Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit i Universitetit Bujqësor të Tiranës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Fakulteti Ekonomisë dhe Agrobiznesit.jpg|thumb|200px]]
Fakulteti Ekonomisë dhe Agrobiznesit ka një jetë relativisht të re. Ai zë fill që nga viti 1971 (në atë periudhë emërtohej-Fakulteti i Ekonomisë Agrare). Ish Fakulteti i Ekonomisë Agrare funksionoi si i tillë deri në vitin 1994, periudhë e cila përkon me ristrukturimin tërësor të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ky ristrukturim çoi në fuzionimin e këtij Fakulteti në kuadër të Fakultetit të Bujqësisë, me dy departamentet përkatëse, Departamenti i “Drejtimit të Fermave dhe Agrobiznesit” dhe Departamenti i Ekonomisë dhe Politikave Agrare. Ky ristrukturim, i cili filloi në vitin 1994 dhe përfundoi në vitin 1998, u realizua me konsulencën e projektit SARA (American Support for Agricultural Restructuring in Albania) dhe kishte si objektiv themelor përgjigjen ndaj kërkesave të reja që do të ofronte zhvillimi i bujqësisë dhe i sistemit të agrobiznesit në tërësi.