[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 15:
 
== Gjeografia ==
Nga veriu kufizohet me Dhragomin, nga jugu me Kardhiqin, nga lindja me malin e Cangarit dhe nga perëndimi me Këndalin.
 
'''Toponimet të fshatit Lugat:'''(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)<ref>'''Shënim:''' Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra. '''Treguan:'''
1) Malo Taho, 97 vjeç, bari, analfabet, nga Kardhiqi i Paramithisë, refugjat i 44-ës, sot banon në fshatin Cerkovinë-Vlorë.
2) Halim Ago, 66 vjeç, bujk, autodidakt, refugjat i 44-ës, sot me banim në Cerkovinë. Cerkovinë, më 7. 9. 1977.
Fatos Mero Rrapaj, ''Fjalori Onomastik i Epirit'', Eurorilindja, Tiranë, 1995, f. 363-364.</ref>
 
Agorea - kullotë e ullinj, në VP.
Dardha Bunë - dardhë e madhe dimërore në fushë, në P.
Fier’ i Zhavarit - vend me fier, kullotë, në JP.
Fush’ e Logatit – fushë, në P.
Gravat e Palokalasë - shpellë, në L.
Gravat e Vrimës Bufit – shpella, në L.
Kalaja - vend i thepisur mbi fshat ku gjenden muret e një kalaje të lashtë.
Klisha e Logatit – kishë, në qëndër.
Kondati - gurrë uji e ftohtë, në J.
Kroi i Mançes - krua i ndërtuar me gurë, në P.
Kruathi - krua afër palokalasë, në L.
Mara e Logatit - këmbë mali, në L.
Nisia - kullotë, në P.
Palokalaja (ose Kalaja e Qutezës) - kala mbi fshat, në L.
Prroi i Logatit - përrua i thellë.
Prroi i Llakës Ballos - përrua, në JP.
Sotira - ara në fushë, në P.
Stan i Shullenje - stan i vjetër i fisit të shullenje, në L.
Shkëmbet - shkëmbënjë, në L.
Shpella e Dukës - shpellë, në JL.
Shpella e Moçit - shpellë e madhe, në L.
Shtrung’ e Kruathit - shtrungë e gurtë, në L.
Shtrunga e Shullenje - shtrungë ku milte dhitë Nikoll Shullua, në L.
Rripat e Llakës Ballos - ara ku janë dhe 3 rrepe të mëdhenj, në JP.
Rrepet e Mançes - rrepe, nën hijen e të cilëve pushonin gjatë verës udhëtarët që shkonin për në Paramithi.
Ura e Gjon Arapit - urë e gurtë me hark mbi Përroin e Mançes.
Vrimja e Bufit - shpella, në L.
Zhavari - kullotë, në fushë, në JP.
 
== Demografia ==
 
'''Familjet në fshatin Lugat:'''<ref>Po aty, f. 363.</ref>
 
Bushi, Cili, Loli, Spiro, Shullenj (Foto Shulla, i ardhur nga Cangari i Sulit).
 
== Ekonomia ==