austriake rrethojne kullen e LIK ASLLANIT per ta zene te gjalle.
Kur krisi pushka funksionari i larte ka mundur te qaje rrethimin ndersa ushtaret e tij jane larguar ne drejtim te Milotit, ndersa familja e LIK ASLLANIT te ndihmuar nga fshatare te Malit Bardhe kane kaluar naten ne perroin e Shkalles.
Te nesermen vijne ne shtepi SULE LIK ASLLANI si dhe daja i SULES SHABAN CACA.
Ne kullen e LIKES ishin mbledhur edhe mjaft me banore te fshatit qe kishin kaluar naten jashte, pas luftimeve te dates 17 Tetorit 1918.
Ne mengjesin e 18 tetorit te nesermen, nje skuader e armatosur Austriake rrethojne perseri kullen e LIK ASLLANIT.
SULE ASLLANI po dilte nga shtepia, kur perballet te dera me nje ushtar Austriak, te cilin e shtrin ne toke me plumbin e fundit qe i kishte mbetur ne arme nga luftimet e zhvilluara ne darke.
Nderkohe krismat degjohen edhe tek stacioni i CAPANEVE ne PERDOQE.
Bajram Qapani bashke me djalin e tij Lik Qapani.
Me te ishte edhe Liman Bajram Vokrri i cili vite me vone kujton....
"Dy burrat e shtepise se Qapanit ishin te armatosur, u tronditen kur degjuan krismat, lane qa kishin dhe vrapuan drejt kulles se Lik Asllanit per te mbrojtur bashkefshataret e tyre.
Ne rruge takojne edhe SHABAN CACEN qe u tregon ngjarjen dhe veprimet plaqkitese qe po benin ushtaret Austriake ne kulle.
Babe e bir BAJRAM QAPANI dhe LIK QAPANI kane zene prite, dhe kur ushtaret Austriake kane dale nga kulla, i qellojne dhe i vrasin te gjithe.
Ne prite ishin dhe HASAN TAFE LIKA dhe SALI OSMANI, te cilet rrine ne gatishmeri per ore te tera.
Pas pak kohesh vjen edhe LIK ASLLANI me LIK AJAZIN, AHMET GJEPEN.
SKENDER VOKRRI vrau nje ushtar ne shpate te Malbardhit i cili kishte marre arratine.
Bilanci qe i hidhur, pasi vriten 13 ushtare, shpeton vetem nje ushtar Austriak qe lihet i lire per te njoftuar komanden e ushtrise Austriake.
Kjo lufte ka mbetur e gjalle ne kujtimet e deshmitareve.
Dhe dy prej tyre kane qene LIMAN BAJRAM VOKRRI dhe OSMAN AHMET TAFA, per shkak se kane qene te paarmatosur per shkak te moshes se tyre te vogel, por i perjetuan ngjarjet me hidherim dhe njeherazi krenari.
Ata kujtojne se pas luftes, banoret luftetare u mblodhen te lisi i madh, mbi kullen e LIK ASLLANIT ku i zoti i shtepise i falenderon banoret qe u treguan te gatshem, por me ze te dridhur kishte pyetur nese i kishte shpetuar gjalle ndonje pjestar i familjes se tij.
Pas pak minutash forcat Austriake kishin filluar bombardimet nga kodrat e Pllanes mbi kullen e LIK ASLLANIT .
Per liri ka rene edhe nje trimereshe tjeter Malbardhse TEME SALI CANI, lidhur me litar pas Sukes se madhe, dhe si pasoje per ta shpetuar ate u vra SALI AJAZI te cilin e permenda pak me lart.
Ne kete lufte heroike moren pjese: SUL LIKE ASLLANI, TAFE BAJRAM QAPANI, LIKE BAJRAM QAPANI, HASAN TAFE LIKA, SALI HAXHI OSMANI, AHMET IBRAHIM XHEPA, LIK SAN AJAZI "stergjyshi im" OSMAN AHMET TAFA.
Ushtaret austriake u gjeten pas disa kohesh te vdekur dhe te shqyer nga qente.
per disa dite fshati MALBARDHE e ka perjetuar rende ngjarjen dhe ka qendruar ne gadishmeri te plote ndaj ndonje sulmi te papritur hakmarres te ushtrise Austriake ....
Ky akt heroik i trimave te MALBARDHIT u perjetua ne kenge nga HASAN TAFA permes ketyre vargjeve rapsodike :
<!-- == Demografia == -->
== Shih edhe ==