Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2014/17: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Faqe e re: thumb|260px|right|Një [[magneti|magnet i levituar mbi një superpërcjellës i temperaturës së lartë|superpërcjellës të temperaturës s...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 21 prill 2014 11:51

Një magnet i levituar mbi një superpërcjellës të temperaturës së lartë demonstron efektin e Meisnerit.

Fizika (greq. φυσική, fyziké = e natyrës) është dega e shkencës e cila merret me zbulimin dhe analizimin e fenomeneve fizike, çka përfshin studimin e lëndës dhe lëvizjen e saj në fabrikën e hapësirë-kohës, si dhe konceptet e forcës dhe energjisë. Në mënyrë më të përgjithsme ajo cilësohet si shkenca nëpërmjet së cilës njerëzit përpiqen të shpjegojnë dukuritë natyrore. Fizika njihet si "shkencë themelore" sepse fusha të tjera si kimia dhe biologjia hulumtojnë sisteme, veçoritë e të cilave varen nga ligjet e fizikës.

Zhvillimet në fizikë janë të lidhura ngushte me sektorin teknologjik, si dhe kanë infleunca shumë të thellë në shkencat e tjera , përfshirë matematikën dhe filozofinë. Për shembull, zhvillimi i teorisë së elektromagnetizmit çoi në krijimin e pajisjeve të shumta elektrike (televizori, kompjuterat, pajisjet shtepiake.); zhillimet në termodinamikë çuan në zhvillimin e mjeteve të motorizuara për transportin, si motori me avull; zhvillimet në mekanikë motivuan dhe ndihmuan në zhvillimin e analizës matematikës , kimisë kuantike , dhe përdorimit të pajisjeve eksperimentale si mikroskopi elektronik në mikrobiologji.

Fizika ndahet në dy disiplina: në fizikën teorike dhe fizikën eksperimentale. Fizika teorike merret kryesisht me formalizimn teorik te dukurive i cili bazohet ne koncepte matematike, ndërsa fizika eksperimentale merret me rikrijimin dhe matjen e dukurive të njohura natyrore . Megjithë kerkimet e shumta akoma kanë ngelur disa probleme të pazgjidhura në fizikë si dhe fusha të shumta kerkimi të cilat nuk janë eksploruar ende plotësisht.

Lexo më shumë...